Femije te lazdruar apo prind te keqinj?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Dita Rrustemi
(12 vite më parë)
Hahhah qyrrat dhe morrat sjan shqiptar me kombesi hahaha ato mos tu leshofshin se duhet me ju pervesh punes me i shperngul e mos me ju dhan vize serisht...njs gjithkah ka gjithcka...
Ana...
(13 vite më parë)
Nuk pajtohem me ate qe vetem ne shqiptaret kemi \\\\\\\"qyrra dhe morra\\\\\\\",une bile mendoj qe shume me paster e mbajne femijen dhe tepine femrat shqiptare se ato te shteteve te huaja,e si mund te quhet pasterti kur femija i tyre flen me mace apo qen,si mund te quhet kujdesje kur me shume ushqehen me ushqime te gatshme se sa me ato qe i pergatisin vet. Secili femije kur luan zhytet,mjaft mundohem per femiun tim,por momentin qe del ne oborr behet sikur te kete qendruar 1 jave ne rruge,por kur hyjme brenda e fus ne dush dhe e pastroj,shumica e femijeve mesojne fjalorin nga prinderit,por ata qe jane 5 vjeq e mbi me shume rrijne me shoqeri dhe fjalet e ndyta i duken interesante pasi qe i flasin edhe shoket e tyre,andaj nuk eshte parku si neper filma te gjithe femije te paster dhe te veshur bukur,femija dergohet ne park qe te jete i lire dhe te luaj si ai deshiron
e pëlqyen (3)
(13 vite më parë)
hahaha abesa une 1 kat ma nalt e kom 1 familje qe lujn top mrena ton diten ,paramenoje ,ti bile e mshel deren e se she at femi me pampersa ,une mshele deren sa dush ,badihava e kom....
*anika* *2*
(13 vite më parë)
Edukata i jepetfemiut nga prinderit.. Un e kom ni kojshi perball e kan 1djal dy vjet kto dit qe ke nxet ter diten ai djali vetem me pampers ka nejt edhe jo pampers te paster po te mbushur e ju lshojke deri te gjujt mu mvike gerrdi me pa e qka pritet prej atij djalit kur trritet kur ai osht i msum me nejt ne zhyll edhe kur e veshin e majn ter diten me te njejtat tesha ai han pin e kurr se ndrron ledhe sa i perket fjalorit plot prind i kom pa qe ju doket mir kur fillojn fmit e tyre me sha thojn kqyre qysh po din nejse se e zgjata pak mfalni ama bash sot e pash at djalin me pizhoma e nerva nana e tij mshkoj edhe i kan kushtet shume te mira
e pëlqyen (1)
(13 vite më parë)
hahaha bash oj zake qashtu osht....se u zgat ky muhabet po prap se prap dallohen fmit e pastert me fmit e rrugve...ka fmi qe dijn me lujt e mu knaq e normal qe edhe perlyhen...po pedanti e i gdhenduri shihenprej aeroplani ...ka lezet mi pa ata fmi ,si leze qena qe thot LEZET hahah
Medina O
(13 vite më parë)
Hahah oj lola sa u ktheva prej parku edhe i pash dy qika njona 6 vjet tjetra 3 o nuk mujshe mi pa prej zgjyri . Une jetoj ne spanje edhe fmija zhlyhen tu lujt se normal qe jan nparke veq ata qe jon kshtu tzhlyte u dallojshin e per fjalor vallahi fmija msohen kur tndegjojn po prej prindit tedukum nuk e mson edhe aj prind i edukum nuk r len femijen mu rrit rrugve me ndegju e me msu, po edhe nese e mson duhet me kon prindi aj qe ja largon duku i shpjegu gjerat fmija 7 vjeq kupton.une e kam vajzen 5 vjeqe ka ndodhe e ka perdor ndonje fjal shqip ose spanjollisht ja kemi shpjegu nje her dy tri deri sa e ka largu at shprehi. Ky eshte mendimi ime se fmije tlazdruar ka mjaft po prindi i edukum mundet me menagju ni fmije nsjelle e qe sidomos npasterti
e pëlqyen (1)
(13 vite më parë)
Lola jo nuk e di se sjam e Kosoves,po oj nena fakt eshte se gjithkund ka keso femije e jo veq tek ne.Ne dite te sotit secila femer eshte e vetedijshme se sa vlen pastertia e femijes,po ka raste te rralla qe nuk ju kushtjne rendesi aq femijeve.Dikujt qe nuk i pelqen komenti im qe kam thene se edhe tek te huajt ka keso probleme me femi ose nuk kane pa ose nuk duan ta pranojne realitetin.Une kam pa keso femi dhe per ate e kam thene,edhe nuk me pelqen kur ne gjithmon mundohemi popullin tone ta perulim e te huajin ta lavderojme.Femiu eshte femi dhe ben shume gabime
