Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jeni të lumtura me beben tuaj

Pershendetje nena, jam nje nene 20 vjeçare, kam lind qe 9 muaj nje vajze, t`ju them te drejten ne muajin e pare pas lindjes isha shume e hutuar dhe nervoze me vetveten sepse isha mesuar te dale, te flej sa te doja, dhe kur e lindja vajzen ishe gjithçka ndryshe, vajza ime ne 2 muajt e pare vetem ka qajt, nuk flinte gjate nates, kisha problem me thithkat e gjirit, me te vertete ka qene nje periudhe dy muajshe shume e veshtire, por tani vajza ime eshte 9 muajshe dhe nuk e nderroj me asgje ne bote, vetem kur te me buzeqesh apo çdo gjest te ri qe e bon mua zemra me kenaqet, nuk ka asgje me te bukur ne bote se sa te kesh nje femije, ju kisha thene te gjitha nenave qe ti lene te gjitha punet e tjera dhe te merren sa me shume me bebin sepse koha po shkon shume shpejt, bebi po rritet çdo dite me shume. Ju pershendes shume.

Diana (13 vite më parë)
Diana (13 vite më parë)
Jo ne krevat e kom, po kur dua ta ve ne gjume, shtrihna me ta ne krevatin tim i jap gji, pastaj e ze gjumi dhe prej krevatit tim e qes ne krevat te vet, flen gjysme ore zgjohet prape e marr ne krevatin tim shpejt i jap gji e merr gjumi prape dhe fle tani 1 ore e gjysme, nganjehere nuk flen, po krevati i bebit hulatet dhe ashtu duke e hulat e ze gjumi, beja dhomen te terruar. Pershendetje.
Ela (13 vite më parë)
Diana, desha te te pyes vajza jote flen ne krevat apo ne djep? Se une e kam djalin 10 muajsh por ma shume se 40 minuta nuk me flen diten, e kam provu edhe ne djep edhe ne shtrat njejte e naten flen mire shume...pershendetje.
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Enkeleda. Vajza ime ka lind 3.650 tash i ka 9.750 kg. Une e ushqej vajzen time çdo 4 ore, sepse nuk kam shume gji dhe nuk e kam edhe aq te mire gjinin. Vajza ime zgjohet ne ora 9.00 dhe ne mengjes ia pergadis nje supe dhe tul te bukes i qes ne supe, mbas dy dite 3 keksa plazma mos me iu bo bajat i njejti send çdo mengjes, rrin dy ore zgjut deri ne 11:00 dhe e qes me flejte prape dy ore flen dmth deri ne oren 13.00, pastaj ne dreke i ziej perime, karrota, kungulleshka, lulelaker, brokoli, pastinak, patate te embla dhe gjithmone nje luge te çajit vaj ulliri, aty mbrenda i qes ose mish viçi ose mish te pules, mundesh edhe pa mish po vajza e hane shume mishin sidomos te bluar. Veç te kisha lut qe gjithmone e merr mishin tek nje mishtore te mire, jo ne markete, jo te ngrire, 2 here ne jave i jap peshk (koc me i miri), te gjitha ia bluaj me blender, pastaj prape rrin dy ore zgjut dhe kur e qes me flejt ja jap edhe nje jogurt monte e han shume mire, flen dy ore, ne ora 17.00 zgjohet, dhe rrin zgjut pastaj ose deri ne 8 nganjehere ne 9. Ne mbremje prape ose ndonje peme ose ndonje jogurt, ose nganjere 2 plazma, keshtu me shkon dita, vajza ime hane mjaft shume, po me shume zgjatet se trashet, shpresoj te kem ndihmuar sado pak. I pershendes te gjitha nenat.
Juliana (13 vite më parë)
Pershendetje Enkeleda. I uroj jete te gjate vajzes tende. Edhe une e kam nje vajze 8 muajshe e gjysem dhe e kam 9 kile e 200. Po te jap 2 receta qe vajza ime i adhuron. 1 thele mish viçi (100 gr), 1 karrote te vogel, 2 luge kafe me oriz, 2 luge kafe me bizele kokerr, 1 kokerr patate te vogel, 3 fije majdanoz, kripe (te tretur me pare ne uje te ngrohet dhe e kulloni ne nape mbas shkrirjes), 1 luge kafeje gjalpe. Pergatitja e lengut te mishit - Mishi duhet te jete tul, pa kocke pa dhjame. E vendosim mishin ne nje tenxhere ku e mbulojme me uje dhe e ziejme ne zjare mesatar. Gjate kohes se zjerjes ne do te heqim shkumen qe do te nxjerre mishi. Pergatitja e zarzavateve - Mbasi i kemi lare e pastruar zarzavatet i hedhim ashtu siç jane per te zjerre ne tenxheren e mishit (mbasi ka zjerre mishi) ku i mbulojme me uje (ne qoftese do duhet). I leme te ziejne deri sa te jene te buta zarzavatet (i provojme me pirua). Mbasi kane zjere zarzavatet i kalojme ne bleder duke i hedhur pak leng qe te grihen mire. I hedhim prape ne tenxhere ku do ti hedhim gjalpin dhe i leme ne zjarre sa te marrin vetem nje vale. Ne kete moment supa eshte gati. Edhe nje tjeter qe e bej me miell orizi. Ziej nje thel te vogel mish pule dhe ne lengun e pules hedh 2 luge miell orizi dhe nje djath bebe, e trazoj deri sa te tretet mire dhe me kete ushqej gocen time. Ajo e adhuron. Te uroj gjithe te mirat ty dhe goces tende.
