E lumtur dhe e shqetesuar njekohesisht
Pershendetje te dashura nena. Uroj qe te jeni mire te gjitha. Une kam nje djale qe eshte 10 muaj e gjysem. Kete muaj pata vones te ciklit prej 9 ditesh dhe sot bera nje test dhe me doli pozitiv. Jam e lumtur per shtatzanine por e shqetesuar per djalin se eshte akoma shume i vogel, a mund ta ushqej ende me gji? a iken qumeshti kur je shtatzene? dhe nje gje tjeter qe me shqeteson eshte qe jam shume e shendoshe :( :( nuk kam mbajtur asnje diete se kisha frike mos me ikte qumeshti i djalit, tani nuk di si do ja bej.. Ju lutem me ndihmoni me eksperiencat tuaja. Ju uroj me te mirat te gjithave.

