E brengosur per bebin
Pershendetje nena, shpresoj se jeni mire she se femijet i keni mire. Kam nje brenge qe nuk me le rehat. E kam djalin 10 muajsh dhe shton shume pak ne peshe. Ka lindur me peshe te vogel (2.270 kg) sepse gjate gjithe shtatzanise kam pase problem me hipertension. Edhe pas lindjes ka shtuar shume pak tash i ka 10 muaj dhe peshon 6.900 kg. Pediatri me ka rekomanduar tia bej disa analiza. Po me thene te drejten po kam frike me ia bo ketu se spo di njeri ku me ja bo se tash mjekesia u bo biznis dhe besa spo din a po ti bojne qysh duhet. Une po mendoj me shku ne shkup ne sistine, mirepo nuk kam qene asnjehere edhe pse te gjithe po e lavderojne. A keni pase rast te ngjashem ndonjera nga ju me femijet tuaj dhe a keni qene ndonjehere ne sistine. Nese jo ku ia beni analizat femijeve tuaj. Faleminderit!
Sara Sara
(13 vite më parë)

