Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ne lidhje me bitest dhe triple test
Jam Meri, 29 vjec e kam shtatzanine e dyte dhe tani jame 18 javeshe. Ne javen e 12 bera bitest i cili me doli 1:1400 nderkohe per moshen ishte 1:1000. Ne javen e 16 bera triple test dhe nderkohe me ka dale 1:560 nderkohe qe zona e rrezikut eshte 1:300 dmth jame shume afer kesaj zone ndersa Trisomy 18 me ka dale 1:30000. Dua te di nga ju nena nese keni pasur rast te tille a e keni bere amniocentezen mua doktori nuk ma rekomandoj po kam shume frike dhe nuk ndihem e qete. Po nese keni pasur rast te tille si ka dale femija juaj pas lindjes. Dua te theksoj qe matjet ekografika vazhdojne te dalin ok brenda normave ndersa analiza e gjakut sjell rrisk. Do ju kerkoja te me jepni nje mendim dhe per amniocentezen gjithashtu duhet ta bej apo jo? Faleminderit!
Meri X (13 vite më parë)
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Meri ku jeton ti? Ne vend te kontrollimit te ujit, tani ne Zvicer, Gjermani dhe Austri behet analiza e gjakut e quajtur prenea test! Rezultatet jane shume te sigurta, vetem dallimi eshte qe nuk e rrezikon jeten e bebit, dhe qe kushton shtrenjte 1300€ dhe nuk e mbulon sigurimi, dmth duhet paguar vet! Po ta dergoj webfaqen http://lifecodexx.com/index.php?id=24 gjithe te mirat ty dhe bebushit
Fitesa * (13 vite më parë)
Meri, fillimisht te uroj qe cdo gje te shkoj mire e mbare dhe te lindesh bebe te shendosh. Une per vete nuk kam bere amniocentezen asnjehere (3 shtatzani), por e kuptoj edhe hallin tend. Nga leximi i vlerave tua nuk me duket dicka e frigshme qe do te rekomandohej berja e amniocentezes. Desha te t\'pys cka do te fitoje edhe ne qofte se e ben amniocentezen dhe nuk e ke rezultatin qe e pret apo ke deshire? A je e gatshme te pranosh ndonje rezultat ndryshe? te lutem mendo mire me veten rreth kesaj ceshtje. Uroj qe brenga jote te lehtesohet dhe te te mos shqetesoj me..
Leonora Berisha (13 vite më parë)
Pershendetje Meri edhe une i kam bere keto teste dhe mjeku tek i cili une kryej kontrollat me tha se rezultatet jane shume te mira por sa i perket amniocintezes une nuk te kisha rekomandur te besh per arsye se kam lexuar se eshte rrezik per femijen, une nuk te rekomandoj duke pasur parasysh se nuk te ka rekomanduar mjeku megjithate ju jeni ajo e cila vendos e fundit, te deshiroj shtatezani te mire dhe bebe te shendetshme.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?