Pershendetje nena. Jam e interesuar te dije se a ju ka ndodhur juve, qe kur keni qene te stresuara ose nervoze te ju pakesohet qumeshti i gjirit, pasi qe mua si duket po me ndodh kjo gje?! Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjet tuaja.
Iliriana(15 vite më parë)
Nita(15 vite më parë)
Pershendetje Iliriana,
Padyshim qe stresi ndikon ne pakesimin e qumeshtit... nje gje te tille e kalova edhe vet, bebja ime perfundoi me formule qe nga muaji i pare dhe shkaktari kryesor ishte stresi dhe tejlodhja... kisha beben shume qaramane, vuante shume nga gerrqet qe kur lindi dhe spushonte kurre se qari... mundohu te perfitosh nga ndihma qe mund te te ofroje ndonje i aferm per ta tejkaluar kete periudhe qe te kesh sa me shume kohe per te pushuar, per tu marre me veten dhe bebin. Shpresoj te mos ndodh te mbetesh pa qemesht siq mbeta une!
Nida09(15 vite më parë)
Ilirjana te keshilloj ta largosh stresin thjeshte duke menduar se çfare mrekullie te ka dhuruar zoti, çfare dhurate te çmuar ke ne dore dhe ajo eshte krejt merita jote. Mos e vrit mendjen se ça thone te tjeret. E di se eshte e veshtire, se nuk mund ti anashkalosh po mundohu per beben dhe veten tende. Ne fund te fundit, nuk do arrish gje ne drite duke e stresuar veten tende thjeshte do shkaterrosh veten tende dhe familjen dhe do tu besh qejfin atyre qe te shqetesojne. Keshtu qe, mos e vrit trurin po shif bebushin tend. Ju uroj gjithe te mirat.
Iliriana(15 vite më parë)
Ju faliminderit per keshillat tuaja ,gjithsesi do te mundohem ti aplikoj. Ndoshta vlen te ceket se nervoza ime nuk vjen si pasoje e bebushit sepse knaqem me te por vjen nga sindromi "vjeherr" pasiqe jetojme me ta dhe nuk mundemi ta jetojme jeten e qete sic dime dhe deshirojme por shpresojme per dite me te mira. Gjithsesi keshillat tuaja ishin shume te mira dhe do ti aplikoj. Shendet per ju dhe familjet tuaja...
Eda(15 vite më parë)
Gjithsesi duhet te punosh me veten sepse vetem ti mund te ndihmosh veten dhe bebin. Nervoza nuk te ben mire as ty as bebit prandaj mundohu te mbash mendjen tek gjerat e bukura. Nese nuk ke sukses atehere lexo ndonje liber qe te pelqen, shiko TV programe relaksuese, apo ndonje film si psh drame familjare ose komedi.
Elona(15 vite më parë)
Stresi ndikon shume ne ndaljen e qumeshtit te gjirit, prandaj mundohu te qetesohesh.
Trandelina(15 vite më parë)
E dashur tashme je nene, mundohu ta reduktosh stresin ne minimum sepse ai jo vetem ta pakeson gjirin por edhe do ta shqetesoje foshnjen tande sepse stresi yt percillet gjithsesi tek foshnja dhe nervoza yte ndikon shume ne kualitetin e kujdesit e dashurise qe i ofron atij engjjulli prane teje. Duaje shume kete kohe te amesise sepse foshnjet aq shpejt rriten sa ti do befasohesh.
Pershendetje nena. Jam e interesuar te dije se a ju ka ndodhur juve, qe kur keni qene te stresuara ose nervoze te ju pakesohet qumeshti i gjirit, pasi qe mua si duket po me ndodh kjo gje?! Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjet tuaja.