Jepni fëmijës suaj ndonjë gjë që ta përtypë, gomën për kruarjen e dhëmbëve apo ndonjë leckë të ftohtë të lagur dhe të pastër. Poashtu duke fërkuar me gishtin tuaj në mënyrë të butë mbi mishin lënduar të dhëmbëve të fëmijës suaj mund të ja qetësojë dhimbjen përkohësisht.
Fërkimi i mishit të dhëmbëve me gell sipërfaqësor për heqjen e dhëmbjeve poashtu mund të ndihmojë, por do të ju këshillonim të konsultoheni me mjekun para se ta provoni. Në rast se e përdorni në mënyrë të tepruar atëherë ai mund ti mpin ndjenjat në qafë prapa fytit të foshnjës suaj dhe ta dobësoj refleksin e përbimjes( refleksin për ta përbirë ushqimin (gjë e cila e ndihmon të mos i zihet fryma nga jargët e tij). Në përgjithësi gellat e lartpërmendur janë të parrezikshëm, por ndodh ndonjëherë që të qëllojë ndonjë që mund të shkaktojë mpirrjen e lartpërmendur.Njiashtu mund ti iritohet lekura nga jarget te cilat pasi ti fshini ja lyeni lekuren me pavloderm.