Dje pata nje pervoje per te cilen vertete kisha dashte me ndermarr dicka qe me ndryshu .. vajza ime i boni 3 vjet me 6 Korrik, mirepo ne cerdhe ia festum dje per shkak se qelloi e shtunde. Ajo qe po me brengos shume eshte ndikimi i femiut te femiu. Vajza ime nje periudhe gati 3 javore para ditl.thoshte se une e dua torten me Miushen Miki.. edhe gjersa ishim ne cerdhe.. dmth ne prani te shoqeve te saj..Ma ka ndodh me pa edhe foto kur femijet tjere e festojn ditlindjen ne cerdhe.. dhe perveq tortes shpenzime te teperta prindet bejne edhe per dekorime te ndryshme, per pjata, per gota, per pirunj, etj. Tjetra qe me ka befasu me se shumti eshte dhurata qe prindet e sjellin ne cerdhe per t'ia dhene femiut te vet. Kjo definivisht i kalon kufinjt per mendimin dhe logjiken tem. Kjo eshte e teprume. Njejte po ndodh edhe neper shkolla, fmijt qe iu qellon ditlindja gjate kohes se shkolles, disa nga ta qe kane kushte me te mira ekonomike, krijojne shpenzime te medha per t'u deshmuar. Vajza ime aq e vogel po din me lyp torten me figura te ndryshme.. ajo natyrisht ashtu nuk eshte msu ne shtepi, por ne cerdhe nga femijet tjere. Ndikimi qe kane ne cerdhe - shkolla eshte shume i madh. Ne kesaj here vendosem t'ia plotesojme deshiren duke mos dashur te tejkalojme minimalen e normales, thjeshte e morem si nje feste te vogel per Ramazan, me c'rast vajzes ia pergadita 30 cope kartolina te vogla per t'ia dhene femijeve me mbishkrimin: "Urime Ramazani, ju urojme agjerim te lehte dhe shume shperblime" Cka mendoni ju .. a jane te teprume keto gjana.. qysh me ndryshu kete fakt? A mendoni se eshte e natyrshme te kerkohet qe as ne shkolla as ne cerdhe te mos lejohet festimi i ditlindjeve? Kush don dhe ka mundesi le t'a beje ate jashte institucionit shkollor. Cka mendoni si mund te ndihet nje femije qe nuk mund te beje dicka te tille ndersa ka shume deshire qe edhe ai/ajo per ditlindje te beje ashtu?
Urime ditlindja e vajzes,u gezofte gjithmone...un kam shtepine e prindve te mie afer nje shkolle fillore,po te ulesh vetem nje dite dhe te veshtrosh femijet duke shku ne shkolle zemra te dhemb...derisa disa femije jane te veshur aq bukur,disa te tjere kan te mbathurat e qkyera e rroba shum te vjetra...sa her qe i shoh me shpohet zemra dhe mendoj me vete;pse nuk ka nje rregullore qe femijet ne shkolle te vishen njejte (uniforme)dhe ate veshje tja siguroje shteti keshtu qe te gjithe femijet te ndihen njesoj...por ky eshte realiteti...edhe ne festa te ditlindjeve ekzagjerohen gjerat,nga disa prinder qe tejkalojne kufijte...Mesi eshte i arte dhe me se miri eshte te gjendemi ne mes...
Besa, tlutem, cerdhet private nuk jane te gjitha njejte, edhe ajo me e lira 50Euro ka prind qe mezi edhe ato i grumbullon, mirepo i duhet ta qoj ne cerdhe ngase ska kush te kujdeset. Tjetra qe e dijme eshte fakti se jo per secilin femije e din qe ka apo nuk ka mundesi t\'a kremtoj. Mund ndoshta t\'ia blej nje torte te supermarketeve qe blihet me 5Euro e qe ne material ku e di cka ka. Sidoqofte, mbase une jam ai tip qe i ekzagjeron gjanat kur behet fjale kujdesi dhe mireqenja e femiut.. ndoshta ku e di. Duke lexuar komentet e juaja kjo edhe me erdhi ne mendje.. si duket ashtu jam...