e pëlqyen (6)
(13 vite më parë)
Dashurie valla un vett jam kan ne shkoll ktu qysh ne shkollen filloree sum ka ra rast me pa femij me morraa se nuk te pranojn ne shkoll, tash vllau ka shku me regjistru vajzen ne qerdhe i kan than a i ka dhembet ne rregull etj etjj e leje ma me morra mi shkuu ajjj mas pari marre per prindin asht se ne shekullin 21 jemi joo ne kohen e luftes ku skemi pas as buk as skemi mujt mu pastru as kurgja
e pëlqyen (1)
Lanika Lanika
(13 vite më parë)
Shumicen e rasteve prindi i ka fajet qe se edukon fmin e vet e nuk e mson qka esht mir e qka keq nje femi sdi te mbaj pastertin e vet si duhet po duhet prindi te kujdeset qe fmija ta ket higjenen maksimum
e pëlqyen (1)
Dashuria Dashuri
(13 vite më parë)
gentiana me fal qe po nderhy po un jetoj ne suedi edhe me shku ne qerdhe e loj n ne der letren me morr sa te dihet se ka femij qe mushen morra dhe paralajmrim thon krehni femijet e pastrohni se ka morra sa dush ne qerdhe e ne shkolla
e pëlqyen (2)
(13 vite më parë)
e di gentiana se edhe vet kam jetu ne Gjermani...ashtu eshte
e pëlqyen (1)
Dashuria Dashuri
(13 vite më parë)
nje femij nuk din te mbaj pastertin vet po mos te jet prindi afer si mund nje femij te pastrohet ne menyren me te mir jo smundet , mund te jet nje femij i ladruar por faji per pastertin nuk asht te femija po te nena qe ndoshta rrin ton diten komen mi kom e femijen e len ne at gjendje marre un kurr skisha mundur ta lo femijen tim te perqyrrur e me morra ne lohen e sodit ndoshta shum mund te thojn se skam kushte me e mbajt te pastert por besoni ndaq jo pa e vjedh ni sapun se kisha lon edhe me e la femijen , se di qysh si vret ndergjegjeja nenat qe i len ashtu femijet a sju dhem zemra qe aj femij ka me marr semundje a si dhem shpirti kur e shen ashtu ne at gjendje o zot o zot tulifar nana ka
e pëlqyen (1)
(13 vite më parë)
Me fal lina qe po nderhy ndoshta po femij te pa paster e me morra nuk ka ne gjermani e as neper shtete tjera, ketuu pik e pare nuk ta marrin femijun ne kindergarten nese nuk i kam dhembet siq duhet e leje ma me pas morra e i papaster nuk e pranojn, femijet ne kindergarten shkojn nga mosha 3 vjeqare, paramendoo ata qe fillojn klasen e pare dhe jan 6-7 vite ata duhet te jen akoma me te mire me te paster te sjellshem etj etj
e pëlqyen (1)
(13 vite më parë)
Prishtine e isha te sllovenia sporti parku mrapa,nese je edhe ti e prishtines e din ku eshte
(13 vite më parë)
Ku jeton ti lola?
(13 vite më parë)
se di valla lina nashta une hala
amatere e sdi qysh po shkojn
kto pune...tishe kon qaty me
mu njejt kishe fol
(13 vite më parë)
Po si nuk ka moj Lola,gjithkund neper bote ka keso probleme me femi jo veq tek ne shqipetaret.Po kjo ndodhe tek ata qifta qe nuk kane rend disipline e ska rendesi komuniteti po karakteri i njeriut.Bash neper vendet e jashtme ke llojlloj kultura sa qe syte e veshte 4 duhet ti bejme qe ti rrisim femijet siq duam ne.
e pëlqyen (4)
(13 vite më parë)
se besoj qe fmiu i gjermanit ka morr
a e shahen me nona femi 7 vjeq e
gjuhen me tulla e zall
(13 vite më parë)
Lola sa qe perlyhet femiu ne park eshte normale se aty shkon me u argetu femiu e jo me shiku cka ka aty,edhe femijet e gjermanve perlyhen ne park duke lujt me lodra e me zall po ata kur duan te kthehen ne shpi ua fshijne rrobat ose ua ndrrojne dhe duart me paloma te lagura ua fshijne.Sa qe shahen femiu cka te degjon meson,nuk dmth qe veq brenda ne shtepi e meson edukaten.
