Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Perkrahje per gjidhenje
Nena te dashura,
Pavaresisht se jam shume e zene me pune, kjo faqe me eshte bere opsesion dhe ndihem shume e lidhur qe vazhdimisht te shikoj a ka pyetje te reja dhe bej cmos qe te gjej pak kohe te jap ate qe di e te perkrah ate qe mundem, qofte edhe vetem moralisht t\'a perkrahe.
Tani qe lexova nje shkrim nga nje nene qe eshte merzitur shume qe duhet t\'i shtoj ushqimin femiut te saj 5 muajsh perveq qumeshtit te gjirit, ndjeje nevojen te ndaj me ju nje mendim timin.
Paraprakisht, dua te theksoj se eshte shume ndjenje e forte dhe e ndjeshme ceshjta e gjidhenjes per ato nena qe kane menduar dhe jane munduar me cdo kusht qe t\'a ushqejne femiun ekskluzivisht vetem me qumesht gjiri deri ne 6 muaj dhe pastaj te vazhdojne akoma krahas ushqimeve tjera gjate rritjes se paku deri ne 2 vite.

Eshte shume e ndjeshme kur behet fjale ushqimi shtese, ngase nena fillon t\'a ndjeje veten fajtore qe nuk prodhon me qumesht; kete e kam perjetuar edhe une, mirepo ajo qe kam bere une me veten time ishte vertete nje beteje te cilen me ndihmen e Zotit edhe e fitova.

Desha te ju pyes edhe ju dhe te pyes edhe admin\'et e kesaj faqjeje, a jeni te pajtimit ta bejme nje sekcion te vecant vetem per gjidhenjen e cila ceshtje eshte shume shume e rendesishme per rritjen dhe zhvillimin e bebeve tona. Sidomos tani kur vlerat e ushqimit tjeter biejne dhe behen shume te dyshimta dita dites.

Ne rubriken qe mendoj ta hapim, do kishim postuar secila ato qe dijme dhe ato qe mesojme ashtu qe t\'a ndihmojme njera tjetren me pervojen tone per nenat e reja.

edhe po te mos realizohet kjo, dua te deklarohem qe jam ne gadishmeri, qofte privat qofte publikisht te ndaj me ju ato qe di dhe ato qe do mesojme se bashku per gjidhenjen. Me ndihmen e Zotit, uroj te kemi sa me shume nena te dedikuara per gjidhenje ekskluzive deri ne 6 muaj e te vazhdojne tutje deri ne 2 vite krahas ushqimeve tjera.

Ju pershendes duke ju uruar dite sa me te pushushme me plot kenaqesi :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Albulena Tahiri (13 vite më parë)
Uuuurrrrrra..Shum mir..Ju lumt te gjithve ..
Fitesa * (13 vite më parë)
Pergjigje Pozitive :) Edhe pse me kan shkruar ne e-mail, desha ta ndaj me ju kete pergjigje: \"Pershendetje Fitesa, Kerkesen tuaj e kemi marre parasysh dhe per kete keni pergjigje pozitive, patjeter qe do e bejme, vetem na duhet pak kohe derisa ta mendojme menyren se si do duket dhe realizimi. Ju flm shume, bebaime.com\" :) Shpresoj qe sa me shpejte te kycemi ne nje rubrike te vecante te cilen do ta begatojme me shume artikuj dhe pervoja tona :)
Albulena Tahiri (13 vite më parë)
Falenderimin e kam drejtuar edhe per te gjitha nenat e tjera te cilat me shum perkushtim po na gjinden ne hallet dhe brengat tona..
Albulena Tahiri (13 vite më parë)
Fitesa Allahu tshperbleft qe tka ra ndermend nje gje kaq e vlefshme, sidomos per ne qe po presim te behemi nena e qe si te reja e te pa pervoje qe jemi, po ndjejm nevoje te vazhdueshme per perkrahje nga nenat e tjera. Perkrah plotesisht propozimin tend dhe faleminderit per gadishmerine qe ke tregu per tju/tna dal ne ndihme nenave qe kane nevoj per ju..
