Mirmrama nana ,Adin ndonjera prej jush ndonje ad ne net qe ka shum rreceta per mej gatu femive 11 mujsh,dhe nqs dini ndonje recet amunte me shkruani flm shum ..Naten emir
Prsh Elizabeta. Disa receta qe ja kam pergatitur vajzes ne kete moshe:
1- Supe me perime; patate, karrota, kungulleshka, qepe, brokoli. Priten te gjitha ne kubike te vegjel dhe zihen ne uje me pak fare kripe dhe 1 luge vaj ulliri. Pasi te kene ziere perimet, nese femija ka filluar te haje me copa i shtyp pak me pirun dhe i hedh serisht tek lengu qe ka mbetur nga zierja, nese i do ne forme pureje i bluan ne mikser. Me pas pergatis vecant beshamel dhe e shtoj ne tenxhere ku tashme jane perimet bashke me lengun. Dhe eshte gati dhe shume e shijshme.
Mund ti pergatisesh makarona fidhe me qumesht dhe me djathe siper. Makarona me lengun e perimeve dhe perime te bluara. Supe me oriz dhe kos.
Varet se cfare preferon edhe femija dhe se si eshte mesuar te haje. Ti mbase i ke provuar te gjitha keto por gjithsesi shpresoj te te kem ndihmuar sadopak :)
Kalofshi mire.
Mirmrama nana ,Adin ndonjera prej jush ndonje ad ne net qe ka shum rreceta per mej gatu femive 11 mujsh,dhe nqs dini ndonje recet amunte me shkruani flm shum ..Naten emir