Emi (13 vite më parë)
Enkeleda s`na tregove se peshon bebi yt tani. Une kam djalin 9 muaj e gjysme, peshon 10 kg, e ushqej qe nga muaji i 6-te.. tash e ushqej 3 here ne dite edhe ne mes vakteve i jap ndonje peme... une shumicen e herave ia pergadis vet ushqimin me perime te fresketa, patate, karrota, spinaq, pak oriz me vaj ulliri, kete ia dha gati çdo dite, pastaj i pergadis pershesh me kos, i jap edhe çka ha une veç se duhet siguruar qe s`kane shume yndyre edhe melmesa, mundesh me ia dhene te kuqte e vezes edhe mish te viçit ose mish te bardhe te pules. Ju uroj dite te mire dhe shendet per ty dhe bebin tend.
Enkeleda (13 vite më parë)
Diana vertete me vjen mire qe qenke e lumtur. Une per vete prej qe kam lind qe 9 muaj krejtesisht kam ndryshuar per te keq edhe une kam lind nje vajze, deshira ime ka qene te lindi normal dhe ne kohen e duhur por mjekesia me qiti ne operim kinse bebes iu ka lidhe kerthiza rreth qafes por mua me duket se para kohe me kane operu sepse vajza ne kile kishte 2.900 gram me lindi e une prej atehershit jam shume e stresume se vajza nuk po me hane mire edhe me duket qe nuk po perparon si duhet te kisha lut te me tregosh sa kile linde beben dhe tani nente muaj sa kile ti ka bere dhe te lutem me trego sa here ne dite i jep me hanger dhe çka i jep me hanger, te lutem me ndihmo pak e teprova por ndoshta me kupton pres pergjigjen tende dhe kush qe e lexon mund te me ndihmon rreth ushqimit çka me i dhane bebes me hanger, tung te gjitha nenave dhe ty Diana te deshiroj ende lumturi me vajzen, tung.
Eda (13 vite më parë)
Pershendetje Diana, une jam 22 vjeçare dhe kam lindur nje djale qe 1 muaj, edhe une ashtu si ti kam pasur ndjenja te perziera por fale Zotit djali eshte shume i urte dhe tani kam filluar te kenaqem çdo dite e me shume me te, te falenderoj per keshillat :) ... Jona une kam lindur me deshiren time me operacion cezarian spinal, ndoshta eshte individuale por une kam kaluar shuuume mire beso qe pas 3 diteve kam filluar ti beje punet e shtepise, jam ndjere shuume mire dhe dhimbje nuk kam pasur, pas 3 oreve kur ka filluar te del opiumi ma kane japur nje Diklofen, vetem qe 24 oret e para duhet dikush te kujdeset per ju, gjithashtu edhe qumesht ndryshe kulloshter kam pasur dhe menjehere kam filluar ta ushqej djalin, edhe une jam frikesuar dhe te gjithe kan qene kunder operacionit por une jam e gezuar per vendimin qe mora, mos u brengos sepse çdo gje do te kaloj si eshte me se miri pa marre parasysh ne çfare menyre vendos te lindesh :D
Emi (13 vite më parë)
Ashtu si ti edhe une kam qene muajt e pare te lindjes edhe une kam djalin 9 muajsh, edhe sot isha duke i mendu ditet e para te lindjes, une kam pas probleme me dhenjen e gjirit bebit, se ne fillim se merrke e une insisitojsha non stop, ky qajke, etj, pas 4 jave kam arrite me ia dhane gjirin e skam pas ma problem, pastaj edhe kjo puna e daljes krejt e kemi perjetu Diana, po tash shyqyr qe po mujme me dal, bile tash edhe ma me deshire se perpara se po kenaqet edhe djali... Çdo te mire per ty dhe vajzen e bash mire qe e kishe shkru kete koment.
Jona (13 vite më parë)
Pershendetje Diana! Une jam nje 24 vjeçare, qe per gati dy muaj e gjysem behem mami i nje çuni. Deri tani shtatzenia po me ecen shume mire, mirepo e vetmja gje qe me frikeson shume eshte lindja normale pasi ma kane traumatizuar shume si proces. Doja te dija nga ty si nene me eksperience se si ke lindur ti, dhe sa lehte e ke kaluar kete proces...? Pres pergjigjen tuaj...dhe urime per vajzen e bukur!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?