Linda Al-su (13 vite më parë)
Tema me e prekshme per mu si nane para 3viteve kur linda vajzen.e madhe me efdhu gjini shum.mir ne.fillim.me rrjedhshi. u.ushqejsha shum.mir.me.fruta pas 4 jave filloi te me ndalej un nuk e kam vrejtur se.po.ndalet shum.shpejt kshtu vetem se bluza.nuk lagej me nga rrjedhja kur.mpytshin a ki gji thoja po disa gra me than mos treg.se merr msysh duhesh.me thon jo shum edhe kshtu fillova me ju tho. ne javen e 4 te vajzes vajza qante teper un e ushqeja me gji.nuk disha qe nuk.kom isha e re temp.ishin shum te larta pavarsisht se ushqehesha.mire gjiri filloi e u.ndal dy dite kshtu vajza qante teper ni.shoqe nga rusia.ku.banonim afer e ka ndi vajze tu qa edhe erdhi qka ka thash sdi e pastrova e futa.ne.gji.po prap.po.qan ajo.kishte djalin dy jav para vajzes time tha ndoshta ske gji.un.thojsha.kom.ajo.ma.pruni.pompe..me rrym.me.nxerr gjinin un as 30 ml.si mbusha mi.pruni.do.qaja qka i.perdorke i.pita po gjiri.svinte un fillova.me qa se vajza.qante shum ajo inxerri150 ml.qumsht nga gjiri i saj ja dhash vajzes .uk e besoni nana si i benen zorrr vajzes kurr nuk e harroj dhe qaj kur e mendoj atnat.nuk e futa vajzen ne gji hiq pija.qaj.haja pija uje per.te.nesermen po.ishte e kot te nesermen bleva qumsht formule dhe.kurr vajza ska qajt per gji.po u.ndisha shum.keq si nane pse un spo kom gji si shoqja.ime ndersa vajza e dyte tani 3 muj e gjys nuk.mujme ofru te gjini kurr ngat se ende e ndin.eren .e vajzen e dyt.nuk.u.rregullu.gji.k.ishte si.uje vajza e donte po nuk shtonte sa duhej.edhe.aq shum.kishe gerqe dy.dite se.ngreke hiq.infermierja vi ge qdo dit mu.edhe.nga stresi i teper.qe.e.kisha gjini.largohej ksha frik.mos nga duhani qajsha shum isha shum.e ndishme.si nan lehon.kur e dergova .e pediatripediatrja ma rekomandoi.qumshtin qumshtin formul se vajze nuk.ishte e qete gjatgjidhenjes nuk ucormojke qumshti siduhej se kjo nukthithte e provova me pump.njejt edhe z largova nga gjiri sa her qante vajza.nga gerqet un Aja ne ze bashk.me ta edhe mbesoni nana qe e kom.nem veten qfar nane jom.un qe smuj.me prodhu qumsht sot ende qaj se e ka dasht gjini. shjm.po gjini nuk ka pas vlera ushqyese as pak une jom pro gjinit deri.ne 6 mujorin e pare ju.pershendes shume te gjitha nanat e kti.portali qe.sa her kerkoj.ndijm jon te gatshme mee u pergjigj
Ammy . (13 vite më parë)
Gjithashtu pro .
Kloa 1 (13 vite më parë)
Pro
(13 vite më parë)
Shume me vend kishte me qene ajo rubrike.T atregoj rastin tim;pas lindjes se djalit edhe ne mungese te informacionit edhe mosperkujdesja ne spital pas lindjes kam pas shume shume problem me gjidhenie,kur ka fillu djali me qajt se ka dashte me pi,gjirin nuk ma merrke,une kisha probleme me maja shume,plus dhimbje plus depresioni paslindjes,u benan tana edhe shkova ne farmaci i mora qumsht formule se mu duk zgjidhje per momentin edhe thash qe e merr ma vone gjirin,ne nderkohe e nxjerrsha qumshtin me pompe,pas 4 javeve e vendosa edhe e binda veten se tash duhet veq me gji,ka qene shume veshtire se djali ishte mesu me shishe.por dikur u mesu edhe jam shume e lumtur qe kam vepru ashtu.djalin e kam majt deri ne muajin e 10te ne gji per shkak te shtatezanise se dyte mu dashte me ia nderpre edhe shume veshtire e kam perballu ate moment edhe une edhe ai,,tash kam vajzen 14 muajshe edhee kam ne gji ,edhe knaqet kjo edhe une edhe se kam ne plan me ia nderpre njehere...Pasi kam lind djalin asnje mami ska qene as me me mesu qysh me i jep as me me tregu per perparesite e gjidhenies...une e perkraki propozimin tend edhe jam ne gjendje aq sa muj me ndihmu,,shendet
(13 vite më parë)
Fitesa edhe un jam e pajtimit me kerkesen qe ke bere,, un e kam mbajt vajzen deri ne 6 muaj ne gji pastaj nuk kam pas shum mu desht me I shtu pluhur derisa gjiri mbaroi komplet,, un tani e kam me pluhur,,un mendoj qe maximumi 1 vit ose 1 vit e gjysem mjafton me mbajt ne gji femiun,, 2 vite me duken shum sepse kur te beje 2 vjet pastaj asht ma veshtir me ja nda,, un kam pa nena qe ja japin gjirin edhe deri ne 3 vite
Fitesa * (13 vite më parë)
Ariana, shume falemnderit per perkrahjen, besoj se edhe nga ti shume nena do fitojne njohuri dhe mbeshtetje :).
