Ju lutem nëna me jepni nje keshill rreth djepit-dubakit.
Përshendetje te dashura nëna, shpersoj jeni mire dhe femijet tuaj i keni mirë.Un jam shtatzene ne muajin e 7 edhe ne fillim te majit pres te behem nenë ( e një vajze). Brenga ime eshte qe punoj dhe sa ti baj gjashte muaj duhet me dal ne pune patjeter, qiken nuk kam tjeter kuuj me ja lane pos nje qerdhe te cilen edhe ja kam gjet ku kam me qu.mami jem ma ka ble nje dep-dubak edhe tan kohen me ban presion se duhesh ta mesosh ne ta se femija pa djep hiq nuk rahatohet, un e di se rahatohet ne ta shume se di prej familjarve te mi por kur e di se duhet me qu ne qerdhe me 6 muj dhe atje sma lidhin ateher kam frik se veq ja baj sherrin se e msoj mir me ta e tani ne qerdhe me kan se nuk flen pa ta, mami me thot ok se tani e lidh ne mramje prap kur ta marrish e qeshtu. jam ne hall ta lidhi ne djep apo jo, ( me duket sikur edhe mames po ja qoj neren dam, sikur edhe une po di ma shume se ajo me pervoj e qeshtu). faleminderit shume nena per keshillat.me shume respekt,
Valmira
je qdoher e mirseardhur Valmira,ne do te ndihmojme me aq sa kemi njohuri,edhe ti do jesh nder nenat qe do te ndihmosh pasi pervoja do te mesoje shume gjera ...edhe vet instikti i nenes te nxit te behesh detektiv i femiut tend,njiashtu nga pytja juaj perfiton edhe ndonje nene tjeter e cila e ka te njejten pyetje ...
te dashura nena, ju falenderoj shume shume per keshillat e juaja, vertet jeni te mrekullueshme, ishalla zoti ju kthen me te mira se hiq nuk pritoni me na u pergjigj,bile nagnejehr se di a e meritoj se pak kyqna ne portal qe me ju ndimu diqka juve, edhe ashtu eshte fmija i par e shume pytje te juaja nuk shkruaj hiq se nuk kam pervoj e nuk di qka me ju shkruj, edhe jam mendu qe sa a me ba ket pytje a jo se po mundona me ba naj pytje qe nuk e keni ba ma heret qe mos me ju mundu me shkru prap per te njetjen, dhe se pari kur du me pyt diqka hi i gjej a ka pytje te njejta qe me marr ndonje keshille nga te tjerat, por per keta isha ne hall a me ja nis me lidh a jo, po shume mir me keni then varsisht sa asht fmija i urt a i shtir, a mames teme po mendoj me i than se po e lidhi nganjher edhe nese hiq se lidhi se ajo jeton larg meje se nuk po ndina mir se jo veq se ma ka ble djepin po edhe krejt ato qka shkojn me ta koplet jo jasteku, mbulojsa e tj., edhe krejt te njeta e qata pom vjen keq me i than se kurr se lidhi a ne anen tjeetr e kisha gajlen e qerdhes se e msoj keq me ta e veq qikes ja baj ma keq se nuk me rahatohet atje. flm shume, jeni te mrekullueshme gjitha.
(13 vite më parë)
Valmira, mire tka keshillu kosovarja dhe ne mendimin e saja e mbeshtes,shife njiher a eshte vshtir, nese e sheh qe ske nga ja mban, shtije ne djep por mundoju sa ma pak me perkun se te kput pastaj.une e kam shti ne djep me 8 muj se nuk mu rehatojke hiq, i nisen dhembet ti dalin e keshtu e qetesova vajzen.por e perkund shum pak, ne momentin qe e zen gjumi e ndal doren dhe nuk kerkon ta perkundesh me, naten flen te kreveti saj.ne shtator do ta coj ne cerdhe dhe me duhet ta mesoj pa djep por do shohim si do rrjedhin punet, por fmija ka perparsi, nese ska rahat do e mbaj ne djep nese rehatohet do e qes pi djepi dhe dicka une nuk e lidh fare vajzen, e kam djepin te drurit dhe eshte me i sigurt pak.sa per jasht nji nene ka cek qe nuk ka djep jasht, une vet jetoj jasht dhe ketu ka djepa dhe gjermanet i shtin femijet ne djep i kan djepat me te thell e nuk duhet ti lidhesh, quhen wiege shifni ne internet edhe mundeni vet ta mbaroni nji.djepi ka egzistu edhe do egzistoj se nuk jan gjith fmijet pula te urt, ka nga ato qe te lodhin te coptojn qe vec djepi ju vjen hakut.
Valmira prit e shif a eshte vajza e fshtir nese eshte ski qare pa e qit ne djep e nese jo ateher beba e urt edhe pa djep flen e rahatohet!!!
Lindje te leht e nje bebe te shendosh ishalla!!
