Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ngjyrosja e flokeve ne shtatzani

Cfar mendoni per ngjyrosjen e flokve gjat shtatzanis un kam 2 muj e gjysme e guxoj ti ngjyros?

Tina Tina (12 vite më parë)
Ola Sa (12 vite më parë)
Nuk eshte problem,ama eshte mire te perdoresh boje pa amonjak. Pyet paraprakisht sepse jo te gjitha parukerite e disponojne...
Rita Dragovoja (12 vite më parë)
Un s\'mendoj se eshte e demshme..un i kam ngjyros sdi sa her ne shtatzani e vajzen shum mir e kam.
Tina Tina (12 vite më parë)
haha shyqyr Dona ishalla gjithmon eshte i shendosh.ju pershendes
Dona M. (12 vite më parë)
valentina une i kom ngjyros 2 mujsh , 6 mujsh edhe 9 muj edhe mashalah djali si topi osht hahhah
Tina Tina (12 vite më parë)
ju falimnderit te gjithave per pergjigjet
* A & D * (12 vite më parë)
Valentina mua me thane se ti besh me ngjyr nuk eshte mire.mund ti besh vetem shatir sepse me shatir nuk preket koka,dhe un ne muajn e 4 e muajn e 7 i kam shatir floket dhe me kan dal shum bukur.por prap ti vendos.....Ngel e pershendetur nga un..
******* Shqipjaa ******* ** (12 vite më parë)
Faktet e limituara që kemi tregojnë se sipas të gjitha gjasave, ngjyrosja e flokëve gjatë shtatëzanisë është e padëmshme. Organizata e Servisit Informativ të Teratologjisë – O.S.I.T. (Teratologjia është shkencë e cila studion deformimet dhe anomalitë në organizmin e njeriut) e cila na jep informata për rreziqet potenciale në pjellshmëri, thonë se studimet e bëra në kafshë rikonfirmojnë se nuk ka rrezik nga ngjyrosja e flokëve gjatë shtatëzanisë. Për më shumë O.S.I.T. sqaron se shumë pak kemikate që gjenden në ngjyrat e flokëve absorbohen në organizmin tuaj. Por nëqoftëse prapëseprapë jeni të brengosur, pritni me ngjyrosjen e flokëve deri në tremujorin e dytë kur foshnja juaj në zhvillim është më pak e lëndueshme. Poashtu në vend të përdorimit të ngjyrës për ngjyrosje komplete të flokëve, përdorni nijansimin, vijëzimin apo ngjyrosjen parciale ku kemikatet kanë pak ose aspak kontakt me skalpin e kokës. (Çfarëdo agens i ngjyrosjes së flokëve i absorbuar në sistemin tuaj do të depërtonte nëpër lëkurën tuaj, por jo dhe nëpër skalpin e kokës tuaj). Mund të keni ndëgjuar se përdorja e ngjyrosësve herbal është alternativë e mirë, nëqoftëse nuk doni të përdorni ngjyrosës sintetik me kemikate gjatë shtatëzanisë. Por të keni kujdes....“ shikova në të gjitha të ashtuquajtura preparatet herbale dhe natyrale në farmacinë që gjendej pranë. Si shtesë ndaj përbëresve të ndryshëm herbal –natyral të gjithë këta ngjyrosës kishin të njejtët përbërës kimiko-sintetik (siç janë p-phenylenediamini, dihydroxybenzeni, dhe aminophenoli) të cilat, firmat më të njohura i përdorin në ngjyrosësit e tyre permanent apo gjysëm-permanent“. Kana e pastër (Lawsonia inermis) është ngjyrosës gjysëm-permanent herbal i cili është përdorur për mijëra vite, është i konsideruar i padëmshëm, por është i papërshtatshëm për përdorim, dhe duhet lënë që të veprojë për një kohë të gjatë, poashtu jep një nijansë të kuqe - të portokalltë e cila mund të mos ju pëlqejë. (Keni kujdes se produktet e kanës që vijnë në ngjyra të ndryshme dhe veprojnë shpejt, nuk janë kanë e pastër, dhe mund të përmbajnë kemikate sintetike, apo përbërsa metalik të cilët janë potencialisht të rrezikshëm). Unë gjithsesi mendoj se gratë duhet të ndihen mirë me veten e tyre gjatë shtatëzanisë. Se a do të ndiheni më mirë me ngjyrosjen e flokëve apo do keni shkak që të brengoseni në 9 muajt e ardhshëm, është arsye e mirë për të menduar. Nëqoftëse vendosni që ti ngjyrosni flokët, atëherë përdorni dorëzat dhe punoni në ambient të ajrosur mirë që të zvogëloni eksponimin tuaj ndaj kemikateve të përdoruara në proces. Mos i leni ngjyrat në veprim më shumë se sa që është e nevojshme, dhe shpërlani kokën terësisht në fund të procesit.
Tina Tina (12 vite më parë)
amo a e mban floku ngjyren ne shtatzani
Tina Tina (12 vite më parë)
pershendetje nita shyqyre qe ke djalin mir falimnderit per pergjigjen tende sepse eshte shtatzanis ime pare dhe ndegjova qe nuk ben ti ngjyrosesh floket dhe goja kinse edhe nese i ngjyros nuk ta mban floku ngjyren sepse un dua ti bej te bardha.
Jeta Jeta (12 vite më parë)
Valla un niher i kom ngjyros ka muj i 4 a ne mujn e 2 nuk e di asht mir ne fakt mir su hiq mej ngjyros ama tash spo di normal mjeku thot jo mej ngjyros.
Nita Berisha (12 vite më parë)
Valentina une i kom ku nje here ne javen e 12 dhe njeher ne javen e 28 djalin kam lind mire eshte mashallah po ti vendos vet... Shtatzani te mbare

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?