Keshilla e juaj
Si jeni sot nena,si po kaloni ne portal?Desha te ju pyes dicka.Kam lind qe 6 jave dhe po merzitna shume,njehere thash qe e kam depresion pas lindjes por po me duket mu ka kthy jeta ne monotoni,vetem ne banes ty nejt pune te shpis me femije,edhe po me duket qe s\'kam ndjenja me per burre kjo po me bene marak me se shumti.Ai s\'eshte as qe feston festa as fort shoqnishi me mua s\'po dalim,thjesht vec ty nejt para tv ose kompjuterit ose dalim nje kafe e pijm shpejt edhe kthehum ne banes.Shpesh po me kujtohet femijria ime,qysh kam kalu mire me babin (tash me nuk eshte ne jete) e shume sende tjera tash me qe si kam,kam merzi te madhe shume,me duket qe krejt po kalojn me mire se une.Cka po ju merr mendja juve cka po ndodh me mu?Apo cka duhet te veproj une qe te hjeket kjo merzi?
Rita Hasani
(13 vite më parë)

