A ka pasur ndryshime shtatzenia e dyte nga e para?
Persh. Nena! Per ju qe keni me shume se nje femije a keni pasur ndyshime ne shtatezanine e dyte? Nese jeni ndjere njelloj a keni lindur femije te se njejtes gjini? Ju flm ne avance nese me pergjigjeni.
Ne pergjithesi kam degjuar se kush ka shenja te njejta lind femije te se njejtes gjini. Burri e do me shume se une djalin, por e kam pegatitur shpirterisht per vajze hahaha. O zot mos na e merr per gjynah, vetem ti kemi shendosh.
Jesi une ne shtatzenine e pare kam pas shume shume te vjellura ne 3 muajte e pare,dhe e kam pas barkun me shume te dalur perpara dhe linda djale,e tani qe jam shtatzene per here te dyte kam pas ndryshime sa i perket simptomave dhe nuk kam pas aspak te vjellura,perkundrazi jam ndier shume me mire se sa ne shtatzenine e pare ne fillim.Por sipas mjekut edhe kete femije e pres djale edhe pse kush me sheh sipas formes se shtimit te peshes ne trup thojne se e ke vajze.Ndoshta edhe tek tjera nena ka ndryshime ne dy shtatzani si tek une,tash une pres qe do lindi djale,por ishalla i kemi te shendosh cka do qe do lindim
(12 vite më parë)
Jesi une te dy shtatzanite I Kom pas % per % te njejta si per nga mundimet e lukthit,te vjellurat,.....e edhe ne lindje gjithqka u kan si heren e par,I Kom dy vajza,njeher as nuk guxoj me mendu me nis bebe deri sa ti harroj ato qe I Kom kalu ,po sidoqoft ia vlen cdo sakrific se edhe pa femije mos e lasht allahu kan ,ishalla edhe me ty shkon gjithqka mire e mos u ba marak mundesh mi pas shtatzanit e njejta po me dallu gjinija po mundet edhe shtatzanija me Kon ndrysh e gjinija e njejt,cdo t mire
U
etleva1(12 vite më parë)
Jesi ne shtatzanin e par ( VAJZ ) sjam qu prej shtatit per 4 muaj , kam humb 12 kile jam ken shum keq , kurse tash jam shatzan prap 7 javshe , por tash veq a ka gja ne frigorifer me hanger jam krejt ndryshe nga shtatzania e par , per gjinin se di akoma , po sdon me than gja , se motra jeme si me djal ashtu edhe me vajz mujt e para eshte ken shum keq .
Po s\'ka ndonje gje, ashtu sic dikush kerkon te kete vajze, une e kam vajzen dhe kam deshire tani te kem edhe djalin. Megjithate cfare te me dhuroje perendia, ai di me mire per ne.
uroj te plotsohet deshira,te them te drejten un kam percjell kalendarin kinez dhe sipas saj kam ngelur shtatzene dhe deshti Zoti te me fale djale...Kerkoj falje nga Zoti edhe pse nuk i besoj shum por thjesht e kam bere nga kurreshtja por e di se Zoti ka dasht dhe ashtu ka vepruar...
jesi une me vajzen kam qen krejt ndryshe.... tash me kan thon djal uuuu paksha ty flejt edhe shume me ka mundu tuga ... e ne shtatzanin e pare me vajzen se kam dallu mundimin une kam pas dallime ne shtatzani .... jesi qfar femije i ke?
Un jam ne shtatzenine e dyte,ne te paren kam pas shum e shum probleme ku per shkak tyre kam lind parakohe ,tani fale Zotit jam shum mire,nuk kam asnje problem dhe lus Zotin qe te me vazhdoje keshtu deri ne fund te shtatzenise...Sa i perket dallimeve perveq ato qe permenda mund te shtoj se ne shtatzenine e par kam lind vajze dhe kam shtuar peshe ne gjith trupin ,u pata bo shum e keqe,ndersa tani e kam djale dhe nuk kam shtuar shum kg,me shum vetem ne bark...Zoti e din me se miri...
Persh. Nena! Per ju qe keni me shume se nje femije a keni pasur ndyshime ne shtatezanine e dyte? Nese jeni ndjere njelloj a keni lindur femije te se njejtes gjini? Ju flm ne avance nese me pergjigjeni.