Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kujdestarja apo kopshti?!

Ju lutem me keshilloni ne baze te pervojes tuaj..e kam vajzen shtat muajshe dhe me duhet te dal ne pune. Akoma nuk mund te vendos me mir ta dergoj ne kopesht(qerdhe) apo ta marr ndonje kujdestare be shtepi. Po ndihen shum keq se qe shtat muaj dit e nat me to,kurr pa ja prish. Bile shum gjana i kam lene anash vetem qe ksaj mos ti mungoj asgje. Ju lutem me tregoni si te veproj se jom ka merzitem shummm!

Ina Ani (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Ina :), te lutem mos u merzit..Ne qofte se ke brengen qe ka aq shtreter ne dhomen ku flejne, largoje tani kete brenge se nuk eshte asgje per tu shqetesuar, fundja ajo nuk do qendroje 24 ore aty. ben nje gjume 1 apo dy ore aty dhe vie koha ta marresh ne shtepi. Ajo do e mesoj qe aty qendron vetem gjate dites dhe do kete shume kenaqesi kur do loz me femijet tjere :). do vije dita kur e sheh edhe vet se edhe atje kenaqet :), sikur vajza ime. Ka bere shume shoqe dhe kur shkoj ti marr ndonjehere futem brenda ta ushqej djalin me gji, dhe ajo aty luan ne prezencen time.. e shoh cfare lidhje te mira ka krijuar me mesuses dhe shoqerine. :), Ti shkon here pas here ta vizitosh, telefono (por mos e bej shprehi shume here gjate dites :) se kjo nuk te ndihmon as ty as bebit sepse mesuesja do te duhet te flas me ty perderisa ata do kene nevoje per te).. dhe gjithcka do jete ne rregull :), Amin ne luten tende e dashur
Ina Ani (13 vite më parë)
Oj mami Fitesa me shtine me qajt...edhe une njejt gjithkund me to..a beson qe edhe ne takim pune e kam marr me vete. Sot isha te nje qerdhe,hera e par qe e vizitova nje qerdhe. U duke paster e mir,ama 7 a 8 krevate me beba me nje dhom..kjo osht msu qetsi me flejt veq me mu. Nganjeher kur shkoj diku qe ka shum njerz ne dhom merzitet dhe nuk rrin...ato edukatoret me than qe femijet mesohen shpejt..por nuk e di nuk po muj mi paramendu ate moment kur tja dorzoj dikuj engjellushen time. Dita e hene erdhi e une ende pa zgjidhje...te falenderoj qe po mundohesh me ma be sa ma te leht...zoti te ruajt ty dhe familjen tende.
Fitesa * (13 vite më parë)
Ina e dashura, me duket se jam ne shpirtin tend.. oh sa e veshtire.. por te lutem bledhi forcat dhe jepi kurajo vetes,.. sado qe ne ketu nuk po dijme si te te ndihmojme. edhe une kam dergu vajzen 7 muajshe ne cerdhe.. e ka perballuar shume mire dhe shpejte eshte adaptuar.. nuk kam mendu qe mund ta le dikund.. ta them dhe kete: ASNJEHER nuk e kam lene vajzen me dikend qofte ne shtepi qofte jashte saj e une te shkoj dikund qofte per zor apo per qef. Gjithmone e kam marr me vete edhe te dr kur beja kontrolla. Gjithmone kemi shku se bashku me burrin. Mirepo kur fillova ne qerdhe (shkova ta vizitoj cerdhen me perpara), e zgjodha ngase ishte afer punes sime dhe telefonoja vazhdimisht te pyes per te. Fillimisht e kan vendosur ne djep te fleje e pas 1-2 muaj edhe ne shtrat./ Lozte me femije dhe kur i vinte gjumi nuk pyeste me. Qumesht gjiri i kam dhen me vete qe ta pije me shishe para gjumit.. kam shkuar e kam vizitu edhe kur ka qene fjetur edhe kur ka qene ne loje dhe me eshte hequr meraku. Kam pa qe vertete kujdeseshin mire. Krijo raport me mesuesen e vajzes, tregoi si ndjehesh dhe perkujtoje vazhdimisht sepse ata kan shume prinder..kur shohin sa i jep rendesi ti vajzes dhe sa kujdesesh edhe ato do te kujdesen me shume. Ne canten e saj, vendos mjaftueshem rroba per t\'ia ndrruar kur djersitet apo laget me uje apo me ushqim, jepja ndonje loder te saj te preferuar, mirepo kete me loder mos e praktiko gjate pasi qe do te lidhet shume. Kur ta leshosh ne duart e mesueses mos e kthe koken e t\'a zgjatesh momentin se keshtu ia veshtireson edhe vetes edhe bebes. Sapo ta kthesh koken vazhdo tutje dhe ngulitja vetes ne koke qe KETE PO E BEN per te miren e saj. Ne nderkohe ne qofte se do gjesh ndonje kujdestare qe vertete te \"flen shpirti\" ne te folurit dhe edukaten e saj, atehere mund t\'a ndrrosh. Lutem, shpresoj qe te ndjehesh sa me e qete me vendimin qe do marresh. Te perqafoj shumeeee ne kete moment kur po e lexon, dhe po te them ne sy: Ina, behu e forte dhe vepro; kjo nuk te ben nene me pak te mire.. ok?