Valmira kur ta blen djepin mesoji edhe ninullat me i kendu bebushit hahahha bej pak shakaa..edhe un mendoj se esht me mir ta mesosh pa djep..le te mesohet me fjet vet pa lekundje. se edhe punes ja fillojke heret ..ne kopsht nuk ta lekundin te paskan keshillu nenat tjera shum mir..gjitha te mirat
Secila ka mendimin e vet por per mendimin tim nuk me duket rehati kur e lidh femijen duarsh e kembesh dhe e perkund nja dy ore aty duke qar derisa lodhet dhe fle por nese do e mesosh ashtu nga fillimi ashtu do kerkoj gjithmon . Un e kam rritur gocen time pa e lidhur kurr dhe sikur 10 femij ti bej kurr nuk I lidh si mund te flesh e shtrenguar aty lere femijen te lir te fler te rrotullohet nga te doj . Shtatzani te mbar nje her dhe kur te vi koha uroj te besh zgjedhjen qe ti mendon se esht e duhura . Shendet.
Un per veti se kisha lidh ne djep, un valmira jetoj jasht kosove.. ktu ska djepa me ble... perqata shpesh shqiptart i bin pej ks\'s. Po dije kur te mson bebin ne djep tani gjith duhesh mu ungj me perkun deri te nxan gjumi.. edhe masi ata ne qerdhe nuk i lidhin veq e mson thmin keq edhe tani snalet tu kajt .. zdi kojshikja ime.. ka lind qe ni muj... kur ti jep bebit gji veq e lshon ne kauq ... aj per merak rrin dikur tu kqyr tu kqyr e nxan gjumi... qashtu kismet du meja ba edhe une se skom nerva kat shkoj me marr beshik meveti. tpershendes
Valmira,eshte heret te vendosesh per gjerat qe ke cekur,e tera mvaret nga lloji i bebit,nese qane shume ateher secili prind mundohet ta qetsoje ne menyrat e tija dhe nese gjen ngushlim tek djepi ateher pse mos tja perdoresh,ndersa nese bebi juaj eshte i/e urte ske nevoje ti perdoresh djep...koha eshte treguesi me i mire,ndersa dhuratat pranohen te jen qfare te jene...
Valmira djali jem i ka bo 7 muj e dy jav gjat dites e qes ne djep kurse naten flen ne krevet po te kisha than mos e mso ne djep beba se di qka o djepi vetem nese e mson ti aj msoet ashtu dhe sdo flej pa djep plus ne qerdhe sbesoj qe do ta tundin ne djep neser me shku me nejt dikun patjeter ki me mar dhe djepin me vete
Tung Valmira uroj te kalosh mire ne lindje\' te lind vajza shendosh e mire,une kam djalin 6 muaj tash femin e pare edhe e kam msu ne djep po shum kam bo gabim,keshilla ime eshte qe masi ki me qu ne qerdhe nuk te kisha preferu djepin mso ne krevet te vetin te flen eshte shume mit edhe per ty e sidomos per femiun
Gjitha t\'mirat!
djali im esht tre muaj hala nuk e kom qit ne djep as kurr nuk ja kom lidh duart nese nuk esht e uritur flen e knaqet se djepin mos me ja msu beba nuk edin qka osht,gjitha te mirat ty
Pershendetje Valmiraa nese e kee beben e urte ski nevoj me ja msuu djepin.. krejt nvaret qfare fmije eshte qe psh djali im deri 5 muaj ishte shume i urtee vetem e lejsha ne krevat flejkee.. perniher ka ndrru fmijaaa shumee shume i vshtire u boo vetem nga 5 min me flejkee ditenn 4 ore qut dhe skam pas qare pa ja marre djepin.. a nese ti ki me dal ne pune nuk te kisha perferuu se mandejj msohet ne djepp edhe ne qerdhee skann qysh me nduu ne gjumeee .. vazhdimisht ka me te qajt.. une shume jam merizt qe e kom ndu ne djep see kerkund sun po shkojee se spo rahatohet djepin ku me marr me veti kat shkojee.. po qare skom pass see teper o i vshtiree ..a ti nese e ki bebin e urtee ski pse ja mson djepin hiqq.. gjithe te mirat ty dhe bebushit
Prsh valmira se pari te uroj nje lindje te leht e nje vajz te shendosh..sa per djep valla veshtir un e mesova vajzen keshtu tash tan diten deri sa te flen duhet me perkun 3-4 or bllokona sun boj asni pun duhet mu zgju ma heret mi kry punt e perditshme...ma mir esht me mesu me flejt vet hiq pa djep se ti paske edhe me ja fillu punes shum heret..edhe a beson se kriht ne tok dojn mem ra se spo kam me kan me ndrru veq tuj perkun hahahha po ti prap vendos vet cdo te mir per ty dhe bebin tend
Valmira