Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimi për bebe

Pershendetje nena. Une kam nje vajze 9 muajshe, ushqimin ja pergadis vet po kete muajin e fundit nuk po hane mire si me pare, a duhet me ja nderru ushqimin edhe ju lutem tregomeni si t'ja pregadis? Faleminderit.

Blerta (15 vite më parë)
Dita (15 vite më parë)
Tung Blerta, femiu here hane, here nuk hane, mire eshte me i be ndryshime mi dhene prej pemeve te ndryshme, perimeve, pse jo qe mos ti hane te njejtat sene, mirepo ka raste kur per x shkak nuk hane. Receta te kisha preferu me hy te ky webi e kish tregu nje moter me larte ishte shume i mire http://wholesomebabyfood.momtastic.com ndoshta te ndihmon shpresoj qe po. Dhe nje gje ketu, keni drejte te gjitha me jep komente, secila ka eksperience te veten e ne lidhje me foshnjen e saj sepse secili femije apo vend ndryshon mirepo tash blerta si don ja bon, e neve ne mes vete s`kem pse shtyhemi me fjale, se ketu jemi per tu ndihmu kur kemi nevoje a hall. Pershendetje.
Bulza (15 vite më parë)
Blerta nderroja pak, se edhe femijeve iu bohet monoton ushqimi i njejte, nderroja llojin, psh nese i ki jep banane shpesh jepi tash dredheza psh. ose nese i ki jep oriz jepi ma shume patate...Se edhe djalit tim qeshtu i bohen monoton e mandej nje kohe psh qat ushqim sja jepi hic, derisa te kalon nje kohe...tung klm.
Vesa (15 vite më parë)
Tung Edona. Ju lutemi ne jemi deshmitare te gjalle çka po ndodh me produktet e mishit si te lopes ashtu edhe te pules e te tjera, po hyjne me afate te manipuluara e ne disa raste edhe komplet te prishura. Higjiena neper disa marketa me fajin apo pa fajin e tyre eshte e manget. Prandaj Blerta e dashur, nese ke deshire qe foshnja juaj te mos infektohet nga ndonje bakterie ushqeni me produkte te ambalazhuara ne qelq. Tung nga Vesa.
Edona (15 vite më parë)
Fjolla jemi ketu per me ndihmu, edhe ne momentin kur une them qe produktet komerciale nuk jane me te mira se ato te pergatitura vet, jam duke i nidhmu Blertes. Edhe nese ske dasht me lobu per firmen ne fjale, e paske bo pavedije pra.
Fjolla (15 vite më parë)
E nderuara Edona, nuk po du me polemizu me ju, sepse me kete nuk i kemi ndihmu Blertes, e cila po kerkon eksperiencen nga nenat tjera. Kjo ishte eksperienca ime me dy foshnjat e mia. Sa per produktet komerciale nuk po du me lobu per firmen X apo Y, sepse per mu eshte shume irelevante. Eksperienca ime ishte shume e mire me produktet e larte permendura. Vajzat e mia jane zhvilluar per mrekulli. Blerta te deshiroj te besh me te miren per foshnjen tuaj.
Edona (15 vite më parë)
Fjolla, ne asnje moment ushqimi i pregatitur vet nga nena nuk mund te krahasohet me ushqimet e gatshme. Une nuk dyshoj ne kualitetin e produkteve komerciale sic mund te jete Hipp ne kete rast. Por vetem idea qe ai ushqim rri me muaj te tere ne shishe qelqi ne raftet e barnatoreve nuk mund te krahasohet me ushqimin Bio te pergatitur nga pemet e perimet e kopshteve tona. Prandaj te lutem mos propozo ushqime komerciale per shendet te bebeve duke injoruar ushqimin e pergatitur nga vet nena. Blerta, femijet kane faza te ndryshme si te ushqyerjes, si te fjetjes, etj...prandaj edhe nese nuk ha shume, mos u brengos. Do te haje kur te doje, e rendesishme eshte qe te jete e forte, me disponim te mire. Si dhe ki parasysh te lutem edhe ndryshimin e motit, sepse ndikon shume tek femijet. Te uroj cdo te mire. Mire u pafshim.
Fjolla (15 vite më parë)
Tung Blerta, nuk keni nevoje te pergatitni ushqim per foshjen tuaj 9 muajshe. Nese ju pergatitni ushqimin jam i bindur qe do t'i shtoni me shume proteina dhe melmesa te cilat mund ta ngarkojne organizmin e foshnjes tuaj edhe ashtu te brishte. Te njejtin gabim e kam bere edhe une me femiun tim te pare. Por pas konsultimit tim me pediatrin tim Dr. Stanec ne Vjene me ka sygjeruar produktet nga Bujqesia Organike. Ne treg keni ushqimet e HiPP-it te garantuara dhe te kontrolluara ne Bio kvalitet. Ato jane te pershtatshme sepse permbajne te gjitha vlerat ushqyese qe i nevojiten foshnjes per moshen perkatese. Ky eshte vleresimi im ju vendosni si te doni. Suksese.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?