manjola me djath behen keshtu...e therrmon djathin dhe i hedh nje ose dy veze i perzien mire dhe i hedh pak piper...patellxhanet i ndan ne gjysem per zgjati dhe i heqen pak nga ai tuli ate pjesen qe ngel bosh mbushe me djathin dhe bej ne tigan ne fillim nga pjesa posht pastaj nga djathi....
manjolla une i pregatis keshtu : i prej patligjanat ne rath rath dhe i lo ne krip per disa ore pastaj i paloj ne tepsi ,,, edhe i pjeki pak ne fure ,,, edhe ne nje filtere e fergoj qepen dhe mishin edh ja qes patligjanave permbi edhe ,,domatet i prej ne rath rath edhe ja qes permbi ,,, edhe ne fund ja qes hoplla edhe e fus ne fure ,,,uuuuuu shume e mire edhe pak kalorike por e shijshme
oj nenna shum jam kureshtarer rreth kuzhines kam qef me pergatit ama qeta patellgjana spo i kuptoj qka jan a mundi mem tregu qka janse nuk po e di a jam e sigurt se cilt jan flm per mirkuptim
Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe lëkura në tre rripa nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit dhe vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi, shtohen domate të qëruara dhe të prere në forme kubike; vazhdon kaverdisja në zjarr të ngadalshem në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripe, koper. Paellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan me pak vaj pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë
une se lodhi fort veten si ammy, ne vend se ti skuqi, une vetem i laj i grij ne kuba te vegjel, i shtrij ne tepsi siper kete sosin si ammy dhe hop ne furre. shume te shijshem behen. ereza une perdor vegete, biber te kuq te zi dhe pak shafran por shume pak sa te japi nje shije te djegst.
Un i bej keshtu manjola : dy patellgjan i pres se feta te holla per se gjati mar nje tepsi i vendos ne te dhe u hedh pak vaj ulliri siper dhe i fus ne furr lart tek grila dhe i pjek nga njera ana pastaj nga tjetra . Pastaj ne nje tigan fergoj dy qep mesatare , dhe domate 4-5 cope i grij dhe i hidh tek qepa i le te ziejn rreth 10 min mund te perdoresh dhe domate te konservuara. Pastaj mar nje tav dhe nje rend domate nje rend patellgjan deri sa mbaron ne fund i vendos dy spec siper pa i prer fare ashtu siq jan dhe pak vaj ulliri siper speceve pasi i ndihmon te piqen mire e fus ne furre deri sa ta shikosh qe esht ber ska nevoj ta lesh shum vetem sa te mari ate shijen e pjekjes behet shum e mir . Dhe sigurisht krip piper dhe borzilok te that ose te fresket nese perdor te fresket ja hedh pasi i nxjerr nga furra .
Manjola nese e ke fjalen per patligjanat e kuq un i mbushi me mish te grire ja grije nje qep te gjitha melmesat krip biber bujam dhe mishin i pergjit pak pastaj i mbush paligjanat pasi qe ja heq mbrendesin patligjanave dhe i mbush me masen me mish i qet djath te grir permbi i rendit ne tepsi hedh pak vaj dhe i shtin ne furr deri sa te piqen shpresoj qe isha e qart ndoshta te ndihmova sado pak.