hmm.. bash me boni pershtypje dicka ktu ne protal.. Kryesisht neper web'at qe nevoitet regjistrimi, cdo gje mbetet private ne kuader te anetareve te regjistrum, ndersa ketu cdo gje mund te lexohet edhe pa qene i regjistrum.. A ju brengos edhe juve kjo? Ktu po ndajm shume gjana personale dhe ma mer mendja qe kish me qene ma e drejte me u nevoit anetaresimi per te lexu postimet. Edhe pse jo bash shume shume gjana private po shkrujm, mirepo se di pse nuk po ndihem bash rehat.. :S. A ka bo dikush kerkese te mbeten me private postimet, dmth vetem ne rrethin e atyre qe jane regjistru?
ashtu eshte.. Une edhe pse kam vetem emrin, ndonje qe me njef mund te me njofe shume kollaj kush jam, dhe mund te kete gjera qe une mund ti ndaj me nenat per ti ndihmuar, por qe sdo doja qe njerezit e tjere ti dinin.. Njerezit qe me njohin dmth.. Dhe ndonjehere kur pergigjem matem mire ta shkruaj apo jo dicka, me mendimin qe mund ta lexoje kushdo..
Ajo qe me brengos me shume eshte serioziteti qe tregohet gjate pergjigjes apo pyetjes. Kur jemi me emer te vertete natyrisht qe edhe pyetjen-pergjigjen e bejme me pak ma shume maturi. Nuk po them qe ato qe nuk i kane emrat e vet nuk jane seriozie, ne fakt jam shume e habitun per te mire lidhur me maturine qe tregojne edhe ashtu. Mirepo, kur gjithcka eshte publike, nuk kane faj edhe ato femra qe nuk tregojne emrin e tyre. Ne fund te fundit ne qofte se rregullat jane keshtu ne nuk mund ti ndrrojme, vetem te pajtohemi ose te mos pajtohemi me to :).
Fitesa edhe un jom e pajtimit se un e kom ne emer e mbiemer tem yash.Me disa nana po njihemi pak.Ma shum me lon veq linda ka shum emra linda edhe ne franc ka shum portale si kjo edhe ato jon kshtu krejt qka shkrun munesh me pa edhe pse sje e regjustruar
Fitesa dhe un jam dakord me ty sepse ne ketu diskutojme qe nga problemet e shendetit e deri ne problemet familjare , intime , personale . E mira do ishte qe te pakten pyetjet dhe komentet tona te lexoheshin vetem nga antaret . Nuk e di si mund te zgjidhet kjo pune ..... Kalofshi mir nena
(13 vite më parë)
Fitesa shume here e kemi parashtru kete kerkese sa qe shpesh kemi pas debate me ato nena qe skane qene te regjistrume per vet faktin se mendonin qe ua mohojme leximin e infove rreth femijeve dhe shtatzenise.Per mua nuk eshte e drejte qe gjithkushi jashta portalit te dije gjithcka dhe nje i paregjistruar te rrije si vezhgues anash.Por stafi i portalit mendojne se keshtu eshte me mire qe te munden edhe nenat pa regjistru te kyqen lirshem.Kemi pas kerkese per tek tema e javes qe mos te munden me lexu joanteret e regjistrum dhe eshte aprovu kerkesa jone.
I kam pa edhe pa u regjistru qe te gjitha jane publike, megjithate nuk me duket aq shume ne rregull. Do tkishte me qene mire pra me formu nje Forum ku gjerat qe i shtjellojme te mbesin vetem aty, e jo te publikohen. Po me vjen keq per disa femra qe po bejne pyetje shume intime dhe ato do te jene publike pastaj :(.
Une me shume vetedije jam regjistru me emrin time te vertete...
edhe une dje me duket po e mendoja..as une sndihem shume rehat.. Alketa ke te drejte per punen e searchit ne google, por mendoj se mjafton qe te jepen linke per informacionet qe jep faqja, seshte e nevojshme pyetjet tona, sepse sidomos disa jane shume private, dhe ne i ndajme vetem qe te ndihmojme njera tjatren, jo qe ti lexojne te gjithe..
Hmmm.... shume here, eshte parashtru kjo ceshtje. udheheqesitee portalit jane te mendimit dhe kete kane per baze qe ky portal eshte publik, nese kerkohet ne makinat kerkuese dic rreth shtatzanise ose bebit te paraqiten linqe ne lidhje me portalin si dhe te direktohen ketu. normal nese vetem shenojme ne google, psh tani: a e dini, do shfaqet linku dhe do mund te shifet nga cdo kerkues se ti ke parashtru kete ceshtje emri dhe fotoja jote do shifet me patjeter. eshte vertet e drejte e secilit individ qe te dhenat te mbesin private, perderisa ne e dim kete ceshtje, jemi pajtuar dhe drejte akuze s\'kemi, por normal secili webportal web faqe, gjate procedues se antarsimit shfaq ekranin me rregullat, ne kete eshte dasht te ceket kjo ceshtje, dhe butoni pajtohesh apo nuk pajtohesh do duhej te ekzistonte, nese nuk pajtohesh sje anetare. mungon kjo\"privacy policy\". Perndryshe une sa desha ta ndrroje emrin e user-it edhe pse shume shpesh e kam bere kete, prap jam rikthy ne emer timin, prap e ndrroje.
Fitesa mir e ke dhe un para se mu regjistru te gjitha komentet i lexojsha si te pyet nenat si te gjinekologu te gjitha vetem pyetje sun bojsha pa u regjistru , shum kishte me qen mir mos me mujt mi lexu kerkush pa u antaresu sdipse e kan len keshtu te pershendes shum..
hmm.. bash me boni pershtypje dicka ktu ne protal.. Kryesisht neper web'at qe nevoitet regjistrimi, cdo gje mbetet private ne kuader te anetareve te regjistrum, ndersa ketu cdo gje mund te lexohet edhe pa qene i regjistrum.. A ju brengos edhe juve kjo? Ktu po ndajm shume gjana personale dhe ma mer mendja qe kish me qene ma e drejte me u nevoit anetaresimi per te lexu postimet. Edhe pse jo bash shume shume gjana private po shkrujm, mirepo se di pse nuk po ndihem bash rehat.. :S. A ka bo dikush kerkese te mbeten me private postimet, dmth vetem ne rrethin e atyre qe jane regjistru?