fitesa ata nuk e qojn femijen ne qerdhe private.ose nese i kan kushtet aq te veshtira shpesh kom ndegju qe dikush i afer kujdeset per femijen.tash fitesa kur e shikon nga nje kend nuk kushton shum nje torte dhe e femija e meriton nje festim te ditlindjes.per dike qe ska mundesi o qe un kam aq shum po edhe un me mundesit e mija kisha kontribu qe edhe atij tja blejm nje torte e tja festojm ditlindjen.femijet knaqen me pak
Jesi T, ke shume te drejte e dashur.. aty ishte vet qellimi i kesaj teme, mirepo kah fundi kisha mendjen te ju ftoje qe ta mbyllim me kaq qe te mos acarohen gjerat e te kalojne ne dicka qe asnjera nuk e dojme. Sic e the jemi shume te ndjeshem sado qe jemi tolerant ndaj kesaj ceshtjeje. Perderisa une si prind mundohem ne maximum qe t\'u ofroj me te miren femijeve te mij, disa prind jane te detyruar edhe ti privojne nga shume gjera vetem nga mungesa e kushteve materiale. Njoh prind qe mezi mbledhin ato para per pagesen e cerdhes ngase muaji muajin nuk ia pret,, e ne fund ne qofte se femiu i tij/saj kerkon nje torte me figure te caktuar, dhe nje leng per ta shqoeruar dhe disa grimecina tjera sepse ashtu i ka pare te tjeret, me vie shume keq por ai prind do te duhet te hyj borxh per t\'ia plotesu deshiren :(. Kjo me dhemb pa mase shume. Pastaj edhe ne shkolla, behen ndasi mes femijeve dhe perqeshen pse nuk ke sjelle torte me te mire, etj. Shoqja ime, vajza e se ciles eshte ne shkolle fillore, me thot qe ndihet e lumtur qe ditlindja e saj eshte kur perfundon mesimi, ashtu qe te mos i kalkuloje shpenzime gati mbi 50Euro per nje festim. nejse.. sidoqofte e rendesishme qe te jemi sa me te vemendshem ne kete kohe te veshtire..
(12 vite më parë)
Po Fitesa, se kane obligim. Kur pranon drejtoresha nje gje te tille, ajo dhe edukatorve ju ka thene, si dihet noshta dhe e kane. Une per vete si kam obligu kurgju, i kan mbedh femite pasi qe jane zgjaur prej gjumi, ne ora 3 nje ore para se ti marr nga kopshtiu, ne kohen e pasdrekes qe kane nje messhujte, ja kam kremtu. 20 minuta ka zgjat. sa e prejti toret, ja kenduan nje kenge, sot ka fest ne kopshtin, eshte ditelindja e shoqes sone, le te rrojeee....... e kshtu vazhdoi pak me vallezim te femijeve edhe ecem ne shpi.
:) Alketa ashtu si i pershkrun e kam parasysh pamjen e tyre te embel.. nejse, nuk e pata fjalen a i kan teshat e mira apo jo..ndersa t\'iu them te mos e fotografojne, nuk mund te besh dicka te tille ne mes te femijeve.. skam asgje kunder kesaj.. une pervec qe i shiqoj gjanat ne detaje i shiqoj edhe ne pergjithesi dhe ne afat sa me te gjate.. masnej e kam shume shume veshtire kur dikend e \"obligoj\" te mirret me dicka qe nuk e ka obligim. Edukatoret nuk jane te obliguara te organizojne kremtimin e ditlindjeve te femijeve, apo jo? Nuk besoj se iu shkruan ne rregullore/kontrate se edhe kete e kane obligim.. :S?
