Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Autizmi si pasoje e vaksinimit

Oj nana me ni vend kish shkru ni nan edhe kish put wka osht autizmi ndersa eris maris i kish shpjegu q ni qifti amerik fmija 1vjeqar ju ka prek prej autizmit prej vaksines we ka mar nmoshen 1vjeqare vajzes kom desht me ja dhan premten vaksinen se ejten i bon no vjet tash po tutna a me lon edhe njo 2 muj mos me ja jep a bohet diqka uh qa m hini tuta spo di qa me bo?

Nita Krasniqi (13 vite më parë)
Bona Shehu (13 vite më parë)
Pershendetje Nita nje shoqja ime thote qe pas vaksinimit cuni i eshte bere me diabet, mase jane te skaduara keto vaksinat se sh njerez kane ankesa
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
Njerëzit me autizm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje. ‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’. Çka është autizmi? Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizm shpesh mund të kenë paftësi të tjera, por çdonjeri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Realiteti për personin me autizm është e pështjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjë gjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pas çdo gjëje.’ Cilat janë karakteristikat e autizmit? Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive. - Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë). - Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit). - Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse). Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen. Çka e shkakton autizmin? Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Poashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës. Diagnoza Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shans që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur. A mund të ju ndihmohet njerëzve me autizëm? Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arrit potencial të plotë më vonë në moshë.
(13 vite më parë)
Nana a dini me tregu se une spo kuptoj me kete qka po shkruni a mundeni te ma shpjegoni ju lutem se une e kam djali 3vjetbe gjysme ende nuk me flet jam shum. e merzitur tash po me duket qe e ka graden ma te ulten te autizmit.eshte interesant ky shum eshte i zgjuar i mequr kupton shumir flet ne gjuhen e vet po nuk e kuptoj se qka thote flet ne gjuhen e vet jam shum e merzitur qe besomni jam ftof prej ksaj dynjeje...me falni nese kam gabu ne shkrim se jam me tele..ju pershendes shum nena
Nita krasniqi (13 vite më parë)
Po briseda vajza neser mi ben 1vjet sa te pres p sh
Desa Desa (13 vite më parë)
shkaktari i autizmiti nuk eshte publikuar ende. po thuhet se te vaksina qe i behet ne moshen 1 vjecare ka sasi merkuri, qe eshte e demshme per trurin e femijes, po te kesh mundesi prit dhe pak , se je dhe me e qete vete.
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
edhe un jakum dhan djalit vaksinen qe 1muj gati nje dit masi ika ber 1 vit po shumm mir eshte niher ishalla si ndodh asgje se kuku per muu zoti hajr e boftt
Tina R (13 vite më parë)
Prsh Nita edhe une e kam lexu ate shkrim, une ja kom dhan djalit vaksinen si i ka bo 1 vjet tash i ka 18 muj mir ehste njiher shyqyr,ishalla ska far efekti anesor se mos vet tu u mundu me i bo mir po i bojm keq :( .... jemi ne hall.
Melika R A (13 vite më parë)
Persh. Nita edhe une te njejten frig e kom pas besom qe 18 muaj ja kom dhon vaksinen e nje vjeqe. Bisedova me pediatein e vajzes aje bindi se per ndryshe kam qen shum me dy mendje. Po njeher vajzen e kom mir si drita tash mi bon ne qershor dy vjet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?