Fitesa * (13 vite më parë)
Briseida, e dija qe ishe ti dhe mbajta shume mire emrin ne mend, por nuk desha ta personalizoj. Ta them te drejten mu mbushen syte me lot kur lexova postimin tend, se e ndjeva shume thelle. E kujtoj kohen kur gati sa nuk me iku qumeshti nga brenga dhe kur fillova te pompoj filloi te dilte dhe gjak. Kjo ishte nga mosdija si te pompohet qumeshti edhe pasi vajza tashme ishte gati 2 muajshe dhe e ushqyer me gji. Me peshe shkonte ne mesatare. Qaja ne heshtje, e haja veten, luftoja me ndjenja, beja shume lutje, vajza qante, u detyrova te bleje qumshtin pluhur, provova t\'ia jap qe te pij pak deri sa te mbushen gjinjt prap, por nuk e donte aromen e pluhurit, ne anen tjeter ende nuk kisha qumesht. Bleme dhe boze, pija caja, pija supa, deri sa ne fund te asaj dite kur fillova ta mund veten me bindje te plote se do ia arrije, se qumeshti i gjirit eshte opcioni i vetem per vajzen time me erdhi prap qumeshti dhe vajza rifilloi te pinte. Pastaj, ndodhte qe gjate dites pinte vetem nga shishja qumeshtin e pompuar, ndersa kur ishte ne gjume pinte edhe nga gjiri. Kjo kishte ndodhur ngase vajza kishte pak anemi dhe ndihej pak e lodhur per te thithur. Pasi filluam trajtimin me hekur, largova shishet dhe e ktheva prap ne gji edhe gjate dites. Ehhhh sa \"mundimet\" per te vazhduar. I futa ne thonjeza mundimet, sepse nuk i llogaris si mundime, i llogaris si nder betejen me te mire qe kisha sepse rezultoi me gjidhenje te suksesshme. Natyrisht qe ushqimi i nenes eshte shume i rendesishem gjate kesaj kohe, por kur nuk eshte se? :). Ne rubriken qe do hapim, shpresoj, do flasim edhe per ushqimet dhe dietat qe nuk ndepresin furnizimin me qumesht :).
Ariana Blakaj (13 vite më parë)
Pershendetje Fitesa edhe une jam pro propozimit tond edhe pse nuk e kom pas at knaqesi mi ushqy femijet e mi me gji se asht nje ndnjen e mir kur ju jep gji ju pershendes te gjithave.
Desa Desa (13 vite më parë)
pershendetje Fitesa, une jam qe kam shkruar temen qe isha merzitur pse djalit i kalova ushqime shtese. fale keshillave te nenave e kalova disi merzine, por me duket sikur ehte shkeputur dicka nga vetja. madje as burrit si kam thene qe une skam qumesht shume qe djali ska fituar shume ne peshe, aq problem e kam qe me eshte larguar. me gjithate duhet te keshillojme njera tjetren qe te sakrifikojme per femijen. une personalishte ne fillim s\'haja shume pasi sdoja te shendoshesha , doja te vija ne kg e para shtatezanise, e dalengadale oreksi me iku vete. kjo eshte gje sh e keqe, nena duhet te mendoj per femijen se pari. gjithesesi se kisha idene qe do me ikte qumeshti nga mungesa e ushqimit te une. uroj qe te keshillohemi per te mire e te largojme nga e keqja
Fitesa * (13 vite më parë)
Jetta, falemnderit per perkrahjen e dashur, me beso se shume shume do kisha dashte qe asnje nene te mos perballet me veshtiresite e fillimit te gjidhenjes. Disa fillojne shume shpejte ndersa disa bebe kerkojne ti lusim. Per kete do na nevoitet nje rubrike e tere me shume shume shume keshilla qe do ndajme, me shume gjera qe mbase disa nena as nuk kane degjuar se eshte e mundur. Mua me ka ndodhur qe te me shikojne si alien kur iu kam thene qe ky qumesht ne shishe eshte i pompuar nga gjiri im.
