Pershendetje nena desha te ju pyes nuk di si tja bej djali im eshte 4 muajsh qe 4- 5 dit nuk pin fare qumesht , kam perdorur qumesht humana pasi gji nuk kam pasur . kam filluar dje dhe sot ti jap qumesht alpsko ate e pi me shum por po brengosem e di qe nuk eshte i shendetshem tash edhe kapslleku e mundon ndersa me humana nuk ka pasur problem . a ka pasur ndonje nene qe ka filluar kaq heret me qumesht tetrapak a mendoni qe i ben dem femijes ?
jo fitesa nese e ke problem ska gje se nuk esht qe me duhet ta di patjeter vetm pyta thjesht.nejse sidoqoft te pershendes.un psh jam kontabiliste ne nje firm dhe sme pengon kjo.
Besa, jo qe nuk dua ta them ty, por duke e dijte qe e gjith faqja eshte pubike me mire s\'po e them.. edhe pse shume lehte mundet me u zbulu :). Sot mora nje mesazh privat e me pyti njera :), cfare shkolle kam kry, a nenkupton kjo As.Ibr. ndonje titull per ndonje shkollim fetar :).. mu qesh shume se kurr sme ka shku mendja qe mundet edhe ahstu me u kuptu. Ne qofte se edhe ty kjo te intereson, jo nuk kam asnje pergaditje shkollore teologjike :).
Besa, a te kam ne listen e miqeve? mduket se po, te tregoj atje ;)
Albulena, gjithsesi te kisha propozu t\'ia besh edhe analizen e gjakut dhe te shikosh vleren e hekurit. Kjo mungese humb apetitin dhe shton lodhjen e parahatine. Shpresoj te gjesh shkakun dhe djali te fitoj shprehi te mire te ushqimit
Faleminderit shumm per pergjigjet nena
Me te vertet jam ne situate te keqe jam lodhur psiqikisht nuk paska me zor se femija mos te haje ose te pi edhe un keshtu kam qene femije e ka trasheguar nga une . Do le takim neser me pediatrin dhe ta pyes per qumeshtin e lopes, dhise apo tetrapak mendoi qe skam zgjidhje tjeter .
albulena ndoshta djali yt nuk e ka problemin te lloji i qumshtit shiko mos i ka pezmetuar goja apo ka dhimbje fyty.se vajza ime kshtu ne ket mosh nuk pike edhe un mendova qe spo i pelqen po faji ishte qe vajza kishte qen e semur nga fyti.shpresoj ta zgjidhesh ket problem
nena qumshti i dhis nuk preferohet hiq per femije e sidomos per bebet
ky qumesht perban sasi te vogel te proteinave si dhe te vit.B..
me mire eshte te konsultoheni me pediatrin se cilin qumesht ma ia dhan bebit se i vogel eshte per qumshtin e lopes pra alpsko...
une se kam pasur djalin me gji fare...aptamil i perdora 4 muaj dhe tani e kam 7 muaj e gjysem dhe i kam dhene qumesht lope...e kam shume mire...po pse ne si na kane rritur prinderita tane me shume te forte jemi... prandaj albulena mesoje me qumesht lopr...
Jesi, ne fillim me tinglloi sikur une po mundohem te gjeje alternative kur te gjitha mundsite jane perdorur.. tani et kuptoj me mire dhe me vie shume keq qe ke pas nje pervoje te tille dhe qe tani vajza ka anemi. Anemia nuk eshte dicka e pasherushme. Varesisht nga mosha e vajzes edhe mund t\'ia pershtatesh ushqimin qe rrit nivelin e hekurit ne organizem.
Ushqimet qe kane me shume hekur jane:
Mishi i lopes, mishi i qingjit, mishi i vicit, melcise, pules, qures, peshku, veza, dritherat (dhe pastat), orizi, lentet apo thjerrezat, bizelet, fasulet, spinaqi, brokoli. :), mirepo te gjitha keto do te duhet te konsumohen se bashku me ushqime te pasura me vitamin C. Nje farmaciste qe une njoh dhe qe e di mire pergaditjen e saj shkollore gjithmone me kshillon qe hekurin duhet ta konsumojme se bashku me vitaminen C. Shpresoj qe vajza jote e bukur te fitoj sa me shpejt hekurin qe i duhet.. ah se harova, disa permbajtes te hekurit thithen me lehte nga trupi.. kto jane misherat.