Ina Ani (13 vite më parë)
Nena ju falenderoj shum per komentet dhe keshillat.. Nuk e kam menduar asnjeher qe do te vihem para nje zgjedhje kaq te veshtir. Une e kam dhe nje problem qe perveq ngrenjes vajza vetem me mua fle ne gjum,dhe duhet te kesh durim deri sa te fle. Dhe gjithmon fle duke mbajtur duart e mija se ndryshe qan dhe nuk flen dot. Po ne qerdhe si do te flen?! O Zot sa veshtir e kam,eshte kaq e vogel dhe kaq e ndishme. Sikur ti kishte te pakten 1 vjet e kisha dergu ne qerdhe hiq pa menduar por ka vetem 7 muaj. Mua me duhet te dal patjeter ne pune se e kam punen e mir,punoj ne administrat ne nje institucion shteror dhe me dhimbset ta humbas. Per kujdestaten nuk me pelqen nje gje se fimja fillon dhe merr shprehit dhe gjuhen e saj. Javen tjeter me duhet te filloj punen dhe une akoma pa asnje zgjidhje. Po vuaj nena besoni qe po vuaj. E shikoj vajzen e perqafoj thuajse do ndahem per kush e di sa kohe. Por kte po e bej per ti ofruar asaj nje jete me te mire!
Jesi Jesi (13 vite më parë)
ne fakt une qe shkrova me perpara e provova dhe cerdhen nja ca dite sa per te pare se si shkojne gjerat atje. vajzen e merrja ne 3 me nje vakt ushqim te ngrene ose pergjysem te ngrene sepse me thonin nuk ha. nderkohe qe kujdestarja tani me thote: nuk donte te hante por une insistoj shume dhe ajo e ha thujase deri ne fund ushqimin. per mendimin tim pike se pari e rendesishme per nje femije ne moshe te vogel eshte ushqyerja pastaj te tjerat vijne me pas, ndoshta se une e kam pasur vajzen pak tekanjoze ne te ushqyer dhe i meshoj kesaj pike me shume se tjerave. Dikush e ka provuar cerdhen dhe ka dale shume e kenaqur, dikujt tjeter nuk i ka ecur fare, cdo dite semure, grip pas gripi e ftohje pas ftohje. Nejse, zgjedhja ngelet tek ti Ina, sepse kot s\'i thone: pyet 100 vete e bej sic di vete.
Fitesa * (13 vite më parë)
Oh shume moment i veshtire edhe per te vendosur edhe per ta menduar sado qe ne kemi bere zgjedhjen. Para se te behem nane gjithmone kam mendu ta marr nje kujdestare ne shtepi.. por kur fillova te informohem me shume dhe e pashe vet se si vie situata vendosem ta dergojme ne cerdhe. Ja arsyet qe na ben pro cerdhes dhe me poshte ti jap ato pse jo ne shtepi: - Ne cerdhe femiu do te filloj te adaptohet me femije te tjere - Do perballet me sfida te ndryshme, - Do fitoj imunitet (qofte edhe pas disa virozave) - Do pavaresohet, do mesoj veshjen, ngrenjen me shoqerim - Do mesoj ti ndaj lodrat/gjerat, - Gjerat nuk mbeten te pazbuluara ne qofte se dicka nuk shkon ashtu sic don ti, etj. Arsyet pse vendosem te mos marrim kudjestare: - Kujdestaren e besueshme nuk e gjene lehte - Kujdestarja vetem do ta kishte te veshtire te bej ushqimin per femiun ne qofte se dikush nuk kujdeset per te - Kujdestarja ne shtepi te huaj do te kaloj goxha kohe deri te adaptohet me vendet - Kujdestarja do te duhet te ushqehet edhe vet, do te kesh harxhime me shume ne shtepi - Kudjestrja do te duhet te kryej nevojat fiziologjike per vete gjersa nuk do mbetet askush qe te kudjeset per femiun - Ne qofte se semuret kujdestarja, ku do gjesh kujdestare per aq kohe te shkurte (ne qofte se ne mbremje apo ne mengjes te thot kam kete rast apo ate rast smund te vij)? etj. Nuk di c\'te them, as ne cerdhe dhe as kujdestarja nuk mund te kudjeset si vet nena, eshte vendim shume i veshtire. Tani qe i shkrujta arsyet pse kemi vendose ti dergojme ne cerdhe, nuk m\'u duken aq te forta as arsyet qe te mos marrim kujdestare vet mua nuk mu duken edhe aq bindese (perveq kesaj te fundit).. :( megjithate pyet veten tende, shkruaj arsyet pse do te doje ashtu apo keshtu, dhe binde veten. ne anen tjeter dua te them, qe cilindo vendim ta marresh, behu e forte dhe mos e bej fajtore veten ne qofte se e ke patjeter te punosh.. nuk dtth kjo qe je nene me e keqe se ato qe rrine ne shtepi.. assesi. Ka nena qe rrine ne shtepi dhe nuk i hedhin asnje sy femiut per deshirat .. :( shpresoj te ndihesh e qete kur te vendosesh.. ohhh sa veshtire..