Fitesa * (13 vite më parë)
Lina, do i shkruj adminit per iden\' dhe do e ftoj qe ti lexoj pergjigjet tuaja :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Lola, mashaAllah e dashur, mashaAllah, me mahnite me kete shkrim. Zoti i dhent e betes tende gjithmone shendet te mire. Pavaresisht gjidhenjes, djali im disa here eshte semure dhe eshte bere i ndjeshem, megjithate jam shume e bindur qe qumeshti qe e pin, akumulohet ne eshtrat dhe organizmin e tij qe herdokur do e mbrojne dhe forcojne ndaj viruseve te ndryshme. :), Amin ne lutjen tende.
Fitesa * (13 vite më parë)
Liris, sa me embelsi e ke pershkruar kete ndjenje... eshet shume e vecante :), falemnderit per perkrahjen. Shpresoj te na realizohet sa ma shpejte ashtu qe te perfitojme me shume dhe me shpejte :). Te uroj gjidhenje sa me te gjate dhe te mjaftueshme :) per bebushkin tond te embel qe me duket se e shoh duke u kenaqur
Jetta S (13 vite më parë)
Fitesa,ide shume e mire.Nder ndjenjat me te bukura kur eshte fjala per nene-femije eshte gjidhenja.Pas lindjes kam pas problem me gjij si shume nena besoj,plusss nuk kam qene ne dijeni qka te beje ne ato momente si ta kapi bebin,si ti jap!!Ditet e para vetem qaja pse nuk po mundem ta ushqej me gji,me kishe ardh qumeshti shume e bebi nuk mundte te kapte majen nga fortesia,por pas 5dite u normalizua gjithqka,tash ka 5muaj e gjyse e ushqej me gji dhe jam shume e lumtur qe arrita pas gjithe atyre diteve te para te veshtira.
(13 vite më parë)
Fitesa te faleminderit shume.Mund ti shkruash edhe adminit po edhe ketu e shofin.Do marresh pergjigje pas nje kohe pasi te analizojne se a kane mundesi apo jo se dihet se sa shume mund duhet me hap nje rubrike.
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
Pershendetje Fitesa,shume ide e mir.Une e kam vajzen 10 muajshe e kam me gji edhe hiq smuj me paramendu me hjek niher qaq mir ndihna kur e kam ne gji qe sdi me pershkru plus kur e shoh sa mir eshte vajza asnjher ska perdor sirup,asnje virus ska pas deri tash plus em pesh eshte shume mir a ka gje me te mire per nje nene,uroj qe te gjitha nenat e reja te provojn kete ndenj Gjitha te mirat per juve
L.i.r.i ... (13 vite më parë)
Fitesa une te pergezoj qe je kujtuar per te shtjelluar kete tem me ne...une dje e bera nje pyetje lidhur me kte tem,jam e lumtur kur shof djalin duke thith aq mire tek gjiri im dhe kur e shof doren e vockel qe e ndon afer gjoksit dhe kenaqet po ta lesh ter diten rrin ashtu...dua ta mbaj femijen ne gji sepse behet me i fort ndaj gripeve ndaj cdo gjeje por momentalisht kam gji te mjaftueshem e lus Zotin te kem edhe me tej,sepse pamvaresishte lodhjes gjat naten ose puneve dites une kur vjen koha me ushqy femijen gezohem qe do shtrihem afer tij dhe doe lemoj koken e tij sepse e ndjeje shum me afer ato qaste.:-)
Fitesa * (13 vite më parë)
Lina M, te uroj shtatzani te mbare dhe gjithcka te shkoj sa me lehte ne lindje dhe pas lindjes. Uroj te rrisesh femije te shendetshem dhe te hajrit qe do te te behen freski e shpirtit. Eh moj Lina, ka shume shume nena qe njoh qe kane kaluar neper ate ndjenjen tende..dhe une gaaaati kam perjetuar te njejten. Ne rubriken qe e mendoj, do kishim ndare mes vete metoda te ndryshme psikologjike dhe teknike per gjidhenje te suksseshme. Shpresoj te na realizohet kjo kerkese. Nuk di a do te duhej te bejme kerkese me te vecant diku apo adminet mund te na lexojne dhe ketu.