Disa mjeke thone se nese je e detyruar t\'i japesh qumesht lope origjinal,sygjerojne me mire qumeshtin e dhise origjinal, por qe nuk eshte kollaj ta gjesh sepse dhi mbajne shume pak njerezit. Informacionin qe kerkon nuk di te ta jap.
Te gjitha llojet e qumeshtit pluhur kane baze qumeshtin e lopes e jo te dhive andaj sipas hulumtimeve te deritanishme qumeshti i lopes i afrohet deri dikund qumeshtit te nenes e per qumeshtin e dhive un nuk kam dijeni se ndonje formul pluhur ka per baze qumesht dhie...nese e dini ju kisha lutur te me njoftoni ngase jam kurreshtare ta di edhe un...
qumeshtin e dhise dhe une e kam degjuar qe eshte shume i mire, me i mire se qumeshti i lopes, eshte me i lehte per stomakun dhe ka me shume vlera ushqyese.
Kur nëna nuk ka qumësht apo nuk ka mjaftueshëm, atëherë zgjedhja e vetme është zëvendësimi industrial me bazë të qumështit të lopës, per qumeshtin e dhive deri tani nuk kam ndegjuar qe ushqehen foshnjet.
me fal qe nderhyva une ne pyetjen e saj he t\'u drejtova ashtu, por me thene te drejten une e kam vuajtur ate qe po kalon Albulena dhe nuk gjeta dot rrugezgjidhje vecse me qumesht lope (dhe faktikisht vajzen e kam anemike). Dhe me thene te drejten isha kurioze te dija nese ndokush di ndonje menyre se neser behem me tjetrin dhe mund te me perseritet situata. Ketu japim mendime dhe marrim mendime dhe eksperience edhe nga pyetjet e pergjigjet e tjerave, besoj qe nuk me keqkupton!
Jesi, nuk e lexova qe bebi i Albulenes nuk e pelqen ma qumshtin formule :(, nga kjo shume po me vjen keq.. megjithate, ne qofte se veq nana eshte e detyrume me i dhane qumesht tjeter, mundsisht te mundohet te gjej qumeshti dhie, ne qofte se nuk e gjen, atehere do te duhet te filloj edhe me ushqim.. ngase konsumimi i qumshtit te lopes ne kete moshe krijon anemi. :(. Nuk di ndonje menyre per ta detyru nje femije te pije apo te haj dicka.. Ato gjera qe i kshilloj, jane natyrisht sipas mundsive dhe gjithsesi ne rast te ndonje dyshimi apo mosperputhje me kushtet te cilat veq vet ajo qe ben pyetje i din, te konsultohet me pediatrin e femiut.
Albulena, kurssesi mos i jep bebit ate qumesht. ne qofte se nuk ki qumsht gjiri, perdore humana. Organizmi i bebit tond 4 muajsh nuk ka nevoje per ma shume vlera ushqyese sesa qe i ka qumeshti i lopes. Qumeshti i lopes nuk permban hekur mjaftueshem per organizmin e bebushit tond. Po ashtu mund te jet i rende per veshket e bebit dhe mund te shfaqet ndonje alergji nga ky qumesht.
6 muajsh i kam filluar Parmalat ne shishe (te themi si tetrapak) asnje problem s\'ka pasur, pervec vitaminat qe nuk i kane njelloj me qumeshtat formule. Nese femija yt s\'ta pi asnje qumesht formule je e detyruar t\'ja japesh tetrapak se femija 4 muajsh pa qumesht nuk mund te ushqehet. Por ti mund te fillosh ti ndihmosh dhe me pak ushqim me luge tashme.
Emi per ate brengosem shumm edhe un asnje qumesht me formule nuk e pi i kam provuar gati te gjitha vetem kete e pranoi , deri tani ka pire normal siq eshte e parapare me mosh nuk e di qfar ndodhi si tja ofroi shishen meniher e shtyn me gjuhe ose nuk e perbin
(13 vite më parë)
Albulena,shume i vogel per alpsko,,une 11 muajsh i kam jep qumsht terapak se forulen se pike
Pershendetje nena desha te ju pyes nuk di si tja bej djali im eshte 4 muajsh qe 4- 5 dit nuk pin fare qumesht , kam perdorur qumesht humana pasi gji nuk kam pasur . kam filluar dje dhe sot ti jap qumesht alpsko ate e pi me shum por po brengosem e di qe nuk eshte i shendetshem tash edhe kapslleku e mundon ndersa me humana nuk ka pasur problem . a ka pasur ndonje nene qe ka filluar kaq heret me qumesht tetrapak a mendoni qe i ben dem femijes ?