Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per nenat qe kane lind me operim spinal

Pershendetje te gjithave shpresoj te jeni mire dua te ju pyes tash e kam kohen e lindjes mjeku me tha qe duhet te lindi me operacion po kam frik a mundet dikush nga nenat te me tregoj si shkon operacioni she a.ka.dhimje gjate marrjes se injeksionit ne shpine.

Ardiana Hasani (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
jo shum mir po u qudta se ktu te na nuk na vetin po ti mir e paske pas un jam shtatzan per sdyti her lindjen e par e kam pa me prerje cesariane , e po du apet me prerje po inshallah kaloj let , tpershendes shum
Klea Selimi (13 vite më parë)
Eni une kom pas gjineologun tim po e pa qe sun i durojsha dhimbjet edhe e respektoi vendimin tim se me pas kon Dr. tjeter as qe i vetshin,plus asaj burri jem paraprakisht ia dha 200euro n\'dore vetem per lindje edhe pse kontrollat non stop i kom pas tek ai,edhe beso pas 5 apo 6 muajsh m\'kane thirr nifar asociacioni per lindjen e grave ne tel edhe m\'kane bo nifar lloj interviste se a m\'ka shty Dr.qe une me hy ne operim pa pasur komplikime apo vet une kom vendos edhe ju kom tregu qe une jom kon ajo qe e kom deshte vet,ndoshta per disa gra iu doket budallallek ky mendimin im se edhe mami e kejt familjaret m\'kane thon se lindja normale ma e lehte e sene po edhe me lindje normale po prehesh keshtu bile e din qe femin e ki te sigurt pa noj lendim,te pershendes te uroj shtatzeni te mbare e bebi te shendoshe.
Jetta S (13 vite më parë)
Ardiana,thojn: qysh te nxen anestezioni qashtu te lshon,kshtu qe munohu sa ma happy me qene kur ta dhojn,une e munojsha me kesh veq menojsha mire:)) 20 min ka zgjat skom ni kurgjo thojsha me veti qka po bojn moo qe spo fillojn kur po thot mjeku kush po e kap beben edhe kajkeee bebushi e pash edhe u kry.:))) suksese
(13 vite më parë)
ardiana avdiaj shum pom habit te ne nmaqedoni mjekt nuk e vetin pacientin po e shohin gjendjen se mem vet tash jam shtatzan per sdyti kisha dasht prap me operacion me lind , po ktu nuk tvetin e bajn tveten
L.i.r.i ... (13 vite më parë)
Ardiana pershendetje dhe urime qe paske meu be nane,une kam lind para 19 ditesh me operim,jam fut per lindje normale poor u desh me hy ne sall per operim,ka zgjat operimi afro gjys ore,pas operimit kam pas dhimbje te vogla edhe tash kam poor shum rrall,shpresoje te lindesh me lehetesi dhe me nje bebi te shendosh.
Klea Selimi (13 vite më parë)
Ahh moj Ardiana une vet kom kerku me lind me operim edhe pse nuk kom pasur asni lloj komplikimi,kam shkuar ne spital me dhimbje gjinekologu im me tha prit se edhe 2 apo 3ore ki me lind po une nuk mujta me duru edhe i thash du me operacion atëhere ai njoftoi edhe burrin i cili ishte ne pritje jashte burri kishte thene se e respekton vendimin tim dhe i thane edhe atij te nenshkruaje edhe mua gjithashtu edhe kom lind shume mire kom kalu,edhe kismet femin tjeter kur te kem prape operacion ko me kerku see zgjata pakez po mos u shqeteso ti se cdo gje do kaloje si eshte me se miri.
(13 vite më parë)
Une njof shumm gra qe vet kan kerkuar me lind me operacione mos u merakos ..
Ardiana Hasani (13 vite më parë)
Oh nena flm shume per pergjigjejet e.Juaja se a besoni ne stress jam..Jeni shume shume te mira.
(13 vite më parë)
edhe un kam lind me anetezion spinal , shum mir kam kalu hiq kurgjo sum ka dhimt as injeksioni as azgjo skam ndi
Egzona Jakupi (13 vite më parë)
Ardjana un te hanen kam lind me operim shum shpejt per 15min beba eka pas burri im ne dor po normal qe ti ke pak dhembje pas operimit se ne operim snin sen mu mkan pi vetem per boshtit kurrizor ma kan dhan nje Ineksion, edhe anesteziologu mthujke atja fillojm u ani ai tha qyyyy ani beba dul hahah qaq ae.sekam ni vetem kur ja mshun me qajt ateher e niva.3dit ne spital kom nejt tash jam ne shpi po kam dhembje valla pse met rrejt Ardiana po o pasha allahin kur e ki evladin ngat senin veq po merzitna qe sun pe kapi shum dej sate forcona.me fal.e zgjata po hiq.mos tut ishalla eki nje beb te shendosh qaoooo
Tina Tina1 (13 vite më parë)
hi, une kam lind me operacion, zgjat diku te 30 min dhe gjate marrjes se injeksionit se ndien fare, me shume te dhemb nje gjilpere sesa kjo. pastaj gjate operacionit ,sndjen gje fare,,une max qe kam ndjere kam ndjere shtypjen e mjekes siper barkut per te nxjerre bebin. kam qene aq e mpire,sa kur paashe kemben time nje sec,thash po kjo kemba ime eshte,,ahahaah...sdo ndiesh gje fare,, urime ty dhe nje lindje te mbare...
*anika* *2* (13 vite më parë)
Ardiana un kom lind me anestezion spinal nuk e nin hiiiq kur ta dhojn ma pak dhemb kjo se me marr ineksion ne kuk e operacioni mu me ka shku shume mire,te deshiroj lindje te leht

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?