S@r@h ♥ (13 vite më parë)
fitesa shume ide e mire se njeriu po ka nevoj per perkrahje dhe ideja si te arij deri tek stimulimi i gjirit te pershendes
Fitesa * (13 vite më parë)
Alketa, me vie keq per pervojen aq te dhimbshme qe ke pasur; jam e sigurt qe krahas gjithe mundimeve qe ke bere per te arritur qellimin, prap je ndier keq :(. Ashtu eshte; nder ndjenjat me te vecanta eshte gjidhenja per lidhjen nene-femije. Pervoja juaj jam e bindur qe do te jete shume e rendesishme per nenat e reja.
(13 vite më parë)
Pershendetje Fitesa,do ishte shume mire qe te kemi edhe kete rubrike meqese edhe vet portali ka natyren per keshillim te mirerritjes se foshnjave.E gjiri eshte gjeja me primare.Une e kam ushqy djalin vetem 2 muaj me qumesht gjiri dhe qe ne start kam pas shume pak gji qe me eshte desht me ja shtu qumeshtin pluhur.Me kujtohen ato dite te veshtira sepse nuk kisha mjaft gji dhe djali qante me te madhe.Edhe pse me qumesht pluhur e kam rrit deri ne moshen 18 muajshe dhe eshte mjafte i forte,prape kur me kujtohet se me eshte deshte ta ndaj nga gjiri aq te vogel me dhimbset teper.Tash jam ne pritje te femijes se dyte dhe po lutem qe se paku 6 muajte e pare te kem mjafte gji,por si do shkojne gjerat te shofim.Por nje gje e kam kuptu se nuk nvaret vetem nga deshira e jone sepse kur nuk ta prodhon organizmi qumeshtin e gjirit ishte e kot me cka do qe perpiqesh ta stimulosh.Uroj qe nenat e reja te kene mundesi sa me shume ti ushqejne me qumesht gjiri femijet e tyre
Fitesa * (13 vite më parë)
Rea, pikerisht kjo qe thua ti eshte ceshtje qe duhet ta permiresojme tek njerezit tone e sidomos edhe kur jane ato vet nena. Vet nena me se miri e di cka eshte e mire per femiun e saj; Insitikti i nenes nuk eshte per t\'u neglizhuar assesi. Duhet se pari ta edukojme veten qe sa me shume te besojme tek ky instikt e pastaj te dijme menyrat si t\'a \"arsyetojme\" veten edhe para tjereve. Sado qe mundohemi t\'a injorojme faktin qe s\'ka pse na bezdis cfare thone te tjeret, prap jemi te ndikuara...mirepo kjo na ndodh vetem kur nuk kemi besim ne vetveten tone; prandaj ju ftoj qe te behemi bashke dhe t\'a perkrahim njera tjetren ne kete ceshtje kaq te rendesishme.
(13 vite më parë)
Une deklarohem pro propozimit tend. Megjithese une vajzen vetem 4 muaj kam pas ne gji, djalin as nje dite :-((((, po di qe mundem te je jap perkrahje nenanve qe te mos dorezohen :-)))). nuk eshte asgje momenti i lindjes dhe marrjes ne gji i foshnjes, sa jane momentet kur mban ne gji foshnjen, e sa e dhimbshme e papershkrueshme kur femija ndalon gjinin.
Adre Tirane (13 vite më parë)
intersante do ishte, une ekam vajzen 16 muajshe dhe akoma i jap gji megjithese jam dhe ne pune. kam shume \"presion\" nga njerezit per faktin qe i jap akoma gji vajzes, me thone eshte e kote dhe qe tani ben vec dem, por une vazhdoj ti jap.
Fitesa * (13 vite më parë)
Uuups sa shume pasna shkruar :s

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?