e vertet jesi perderisa pagun qerdhen 100 e nuk ka aty femij te cilet nuk jan ne gjendje ta festojn ditelindjen.por edhe un jam qe mos te teprohen gjerat
Fitesa vajza t\\\\\\\'u befte 100 vjece! Te rritet e lumtur prane familjes saj me shendet e gjithe te mirat e kesaj jete! Nuk dua te hy ne diskutim per fene sepse shqiptaret sa tolerante jane ndaj fese aq te ndjeshem jane ku preket kjo ceshtje. Ne lidhje me festimin e tepruar jam shume dakort qe gjithcka po ekzagjerohet ne vendin tone. Sot cdo kush perpiqet ne cdo vend, e cdo ambjent te tregoje se une kam dhe me falni per shprehjen vulgare te hapet b***sh. Dhe me thene te drejten secili duke u perpjekur qe te mos ndihet \\\\\\\"prapa te tjereve\\\\\\\" behet imitues shume i mire edhe teper mundesive te tij. Te gjithe per femijet tane bejme maksimumin ti kenaqim, t\\\\\\\'i rrisim pa u munguar asgje. Per mendimin tim s\\\\\\\'ka asgje te keqe nese vajza i pelqen nje torte me figura sepse ajo shikon, lakmon, dhe lakmia eshte \\\\\\\"mekati\\\\\\\" qe e shoqeron njeriun qe nga linjda e deri sa vdes. Dhe qe ja ke bere torten me te dhe e ke derguar ne cerdhe shume mire ke vepruar, vajza jam e sigurt qe eshte kenaqur me shume se ta kishit festuar ne shtepi mes miqeve e njerezve tuaj te afert sepse aty ka qene ne ambjent femijesh, ne ate ambjent ku ajo po kalon pjesen me te madhe te dites dhe jane bere si nje familje e madhe. Edhe ca pjata e pirunj per te krijuar ambjentin e festes s\\\\\\\'kane asgje te tepert, por te besh dhurata femijeve deri dhe libra e rroba( kam degjuar nga kunata ime) etj etj me keto nuk jam aspak dakort. Tek e fundit une di qe dhurata i behen atij qe ka ditelindjen jo ai qe ka ditelindjen te beje dhurata te tjereve, kjo i kalon githa limitet e tangerllekut. Une festova ditelindjen e pare te vajzes, vajzen e kam ne nje shtepi private qe ka 4-5 femije nen perkujdesje, i cova nje torte dhe ca gjera per qerasje. Kaq: me shume nuk do beja dhe nuk kam ndermend te bej dhe ne vitet ne vazhdim. Kemi nje shprehje ne: uji duke u shterrur dhe njerezit duke u mbytur. Cdo dite ankohemi per me shume varferi, me shume papunesi etj etj dhe ceremonite cdo dite e me shume ekzagjerohen ne shpenzime. Po nejse, rendesi ka qe ne raste te tilla te bejme dicka te bukur qe dhe femijet te ngelen te kenaqur dhe ne si prinder te mos rendohen nga shpenzimet e teperta. P.s dhe nje gje, cdokush qe e dergon femijen ne cerdhe private qe e kalon 100 euro kosto mujore ne muaj ka mundesi dhe te beje nje feste te vogel ditelindje tek cerdhja dhe ti s\\\\\\\'ke pse vihesh shume ne siklet per aq sa ke bere.
