Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pesha e bebit tim

Pershendetje te dashura nena. Une jam ne javen e 26+5 dite. Para dy ditesh isha tek mjekja dhe me tha qe eshte vajze. Pesha e bebit ishte 820 gr a eshte normale pesha e bebit tim?

Emi92 (13 vite më parë)
Kosovare 1 (13 vite më parë)
Lumturije,per ftohje perdore qajra bimore(kamomile,nane etj)njiashtu merr nje luge mjalte nje luge vaj ulliri,pak limon dhe pak uje te ngrohet,perziej dhe pije tri here gjate dites,do te bej mire.Mundesh ndonje shirup bimor nga mullaga te perdoresh,nuk eshte i demshem per shtatzanine.@Emi92,te uroj per shtatzenine dhe te deshiroj rrugetim te mbare deri ne fund te saj,mendoj se bebi ka permasa normale...
Lumturije Ramadani (13 vite më parë)
pershendetje.une jam ne javen e 27,dhe po kam problem shum me kollitje.pra ni muji kam qen te mjeku po me kan then ftohje,tash nuk jam kon hiq,a mun mi bo dem gjith kjo kollitje bebes?
Ami <3 (13 vite më parë)
Gjinekologia mua gjeth me thojke nje jav pas.Per ket jam hutuar!Kur e kisha nje eko se fundmi,ne jave e 18 sa kam hy,ajo me ka shkruar 17jave!Njs.Flm nga ty.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
java e 26 llogaritet prej dites qe ka fillu kjo jave e deri ne mbarim te saj nese ka pyet emi92 rreth javes26+5dite ateher te dhenat jane per kete jave deri te plotesohet e me paskalohet ne javen e 27....eti duhet me then 26+3ami sh
Ami <3 (13 vite më parë)
Eli java e 26-te dhe te dhenat e saj a jane po sa te hyjsh ne ket jave apo kur ta ploteson javen e 26-te?Se dhe une jam ne javen e 26-te,te merkuren kam hy.Tash a duhet te them 25+3 apo 26 +3?!!
Ami <3 (13 vite më parë)
Emi besoj qe eshte normale pesha.Qenkemi afer me shtatzani,dhe gjinin e bebit te njejte.Te uroj ecuri te mbar dhe lindje te lehte.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Zhvillimi i fetusit - java e 26 e shtatëzanisë Duke matur fëmijën tuaj nga koka deri te këmbët (me këmbë të shtrira), gjatësia e tij është rreth 36 cm. Ai peshon pak më shumë se 760 gram. Sytë e fëmijës fillojnë të hapen në këtë javë. Përgjigjet ndaj tingujve apo zërave fillojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme deri në fund të muajit të shtatë, atëherë kur nervat e rrugëve të dëgjimit arrijnë të formohen plotësisht. Gjithashtu fëmija do të vazhdojë të marrë frymë pasi frymëmarrja e tij është vetëm në ujë dhe jo në ajër, por gjithsesi është një praktikë e mirë që mëson për momentin pasi lind. Ushqyerja juaj është shumë e rëndësishme pasi në këtë fazë rritja e fëmijës dhe zhvillimi i trurit ndodhin shumë shpejt. Vazhdoni të ushqeheni me një dietë të balancuar ku përfshihen sasi të mëdha drithërash dhe perimesh. Ushqime të pasura me fibra, ku përfshihen bukët me drithëra dhe drithërat e thata, thjerrëzat dhe orizi i bardhë kanë shumë vitaminën B e cila ndihmon në shmangien e kapsllëkut. Klasat tuaja të paralindjes duhet të fillojnë në javët që vijnë, nëse nuk kanë filluar akoma. Këto klasa do t’ju japin informacione rreth lindjes dhe ditëve të para të të qenit prind. Të qenurit e informuar ndihmon në qetësimin e shumë shqetësimeve apo problemeve që mund të keni rreth procesit të lindjes. per me shume emi lexo se si po zhvillohet bebi juaj ne cdo jave ketu te beba ime.com

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?