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Secila ka avantazhe dhe disavantazhe. Ne cerdhe shoqerohet, merr me shume edukate por dhe argetohet me femijet e tjere ndoshta dhe ha me mire se shikon femijet rrotull duke ngrene. Por virozat jane me te pranishme, te mendosh qe nje edukatoreje i takon mesatarisht 20 femije per grup nuk eshte kollaj te mbash 20 femije, ndoshta ja provon nje here ushiqimin, femija s\'e ha ne ate moment dhe ajo s\'ja provon me. Ndersa ne i kemi mesuar t\'u rrime me pjate ne dore nga pas gjithe diten. 2. Me kujdestare ne shtepi e ke me te sigurt, ushqimin ja ben vete ose kujdestarja, e ke me te kontrolluar, nese s\'e han tani, ja jep me vone, ajo merret, luan vetem me femijen tend, viroza s\'ka nga merr. Por mendon dhe kete tjetren se te jete nje njeri i papergjegjshem nuk di si ta trajton, ndoshta s\'ta prek me dore gjithe diten dhe ti s\'ke nga e merr vesh etj. Pas gjithe kesaj qe e di qe me shume te ka ngaterruar se ndihmuar :-) une mendoj qe si fillim me mire ta lesh me kujdestare te pakten deri 2 vjec pastaj ne cerdhe apo kopesht privat, ka kohe mjaft femija qe t\'i marre ato qe i ofron cerdhja me teper se kujdestarja.
Dona Dona (13 vite më parë)
Une mendoj se me mir ta dergosh femijun ne qerdhe se atje edukohet shume ma mire ,behet me i shoqerushemse me marr kujdestraren ne shtepi,sepse femiju izolohet deri sa te ktheheni ju vetem me nje person,i meson edukaten e ati personi shprehjet e saj, dhe ku me dite si i bertet ose sillet jo me femijun tend
Dashuria Dashuri (13 vite më parë)
mendim i mir i loles se femija ka nevoj te jet aktiv dhe te zvillohet dhe qerdhja ja mundeson ket eshte me mir sesa te jet i mbyllur mendoj se do jet aktiv inteligjent dhe shoqerues ne te ardhmen
(13 vite më parë)
valla une me me deshire kisha punsu kujdestare,por prap ndoshta eshte me mire me qerdhe se aty i mundsohet shoqeria me fmi tjere
Dashuria Dashuri (13 vite më parë)
o bre boll zor kur te vjen vakti me lon evladin ne dor te kujdestareve se gjethqka po nin njeri po qa me bo qe po duhet ishalla ne dor te zotit edhe mos e harro nje gjo saher ta lejsh ne kopsht apo te kujdestarja lutju zotit vetem me nje fjal thuaj \" o zot po ta la ty amanet \" edhe mos ki dert se e run zoti
(13 vite më parë)
Edhe un te kisha sygjeru si shkendia,, vec ama shiko e gjej ndonje njeri tendin se as kujdestareve spo ja ka kush besen fort
Lanika Lanika (13 vite më parë)
Ina per mendimin tim me mir te gjesh naj kujdestare qe vjen ta kqyr vajzen ne shpi se ne qerdhe po degjoj lloj lloj rasti qe sju japin me hanger nuk kujdesen qaq per fmi e naj semundje naj grip a najsen i ngjitet vajzes se ka edhe plot fmi tjer aty kshtu qe un per vete kish mar kujdestare shpi valla

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?