Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth cigares

Ndoshta esht pak pytje pa lidhje po mbase dini ju ndonje metod.. Un jam shtatzane,dhe burri nuk ma lejon ne asnje menyr cigaren problemi esh se un e pi smundem me e lan,po sdi a ka ndonje gje qe mund te largoj eren nga goja se ai e kupton direkt...! Flmmmmmm

Alba Alba (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
alba a nuk po te dhimet fryti yt ti si oxhak ja qon timin e aij ushqehet me nikotinen qe tithith leje cigaren per hater te bebes se met thon mjeku duhesh me lon cigaren se nuk jeton ti shum a e kishe lon po wallahi e kishe lon veq met thon mjeku qashtu e paramendo beba ne bark sa komplikimet ja bon ti me cigare ki meshir per beben se gjynah
aferditaaa (13 vite më parë)
te kuptij shum mir alba edhe une jam nje person qe e pi cigaren e kam pi edhe ne shtatzani po tash djali im po i bart pasojat e mija qe sjam kan e kujdesshme ndaj tina sa ka qen ne frytin tim 2 vjet mi ka ba djali edhe shum po heki me ta 3 jav i ka te mira pram me smuhet bllokohet ne gjyks e mtyta me antibiotika me inhalime ju kisha lut te gjitha nanav qe mos ta pin cigaren ne shtatzani
Rona Krasniqi (13 vite më parë)
alba ti si duket nuk je tu i lexu se qka jan tu ba nanat ne ket portal duke i luftuar anet negative duke dashur ti rrisin femijet sa me te shendosh ti si duket nuk e dojke ket engjell qe ta ka sjell allahu duhesh ta mbysish per te mos ja prish qefin vetes e dashur me mir lufto me vetveten se sa lufon neser me vuajtjet e frytit ten me fal pak si agresive tu drejtova me beso mue po me dhimbset bebi jot e lere me burrit tend
V F T (13 vite më parë)
Alba Alba ndaloje per te miren e bebes dhe tendin,une jam shtatzane mirepo eshte duke mpengu qaq shume tymi i cigares uff saqe shumicen e vendeve me burrit po shkoj si me zorr,nuk dii menjehere po fillon kokedhimbja,edhe pse une nuk e pi...
Lanika Lanika (13 vite më parë)
Alba shtatzani esht mir me lan cigaren po plot ka qe e pin edhe ne shtatzani e fmin i kan shendosh e mir un gjat shtatzanis se kom pi skom dasht vet po edhe mu gerdit 1 muj mas lindjes ja nisa me pi prap
Eliza Muharremi (13 vite më parë)
Jo spo idhnohna zemer ti shum mir e ki qe thon shkon ni koh e gjat deri sa te pastrohesh ama besoj qe nja 2% ma mir se mos me pi tash e mas eshte.Po te pakten mu mundu qe mos me pi se un ende tash jam shtatzan ne mujin e 5 kam hy po un jam shum mir skam asnje problem deri me tani,shpresoj te mos kem ishalla jo veq un po krejt shtatzanat jan mir deri ne fund.
Lola 82 (13 vite më parë)
elza pom vjen keq qe pot thom veq mos u idhno se edhe ti qe ke pi 7 vjet njojt esht se ti ke pas nikotin ne gjak ty per 9 muj stu ka hjek nikotina prej gjaku
Lola 82 (13 vite më parë)
eren laj dhomt sa her te pish ose naj sakez hahha spo di tjeter valla
Eliza Muharremi (13 vite më parë)
Pershendetje e dashur,un e kam pi duhanin 7 vite si kam mbet shtatzan mu ka gerdit por tash mas 3 mujve prap pom pihet po spo e dhezi veq kani her ka ni tim sa me hjek pak hujin,un te kisha keshillu qe per te miren e fmis tan leje edhe nese e pin veq ka pak sa meja ni eren,se dot ket beba probleme mos harro,un e kam taku ni rast ne spital beba 2 javshe mezi merrke frym nana e vet thoke qe me esht ftof,i thash a e pin duhanin tha po shum edhe ne shtatzani kurr se kam nal,po veq shpirti saj e dike qka hiqke me qik kur e shike ne ate gjendje. Bane te pa munduren leje se meti ndodh diqka bebes sja fal kurr vetes,zine qe taka ndalu mjeku,se edhe burri se ka keq 9 muj e masnej prap pije,nese kete smunesh me ba per fmi tanin ate her qka me tutje.
Roland Dior (13 vite më parë)
Alba, nuk ka asnej mundesi qe burri yt mos me kuptu qe ti po e pin cigaren, mundsia e vetme eshte lere cigaren ti vet, eshte mire per ty por edhe me mire per beben, sepse nese ti e konsumon cigaren e burri yt nuk e kupton, prap eshte keq... mendo se me shume i ben dëm bebes, por ti e din me mire, e drejte e jotja. Shtatzani t\'mbare dhe bebe t\'shendoshe inshAllah!
Kosovare 1 (13 vite më parë)
Alba,besoj se i din anet negative te duhanit por nese ske asnje mundesi ta lesh krejt ateher mundohu qe bile te rrallosh duke konsumuar deri ne pese cigare ne dite,pi qumesht pas duhanit dhe ha ngapak limon...Me vjen keq per situaten tende.
(13 vite më parë)
alba un mendova qe po lyp ndihm qysh me lon masi je shtatzan e shum mir burri yt e ka
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
shpresoj ta lesh cigaren..e metod nuk di por me miremundohu me len se me msu ndonje metod qe me vazhdu me pi duhanin..
Ammy . (13 vite më parë)
Nuk di cfar te them pasi un se kam pir kurr cigaren , por burri im e ka pir 10 vjet dhe ne momentin qe kam kuptuar qe jam shtatzan ate dit e ka Len cigaren ska qen e leht per te dhe as sja kam kerkuar dicka te till por duhet te ndergjegjsohesh vet dhe te mendosh mir sa shum dem mund ti shkaktosh femijes ten . Shtatzani te mbar

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?