Miremengjesi nena Shpresoj te jeni mire, kur te mbetesh shtatzene pas sa javesh behet impatimi i vezes ne miter ( ne cilen jave) a dihet sakt ? Gjitha te mirat
pershendetje desha tju kerkoja nje mendim meqenese po flisni rreth implantimit te vezes un ciklin e kam pas me 10 shkurt dhe qysh prej 4 ditesh kam dhimbje te lehte te fundit te barkurt dhe dhimbje gjoksi gje qe eshte shume heret per te treguar ardhjen e ciklit dhe sot ne mengjej verej cikel te shtuar te bardhe dhe nga dreka shtim te tyre dhe ne ngjyre kafe shume te erret ne te zeze dhe me vazhdon ky sekrecion akoma si mendoni ju cfare mund te jete nje cikel i radhes apo ndonje problem
Nuk e di Laura, une e kam degjuar nje video ketu te bebaime.com dr.Moza thote qe ditet kur e ke ciklin ndodh te disa femna qe kane pak gjakderdhje ngjyre kafe ajo ndodh kur behet impatimi i vezes dhe ajo mundet me i demtu muret duke kaluar ne miter
(12 vite më parë)
Rila un ndegjj emisijone te mjekve ne net jan ne gju frangjisht ata thjojn keshtu qe nga dita e par e fekondimin veza udhton per ne rrug te mitres edhe diten e 3 ajo bjen me miter edhe ne diten e 6 thoot qe del nga shtresa edhe nzizet ne miter po qa pe di un nuk ju besoj vetam qa ikam ndegjuar ne net mjekt duke folur po nuk ju besj shum
Me falni implantimin ka dashur te them mirpo kam qene paksa e lodhur edhe nuk e kam korigjuar tekstin;
Kerkoj falje..
Limani besa(12 vite më parë)
Rila implantimi i vezes behet nje jave pasi qeliza veze fekondohet,por ndodh si Psh te une qe eshte bere pas 2 jave,arsyen se di,kshtuqe testi i shtatzanise Deri 10 dite mas Dates se menstruacioneve te fundit nuk me ka dal positive.
Shtatzënësi #konceptimi > konceptimi: nga veza në embrion
Përmbajtja
Konceptimi: nga veza në embrion
Ovulacioni
Kalimi në tubën fallopiane
Udhëtimi i mundimshëm i spermës
Fekondimi: sperma penetron vezën
Qelizat fillojnë të ndahen
Implantimi
Hormonet e shtatzënisë
Zhvillimi fetal
Konceptimi: nga veza në embrion
Në momentin kur një spermatozoid i vetëm penetron një vezë të pjekur, ndodh konceptimi apo fertilizimi.
Për të kuptuar më mirë procesin e jashtëzakonshëm të konceptimit, udhëtoni me ne, nga veza e vogël, duke u rritur në embrion.
Ovulacioni
çdo muaj, një vezë e pjekur lëshohet nga një prej dy vezoreve të gruas - kjo quhet ovulacion.
Ovulacioni zhvillohet rreth dy javë pas ditës së parë të periudhës së fundit menstruale.
Kalimi në tubën fallopiane
Pasi veza lirohet nga vezorja, ajo udhëton në tubën fallopiane ku edhe mbetet deri sa spermatozoidi i vetëm e penetron atë gjatë fertilizimit.
Udhëtimi i mundimshëm i spermës
Mesatarja e shkarkimeve të derdhjes së spermës nga 40 – 150 milion, të cilat notojnë në rrjedhën e sipërme në drejtim të tubave fallopiane në misionin e tyre për të fekonduar një vezë. Spermatozoidet që notojnë shpejtë mund të arrijnë në vezë për një gjysëm ore, ndërsa të tjerët edhe për disa ditë. Spermatozoidet mund të jetojnë deri në 48-72 orë. Vetëm disa qindra mund të afrohen tek veza, për shkak të shumë barrierave natyrore dhe pengesave që ekzistojnë në traktin riprodhues të femrës.
Fekondimi: sperma penetron vezën
Nëse qeliza sperme takon dhe penetron një vezë, ajo do të fekondojë vezën. Kur ndodh fertilizimi, ndryshimet ndodhin në sipërfaqen e vezës për të parandaluar spermat tjera nga penetrimi. Në momentin e fekondimit, përbërja gjenetike është e plotë, duke përfshirë edhe gjininë e foshnjes.
Qelizat fillojnë të ndahen
Veza e fekonduar fillon ndarjen me shpejtësi, duke u rritur në shumë qeliza. Ajo e lë tubën fallopiane dhe hyn në mitër tri apo katër ditë pas fekondimit.
Rrallëherë, veza e fekonduar nuk e lë tubën fallopiane, kjo quhet një shtatzëni e tubave ose shtatzëni ektopike dhe është e rrezikshme për nënën.
Implantimi
Pas hyrjes në mitër, veza e fekonduar hyn në rreshtin e mitrës ose endometrium. Ky proces quhet implantim. Qelizat vazhdojnë të ndahen.
Hormonet e shtatzënisë
Hcg (human chorionic gonadotropin) është hormoni që është i pranishëm në gjak, mbrenda një javë konceptimi. është hormoni i cili detektohet në gjak apo në urinë gjatë testit të shtatzënisë, por zakonisht duhen tre apo katër javë që nivelet e hcg-së të jenë mjaft të larta që të detektohen nga testi shtëpiak i shtatzënisë. Sekretohet nga qelizat që zhvillohen në placentë.
Zhvillimi fetal
Pas implantimit, disa qeliza bëhen placentë përderisa disa të tjera bëhen embrion. Zemra fillon rrahjet gjatë javës së pestë. Truri i bebit, palca kurrizore, zemra dhe organet tjera fillojnë të formohen. Në javën e tetë të zhvillimit të bebit, tanimë të quajtur fetus, është 1.6 cm. Termi i plotë i lindjes zakonisht ndodh rreth 40 javëve.
Laura nese ke degjuar tek disa femna ndodh me pas ne kohen kur e kan ciklin 1ose2dite nje gjake ngjyr kafe kjo me duket ndodh kur veza bartet ne miter por nuk e kam te qart kur ndodh ne cilen dite apo jave.. ?
Limani besa(12 vite më parë)
Implantim dmth ngjizje.
(12 vite më parë)
mirmbrema rila nese e ke pasur fjalen pas sa javesh ngjizet veza ne miter nuk e di te siguzt por ketu ne net frangjisht po degjoj emisijone edhe thuhet qe ne diten e 6 veza e fekonduar del nga shtresa edhe mbillet ne miter se di sa te ndihmova mir por nuk e kuptova fjalen ( impatimi)
Limani besa(12 vite më parë)
Rila implantimi i vezes per ne miter behet pas nje jave zakonisht,por ka raste Psh te une qe Veza ka bere rruge me gjate rreth dy jave qe Arsyet nuk dihen,dhe per kete testi deri 10 dite pas Dates se menstruacioneve te funditnuk me ka dal positiv,bile as mjekja 3dite pasi mu kan vonu menstruacionet nuk e ka vrejt qe jam shtatzene.
Miremengjesi nena Shpresoj te jeni mire, kur te mbetesh shtatzene pas sa javesh behet impatimi i vezes ne miter ( ne cilen jave) a dihet sakt ? Gjitha te mirat