Pershendetje nena! Kisha nje pyetje sipas pervojes suaj me tregoni ju lutem, kam vajzen 2 vjet dhe para 5 diteve i kan dal do si pucra tek supi nuk ka shum po nja 10 asi. A ka mundesi te jet lija e ujit apo ndoshta ndonje alergji spo e kuptoj edhe aq mire ka kruarje po keshtu simptoma temperature dicka nuk ka pasur. Nese esht lija e ujit atehere pucrat fillojn menjehere duke u shtuar apo gadal gadal? Keshtu qe po e tregoj une ce 5 dit i ka po nja 2 mund ti kem dal
Me shume. Ju lutem me
Tregoni si te veproj.??
Sëmundja shfaqet pas një periudhe të fshehtë prej rreth 2-3 javësh me shenja që i gjejmë në çdo infeksion viral (dobësi të përgjithshme, temperaturë të rritur etj.). Karakteristike është shpërthimi i puçrrave që fillojnë me skuqje të shoqëruar me kruarje të ashpra në lëkurë që zakonisht paraqiten në bark, shpinë apo fytyrë dhe më pas përhapen në gjithë trupin, madje edhe në lëkurën e kokës, gojë, hundë, veshë dhe organe gjenitale.Kruarja fillon ngadalë, me shenja të kuqe që duken si puçrra apo pickime të insekteve. Pastaj ato transformohen në fshikëza të holla të mbushura me lëng, të cilat veniten. Kur këto fshikëza shpërthehen lënë plagë të hapura të cilat në fund thahen duke formuar dregëza. Për variçelën (lijen e ujit)është karakteristike se te i sëmuri, në të njëjtën kohë mund të vërehen të gjitha stadet e zhvillimit të ekzantemës-puçrrave (skuqje, fshikëz, dregëz). Pas rënies së dregëzave për njëfarë kohe mbeten njolla të errëta.
Disa fëmijë kanë temperaturë, dhimbje barku, pezmatim fyti, dhimbje koke ose të përziera 2 ditë para se të paraqiten puçrrat. Temperatura është afërsisht 38°–39° Celsius, në disa raste mund të jetë më e lartë. Më të vegjlit zakonisht kanë simptoma më të lehta dhe më pak puçrra se fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.
lija e ujit 3 dit epara ke temperatur dhe plogshti,pastaj menihere mbushesh me puqra brenda disa ore kur te fillojn mbushesh krejt pernihere,edhe jon puqrat me uj,por sbon t eplasen sepse jet shenj epr gjith jeten.shko te naj mjke per lekure ejo te pediatri.
Selda une e kam pas djalin me disa puqrra ne fyter nje ne bark dhe kemb por nje mjek mentha lija ujit tjetra tha ko herpes tjetri infeksion lekurvkshtu temp nuk ka pas as nuk i krujke shum rrall edhe nje her i dalke nje pas 3-4dit tjerat dmth 10dit e me shum i kan zgjat po kjo lija tek qdo femij ish ndryshe disa me let e disa me vshtir e kalojshin
(13 vite më parë)
Selda,ende nuk kam femije une,mund te jete lina ujit,une kur kam qene e vogel tregojke Mami e di qe nihere pak dalin tash mushesh...
Shpresoje qe te ndihmojne nenat tjera me info me te sakt..
Me shume. Ju lutem me
Tregoni si te veproj.??