mundesh me ju than ne kopsht, mos ma fotografo femiun eshte e drejte e jotja kjo. dhe besoje qe do e zbatojne. a nga kjo a jane te veshur si duhet a jo, une per vete i veshi si e di qe duhet ti veshe ne baze te kohes, a duken bukur a keq, as sa di edhe beje, a jane teshat e mira a te keqija, qato qe i kam. hiq nuk me bene pershtypje qysh del, me rendesi te pasterta ja veshi cdo dite, cdo dite, ju jap dhe me vete.iii nuk e lodhi fort koken per dukje une t femijeve,. paster, floket e krehuna, nunancat i kane te dyte veshjet e ndara edhe fiks vajza cdo gjee ka rose se ashtu e don ose te bardh, djali kqyrsisht te kalterta dhe te bardha. daq le te kete ditelindje daq mos te kete. ashtu si ka qellu. nuk jetoje une per hallkun, se qysh ma shofin femine, me rendesi e di une si ka qene. e kjo rezervimi qe po thu, kushton shume me shume se sa fwstimi me shoke e shoqe ne kopsht se ne kopsht vetem me grupin e vete e feston, jo me grupet tjera, ti nese i fton ata, vendi qe rezervohet ner 50 askund nuk eshte,. une kam shiqu vet ne albi, ne maxi, ne stella, te oaza, spo di edhe ku, po shume palidhje mu ka duk edhe me ua mar kohen prinderve ate dite edhe me shpenzu kot. une me figura ua beje, veq 15-20 eshte max qe paguaj per torte dhe e bene ehste 40 veta. total 28 euro osht max, nese ua blene dhe nja nje lang.
Gentiana Mokii.. edhe une them, ne kushte te shtepise secili nga kendveshtrimi i tyre le te beje qka te doje.. askush smund dhe sguxon t\'i perzihet, mirepo ne te kunderten mund te kete futje te keqkuptimeve mes femijeve.
Alketa, e drejte, ajo qe thua eshte shume e natyrshme dhe besoj se secili prind duhet t\'a dije kete. ne momentin qe dikush vendos te lind femije dhe te jetoj ne kete shtet do te duhet te dije diversitetin qe ekziston.. prandaj, secili ne mundesite e veta le te ndikoje/edukoje femiun e vet. Njehere e kam lexu dikund,, qe momentalisht s\'po mund t\'a gjeje, ne nje vend (jo me ndonje prapavije fetare), cerdhet ishin te detyruara qe brenda vitit te caktojne nje dite, e cila dite do te jete festimi i te gjitha ditlindjeve te femijeve :). Ate dite ata visheshin ashtu sic do visheshin ne festen e vet, dhe do sillnin dhurata edhe per femijet tjere. Ate dite te gjithe do te ishin te lumtur dhe do te ishin ne disponim per te festuar ditlindjen e tjetrit. Kjo ide me ka pelqy shume.. nuk besoj se eshte e realizushme tek ne, por sikur te ishte bash m\'u kish bo qefi :). Tamam e din qe ate dite eshte e caktuar nje lloj kremtimi dhe ti vajzen/djalin tend e rregullon ashtu sic don ti. E jo psh ndodh qe vajza ime sapo eshte zgju prej gjumit, gjersa dikush e ka pas ditlindjen dhe kur ka dal ne koridor nga dhoma, aty me fotoaparata dhe te nesermen e sheh fmiun tond ne Facebook. Sado qe ata jane femije le te jen si te jen, mirepo sado kudo ti nuk don qe fmiu yt te del ne faqen e dikujt tjeter i sapo zgjuar nga gjumi.. apo ndryshe.. ky ishte vetem nje shembull .. Kisha dashte me dijte si do te vepronte nje cerdhe ne qofte se ne mesin e femijeve ka nje femije me diabet i cili nuk lejohet te konsumoj embelsira? a i kane parasysh keto, a dini dikush?
