Keto pyetje ju drejtohen te gjithave nenave, jam nje nene e re dhe kam vajzen time 2 muajshe e 3 jave. Gjate shtatzenise ka shkuar cdo gje normal, dhe lindja shkoj shume mire, femija im lindi me peshe 3 e 300 dhe doktori tha qe cdo gje eshte normale, mirepo mua me ka kapur nje lloj frike naj here me duket se mos beba ime ka probleme, nuk e di a e kalon cdo nene e re kete lloj frike, nese mjeku qe priti lindjen time me tha qe cdo gje eshte mire a duhet te shqetesohem une se mos ka ndonje problem? Vajza eshte mire nga shendeti, shton ne peshe, qan shume mbasditeve por doktori me ka thene qe e ka nga barku se thith ajer, mirepo ne balle dhe tek vetulla ka nje njolle te kuqe e ka qe kur ka lindur, a eshte kjo ndonje gje per tu shqetesuar kjo njolla? Ju lutem me thoni me kaq sa u tregova a do kete ndonje problem bebi im se jam pak e shqetesuar dhe pse pa arsye, thjeshte me ka kapur njelloj frike. Pastaj kur eshte ne gjume ben ca veprime, qesh dhe qan a jane normale keto? Ju puth te gjithave, me falni qe u zgjata!
Lona(15 vite më parë)
Mimoza(15 vite më parë)
Pershendetje, Vajza ime kur ka lind ka pas nje njolle te kuqe ne mes te ballit dhe nje ne qafe, tani ajo ju ka terhjeku, por kur qan i duket dhe deri ne moshen 3 vjece ajo fillon te terheqet lart ne koke duke iu zgjate lekura dhe i humbet neper floke dhe nuk i shifet.Ashtu si ka thene dhe Vali qe eshte shenje e merakut e disa te tjere thojn qe eshte shenje e lejlekut, ndersa mjeket mendojne qe eshte nga antibiotiket nese ke perdore gjate shtatzanise, por e rendesishmja eshte qe ti te mos brengoses sepse ate e kan gati cdo femije kur linde. Sa i perket shqetesimit tend per femiunt se a eshte cdo gje ne rregull mendoj qe nenat e kujdesshme tere jeten kemi me e pas kete shqetesim dhe kjo eshte pjese normale e jetes vetem mundohu qe te mos e torturosh shume veten dhe kenaqu sa me shume me bebushen
Vali(15 vite më parë)
Pershendetje, miqte per mu jane te mireseardhur, kjo eshte adresa ime vali_sh@hotmail.com, kemi nevoje per keshilla si une ashtu edhe Ju. Per te mire degjohemi. Me respekt ,Vali.
Lona(15 vite më parë)
Vali desha te falenderoja nga zemra per pergjigjet e tua, se e mbaj mend qe edhe gjate shtatzenise time kur une kam shkruajtur per shqetesimet e mia, ti me ke kthy pergjigje, shume faleminderit, do kisha shume deshire te te kisha mike, nuk e di nese ke adrese facebook-u qe te kontaktojme. Pershendetje te perzemerta.
Vali(15 vite më parë)
Pershendetje, nese mjeku ka thene qe ka shkuar cdo gje ne rregull nuk ka arsye per brengosje, sa i perket njolles nuk e di sa ka madhesine, kjo mundet me qene si thone shenje nga maraku per te ngrene dicka ne shtatzeni, djali ime tash i ka 11 muaj e ka pas nje njolle pike te vogel mbi kapak te syrit deri sa i ka mbushur 9 muaj tash ju ka largu se femijet nderrojne, nese brengosesh pyete pediatrin apo dermatologun, sa i perket veprimeve ne gjume jane normale te gjitha ne i kemi kalu bile mos e ngacmo vajzen vetem shikoje e kenaqu se jane te bukur, ju pershendes.