Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si pregatitet trileqja?

Si pregatitet trileqja?

Vanesa Vanesa (13 vite më parë)
Sarah... (13 vite më parë)
Vanesa une i kom perzi te dy qumshtat bashke plus panan ose hoplan qe i themi ne Kosove te gjitha me nje vende edhe pastaj gjysmen e saj e kam vendos te tepsi do me thene e largon pandispanjen nga tepsija edhe e hedh gjysmen e keaj perberje ,pastaj pjesen tjeter ia qet mbi ,edhe mundesh krejt permbi pa e largu hiq pandispanjen nga tepsia ,une qysh te me nteket ja beje haha,se te dy menyrat del e mire inshaAllah tashe ke te lehte shpjegimin,te pershendes
Vanesa Vanesa (13 vite më parë)
e qumshtin nestle ku me ja qit sarah
Ele Gashi (13 vite më parë)
Embelsire e kendshme me shije te rafinuar (3 lloje qumshti) Përbërësit: 10 kokra veze 10 luge gjelle sheqer 10 luge gjelle miell 500 ml qumesht panna (psh. hopla) 1 l qumesht kutie 350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda) 300 ml karamel i parapergatitur pak vaj per taven per pjekje Udhëzime per pregatitje Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.
Ele Gashi (13 vite më parë)
ja ketu e ke reqeten http://recetat.wordpress.com/2010/11/15/trilece/
Sarah... (13 vite më parë)
Vanesa ja receta e trileces eshte kjo,besoj se do te jete e qarte nese ketu ke dicka te paqart atehere shkruaje ne youtube trilece eshte recea shqip,: trileqe Përbërësit: * 6 vezë * 400 gr sheqer * 400 gr miell * 1 pluhur paste * 1vanil sheqer * 1/2 lit. Ajkë “hoplla” * ½ lit qumësht * 300 gr qumësht pluhur “nestlle” * 1/2 kg karamel. Përgatitja: Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. Qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. Qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?