Pershendetje nena jam shume e shqetsuar sepse kam dhimbje ne fund te barkut,dhe ne mengjes kisha pak gjakderdhje. Tani gjakderdhje skam por dhimbje po. Mendoni qe duhet te shkoi per vizit meniher apo te pres edhe pak... Harrova ta ceki qe jam ne javen e 9-te.
Sarah djali jem nje minut nuk rrin me nje vend,eshte femije qe si bejn pershtypje as lodrat as ndonje film i animuar, vetem me mua eshte i lidhur. Te uroj nje shtatzani te mbar edhe ty...
Suarta po le more djalin let knaqet veq mos i le diqka afer qe e din qe vrahet edhe ti prej kauqit kqyre qka po bon edhe relaksohu qika jeme lomsh shpin ma bon as qe po me vjen ne sy vetem shtrem po ri po ruhna qet fillim e inshaAllah Allahu na leteson shtatzanin
(13 vite më parë)
Syarta nuk dua te friksohesh por kujdesu sa me shume shume te mundesh, rri me kembet lart mos bej asnje pune kero dite sa te kaloje kjo sitauate se mua me ka mbetur peng kisha dy dite me gjakderdhje kafe dhe mjekja me tha ske gje dhe une vazhdoja normalisht shkova ne pune sikur te ishte sitaute normale nderkohe qe une dihet te isha regjim aboslot dhe keto dite mos kryej maredhenie. Cdo gje do te kaloje mire vetem ti rri e qete
Flm Eris, sapo u ktheva nga vizita, skishte gje per tu brengosur fatmiresisht, vetem qe duhet te kujdesem me shume per vete dhe te rri shtrit me shume.
(13 vite më parë)
Patjeter tek gjinekologu mos e le veten pas dore. uroj qe cdo gje te shkoje sa me mire
Faleminderit Shqipe,meniher si te kthehem do t\'ju tregoi si vajti,vetem lutem me lajme te mira. Ju pershendes te gjithave dhe faleminderit edhe njeher
E dashur Syarta,ti ke mbeshtetje burrin tend,ke mbeshtjetje djalin tend,ke mbeshtetje shendetin tend dhe shum e shum te mira qe te rrethojne,andaj mos shiqo vetem anet negative por shihi ato te mira qe ke e qe te rrethojne qdo minute...
Kosovare e kam nje djal qe sme le as nje minute te pushoi gjith kohen me duhet te jem mbas tij, diten sflen as 1 or. Sa shume merziten pasi qe edhe familjen teme e kam shume larg dhe disi po me duket kam mbet pa mbeshteje,sa dite te veshtira,por qte bejme...
Mos mendo nga e keqja se rreziku ka kaluar pasi gjekderdhje ske tani,qetesohu,pi ndonje leng dhe ha ndonje peme ,pusho,mendo pozitivisht dhe posa te vjen mundesia kontakto mjekun tuaj...
Gjakrrjedhja në shtatzani asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale. Nuk është shenjë e mirë gjakrrjedhja, qoftë edhe me ngjyrë të kaftë. situata që përshkruan, mundet të mos ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë, por duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog, i cili me anë të ekzaminimeve ka mundësi të përcaktoj shkakun e kësaj hemorragjie të lehtë dhe ta dominojë atë me preparate mjeksore.
Syarta nese ske mundesi te shkosh menjeher mos u streso dhe mos e bej gjendjen alarmante,nese ke mundesi te flasesh ne tel me mjekun qe ia ke besuar shtatzenine dhe te jep ndonje keshille derisa te shkosh per vizite,dhimbjet e barkut gjate shtatzenise jane normale por dhimbjet e forta nuk jane normale dhe duhet urgjentisht vizita mjeksore edhe gjakderdhja gjate shtatzenise eshte shenje rreziku per abort por ne javet e para eshte normale pak gjakderdhje ngjyre kafe..
syarta un te keshilloj te shkosh tani te gjinekologu un kur kam qen 7zane mjeku mja than ne rast se je gjakderdhe urgjen duhesh me ardh bile mka than merre nr e urgjences uroj mos te jet serioze por me mir shkoo
Pershendetje nena jam shume e shqetsuar sepse kam dhimbje ne fund te barkut,dhe ne mengjes kisha pak gjakderdhje. Tani gjakderdhje skam por dhimbje po. Mendoni qe duhet te shkoi per vizit meniher apo te pres edhe pak... Harrova ta ceki qe jam ne javen e 9-te.