Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Diete e shpejte

Psh nena si jeni si i keni bebushat si po kaloni nket dit vere???! Nena deshta me ju pyt a rreth dietave te shpejta se motra ime po don mu dopsu ajo ka provu shum dieta amo me as njenen ska pas sukses tash u kon te nje dietolog e ka ni diet ni javore amo kjo ska durim qa gat me mbajt e spÖ beson se. Dopsohesh me ket. Diet e kshtu qe une po ju pys ne emer te motres sime a e dini naj diet. Te shpejt ?!. Met mira

(13 vite më parë)
Egzona Xona (13 vite më parë)
Izaura, une ende jam duke mbajtur kte dieten. Po alina, vetem se pa sheqer. Edhe caj te gjelber perdori pa sheqer. Caji i gjelbert eshte shum i mire per te humbur peshe. Mire mbetshi.
(13 vite më parë)
egzona pershendetje nje pytje kam mbasi ke mbaruar kete djet a i ke shtuar perseri ne pesh dhe una bej ushtrime shum per te vrapuar jo sepse skam me ke le gocen po vec kaq doja te dija i mer perseri ato kile nese e braktis djeten
Egzona Xona (13 vite më parë)
Edhe ato rrethet qe jane, me u ssilll le te beje me ate rreth sa me shum, e humb barkun shpejt.
Egzona Xona (13 vite më parë)
Prsh, un kam mbajtur diet dhe kam ren 5 kg per 2 jave, mirepo nuk e kam mbajtur sipas udhezimeve. Kjo eshte dieta qe e kam bere: Kam ndrene supe, peme, perime dhe uje, rreth 1l ne dite. Supa eshte kjo: Përbërësit e supës për humbje në peshë: 6 karota 6 qepë të mëdha 1 kuti salce domatesh kokërr - 1 kg 1 lakër e vogël ose, në mungesë një lulelakër 2 kuti bishtaja ose bizele 2 speca jeshilë 1 tufë selino, në mungesë - majdanoz. Pritni perimet në copa të vogla dhe veni në një tenxhere të madhe. Mbulojini me ujë dhe ziejini për 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë derisa të zbuten perimet (rreth 20 min). Ndërkohë që zien uji, zëvendësoni dy filxhanë uji me lëng mishi ose pule, apo nëse preferoni. Këtë supë mund ta hani sa here të keni uri. Mund ta hani sa herë të doni, sepse me të nuk shton kalori. Sa më tepër ha, aq me shumë humbë në peshe. Trupi humbë më shume kalori për ta tretur këtë supë, në krahasim me kaloritë që përmban vetë supa. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni bukë, alkool apo pije te gazuara. .. Ne mungese te ndonjeres nga perimet qe duhen pregaditur supen, kam shtuar ndonje gje sipas deshires. I hedh dhe veget qe te kete shije me te mire, pa veget eshte e shpifur. Ne fillim ndoshta do kete problem me shijen e supes por le ta provoje, ta haje me zor ashtu dhe do mesohet besoj. Une bej dhe ushtrime nga ora 5 e mengjesit deri ne 6 vrapoj, eci dhe luaj basketboll. Pastaj prap nga ora 19 ne mbremje deri ne 20 i bej te njejta gjera. Uroj te kete rezultat e motra, selam.
(13 vite më parë)
djeta ka plot por te gjith ta rikthejn peshen dyfish pas i braktis .i keshillon motres tende te mos te mbaj djet te bej sa me shum stervitje dhe te pij uj shum
Leon Leandra (13 vite më parë)
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj; Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur. E premte Mëngjesi: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur; Zamra: një mollë, një portokall; Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera; Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke; Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur. E shtunë Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur; Zamra: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor; Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke; Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara. Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta. E diel Mëngjesi: një banane, një grusht rrush të thatë; Zamra: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur; Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon; Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër; Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë. Menyja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë – kurrsesi më gjatë. Kthimi në ushqimin “normal” arrihet me rritjen para së gjithash të pemëve dhe perimeve, dhe pastaj me rritjen e ngadalshme të ushqimeve që përmbajnë proteina. Siç e shihni, kjo dietë është e pasur me pemë dhe perime – pra nuk mund të shkaktohet mungesë e vitaminave dhe mineraleve. Me këtë dietë rekomandohet edhe 30 minuta shëtitje, vozitje me biçikletë apo not çdo ditë.
Leon Leandra (13 vite më parë)
Dieta braziliane është një nga dietat “e shpejta” më të popullarizuara dhe mundëson që për dy javë të dobësoheni madje 10 kilogramë. Ekzistojnë dy variante – dieta braziliane “super-e shpejtë” dhe “normale”. Bën pjesë në kategorinë e dietave të varfra nutritive, ndërsa ne ju prezantojmë variantin e shëndetshëm nëse dëshironi të liroheni nga kilogramët e tepërt para sezonit të verës. Varianti normal i dietës braziliane zgjat katër javë, dhe me ndihmën e saj mund të humbni deri në 12 kilogramë. Hahet 4-5 herë në ditë, ndërsa ushqimet themelore janë perimet dhe pemët. Menyja shtatëditore E hënë Mëngjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli; Zamra: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur; Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara; Darka: – krejt njëjtë si mëngjesi; Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur. E martë Mëngjesi: vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle; Zamra: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle; Dreka: 100 gramë të mishit të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe të sallatës së gjelbër. Darka: 200 gramë peshk të zier, ve shumë të ziera, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër. Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng të mollës, bukë të thekur. E mërkurë Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur; Zamra: 100 gramë djathë të payndyrshëm; Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me sos të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët; Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër; Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur. E enjte Mëngjesi: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas; Zamra: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur; Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?