Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Fillimi i ushqimeve të tjera

Pershendetje nena... djali im mbushi 6 muaj dhe do te doja ti filloja ushqim shtese... gji kam por dua tia filloj ushqimin shtese pasi eshte shume llups...ju lutem me thoni disa receta per kete moshe dhe sa here ne dite duhet ti jap ushqim tjeter.....si dhe kohen kur tia jap pasi vaktet e gjirit nuk dua tia prish por tia jap sic ja kam dhene gjithmone,....pasi sdua te me iki gjiri....

Bruna (13 vite më parë)
Dita (13 vite më parë)
Me nder qofshi kalofshi sa ma mire ne trojet shqiptare nga Jordani, pershendetje.
Bruna (13 vite më parë)
Flm Vali dhe nenat e tjera me ndihmuat shume... mire se te vini ne Shqiperi... une tani do e filloj sezonin e pushimeve me beben time ne bregdet... uroj t`ia kaloni mire!
Vali (13 vite më parë)
Pershendetje, me fal Bruna qe nuk kam qene e kuptushme dhe nuk kam arritur ta kthej pergjigjjet , po kam obilgimet familjare plus edhe puna ndoshta nuk po ja dal qe te jem me e sakte, po sa e pash te paskan ndihmuar Fitorja dhe Dita i falenderoj ne emer timin, Mishin e bluar me perime e blej te gateshem HIPP, ndersa te kuqet e vezes te zier mire nese nuk e don ja qet ne PURE - patate, apo si i thone te ne PIRE, ju pershendes kalofshi bukur ju keto dite nxehti e keni ma lehte se eshte deti po se shpejti do vi edhe une atje per pushime, pershendetje nga Prishtina.
Bruna (13 vite më parë)
Flm e gjeta ne google......mund te me thoni disa receta ushqimi?
Dita (13 vite më parë)
Pure patatesh eshte ajo Bruna tung e ke ne google e shkrun pure patatesh images dhe e sheh se si duket pure patatesh e zier dhe e copetuar per me ngrene beba pershendetje.
Fitore (13 vite më parë)
Tung pire dmth kompir pluhur ose pure nashta keshtu e ke degju ti e sa i perket djalit tend jepi peme si banane etj perime te ziera si kompira, karrota, spinaq, jepi edhe oriz, mundesh me ia pergadite vet por mundesh edhe te gatshme i ke hipp, pastaj keksa me qumesht... shpresoj te kem ndihmu.
Bruna (13 vite më parë)
Pershendetje Vali... djalit ti jap vetem mishin me gjithe leng apo vetem lengun? Ndersa per vezet a nuk eshte problem tani ne vere pasi mund ti japi ndonje alergji apo te helmoset... te pakten keshtu me kane thene dhe te me falesh por nuk e kuptoj kujt i thoni pire?
Vali (13 vite më parë)
Pershendetje Bruna, pak me vones po te pergjigjemi, po koha veres e pushimet, une kam djalin 10 muajsh, e kam ne gji, kur i ka mbushur 6 muaj me rekomandim te mjekit ja kam dhene keto ushqime; 1. peme 100 gr per cdo dite mesdite perime me mish HIPP 100 gram tri here ne jave pire tri here ne jave te kuqte e vese te zier mire tri here ne jave dhe lengje, po djali ime nuk pin lengjet bile jam ne merak se tash vera po me kete ushqim ja kam dalur mire djalin bile e kam pak mbi peshe po edhe une edhe ai jemi te kenaqur shpresoj qe sado pak te kam ndihmu, ja kalofshi mire e me jete te gjate te jete djali.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?