e pëlqyen (10)
(13 vite më parë)
jam shtatzene per here te pare..
vajza eshte nga burri
por une equaj timen ...syarta
Syarta Gojani
(13 vite më parë)
Lola kam menduar qe je shtatzane me femijen e pare se kam dite qe e paske nje vajz, sido qoft hmmm pajtomen me Emin une perkujdesem shume per djalin time mirepo edhe pse luan shume rrall me femijet e mahalles kur vjen ne shtepi eshte i teri i perlyt fundja eshte femije...
e pëlqyen (3)
(13 vite më parë)
Nuk eshte edhe krejt ashtu si po thoni ju,femijet kur jane dule luajtur normal qe perlyhen,fjalet e ndyta munden ti mesojn edhe ne shkolle,bile aty ka gjase me shume te mesojne,e vertet qe femijet jane pasqyre e shtepise,por ata nuk rrin non stop veq mrenda,nuk ka prind te keqinje,askush nuk ka qejf me pa femiun e vet keq,gati te gjitha jeni nana vet,,,ndoshta jam gabim por une keshtu mendoj
e pëlqyen (8)
(13 vite më parë)
edhe une pajtohem me juve...qka ka
shpija qet fmija
Nisa Nissa
(13 vite më parë)
Per mendim temin hmm nuk ka femijei te lazdruar dhe te pa paster e e te ndyte ne fjalor nese kete nuk e kane trasheguar nga prinderit, ata nuk kane kujt t\'i ngjajne pos prinderve te tyre, jane brum i tyre keshtuqe te gjithe fajin e kane prinderit....
Dija Dija
(13 vite më parë)
Nuk eshte e mundshme qe vetem femijet prinderit e te cileve punojn perdorin fjalor te ndyt ,se ne femijerin time asni grua ne lagjen tem ska punu po fmija e tyne nonstop per sokak e per tpalam spo foli ama shum fjal te ndyta tu perdor qe sot turperohna kur um bin ne men
Mira Shabani
(13 vite më parë)
prindet hiq nuk duhet te ankohen se per ta pastru nje femij te duhet 10minuta jo me shum,nuk kan than nanat tona qe skan pas koh kur me para kan jetu ka 15vet ne nje shpi edhe pun plot edhe prap jan mundu me na mbajt paster e tash qe jemi me gjith kushtet e spo paskan koh prinder per nje femij me e la me e vesh
(13 vite më parë)
prinderit sot po ankohen se nuk kan
kohe...dikush duhet te punoj qe
tfitoj buken e gojes
Mira Shabani
(13 vite më parë)
un mendoj se jan prinder qe nuk kujdesen mir per ata femij edhe un e dergoj vajzen ne park edhe pse nuk eshte e madhe me lujt me gjitha lodrat atje ne park po kur ta dergoj ne park i mar edhe plus tesha tpastra pallom gjithqka mar me vete se edhe duart kur ti ban pis ja pastroj menjeher,sedi per mua ka shum rendsi pastertia e femis se femija qe duket i paster tregon pamjen e familjes vet,nje femer qe i ka than vetit nan duhet me qen e gatshme per gjithqka ndaj femis se vet,mund te thot dikush lodhet nena prej femijes po edhe na po lodhemi un tan kohes si robot punoj vetem e vetem per ti arit te gjitha punet edhe te shpis edhe obligimit qe kam ndaj vajzes..tpershendes e dashur lola
e pëlqyen (2)
(13 vite më parë)
Femijet mesohen ashtu siq e edukojn prinderit, cdo gje qe e meson e meson nga prinderit edhe personat e tjer qe banojn ne po te njejten shtepi, gjithashtu edhe per pasteri nena esht ajo qe e pastron e kreh femijen e saj e mban te paster e meson se si te sillet te pakten keshtu mendoj une dhe do mundohem qe femijet e mi te jen te sjellshem kur te rriten me njoft prindin e vet si prind pastaj do te din si te sillen edhe me te tjeret
e pëlqyen (4)


Nena dhe motra,sot e qova vajzen ne park, me bindjen se do te kenaqet me femije duke luajtur me shoqe e me lodra...por edhe une edhe vajza u ndame te deshpriara nga ai rreth,femije qe shajne,femi qe rrihen mes veti,te papaster deri ne palce,morra e qyrra gjithandej(me falni per fjalorin)....i kujt eshte faji ketu??!! A jane prinderit te pa pergjegjshem apo jan vet femijet e lazdruar.....