Sa i perket shkollave, si duket organizohet gjate orarit mesimore, varesisht sa te dashur e ka mesuesja nxenesin/en. Ne anen tjeter jo te gjithe femijet i kane ato mundesi qe te dergojne torte me lloj lloj figura dhe te dergojne gjera te ndryshme.. E kam parasysh qe femijet edhe ne veshje dallojne nga te tjeret dhe mund te ndihen ndryshe, mirepo nuk e di, Sinqerisht jo nga kendveshtrimi fetar, por festimi i ditlindjeve keshtu gjithmone (edhe para se te praktikoj) m\'u ka duk i teprum. Mkan pelqy idete, kur eshte rezervu nje qender e lodrave dhe jane ftu femije te moshes se njejte dhe kane loze e kan shkemby dhurata.. pse jo.. mirepo jo ne cerdhe.. :S
Sarah, eshte e vertete qe ne duhet shume me shume ti japim kujdes edukimit te femijeve tone dhe te jemi sycele per sigurine e tyre. Ne cdo kend, ne cdo hap po kemi njerez te prirur per degjenerim. Fillimisht media ska kurfar cenzure ndaj femijeve e pastaj natyrisht as ne rruge as ne shkolla askund. Nuk mund t\'i leme te lozin te lire ne rruge sic kemi bere ne, nuk mund t\'i leme pa percjelle as kur nisen e shkojne ne shkolle. Tani po mundohemi me cdo kusht qe te gjitha mundsite e lojerave t\'iu krikojme ne oborr ose shtepi. Kohe shume e veshtire..shume
Nuk mendova ne aspektin, qe te lihen te lire total. por tani per tani ne kete moshe dhe per kete moshe pata fjalen une. femija eshte flete e bardhe me disa gjene te percaktuara qe i trashegon. dhe cfare i servon ashtu dhe behet. une nuk dua ta mohoje qe e kam perkrah imagjinaten e vajzes dhe djalit, kan paramendu dicka ju kam thene se ashtu eshte, me kohe do e kuptojne kur te rritetet edhe pak qe seshte ashtu. ajo mendon qe eshte princesh, dhe zdua ta thej une ate shpirterit qe seshte, sepse une sjam princeshe dhe as babi princ. me kohe e kupton qe sjemi familje mbreteroe e gjera te tilla. kur them te lire kuptoje me ate qe nuk dua te ju imponoje shume gjera, kam vijat e trasha une qe i kam vene neper te cilat do kaloje femija im ne edukim, shkollim, ne rrethin qe do rritet ne shoqerine ne te cilen do qendroje etj etj. por jo te i beje imponime ne zgjedhje ne deshiren e tyre, apsolut. nuk dua qe te kete molla te ndaluara, se ato do e terheqin shume me shume, dua ta kuptoje ajo kete me kohen edhe djalli gjithashtu.
Une nuk do kerkoje qe te ndalohet festimi ne kopshte ditelindja, e ne shkolle ska qene asnjehere nje zanat i tille, se si di eshte tash se skam pune me shkolla nje here per nje here. Por ne shkolle nuk e di se ne cfare kohe po e festojne kur gjate tere orarit zhvillohet mesim>?????
Une valla nuk pajtohem me u festu dtl shum neper qerdhe e shkolla. E ne shpi normal se qdo kush e qet ni torte si pas munsive qe kem... Une ne shtator duhet e qu ne qerdhe torte ama veq ate edhe u kry as karta as asgje.... E sa i perket ktyre gjerave per ka ffeja as qe hyra andej ta studioj se smundem ti hy dikuj ne shpirt ta pengoj... Ndoshta edhe femijet e kan qef me ja festu po dhuraten japja ne shpi jo ne qerdhe se shpija eshte qerdhja kryesore....
Alketa un pajtohem me tyy plotesisht, por normal si mysliman qe jemii nuk na lejohet me festu ditlindjen as vetes dhe as femijeve, pse ??? se vet pejgamberi muhamedi a.s. paqja dhe meshira qoft mbi te, nuk e ka festu..dhe nuk e ka len qe te festohet..sepse nuk ka kuptim..por ne per vete nuk esht se e festojm por kur esht fjala per femij mundohemi gjithcka me be qe ata te jen te lumtur, si thu edhe vet njeher ne vit festohet dhe gjithcka esht lire..
pajtohem plotesishte me ty fitesa , se kohe shume e keqe per edukimin e femijve ,,, duhet te mundohemi 10 here me shume se neneat tona ,per edukim,,,, se ne jemi deshmitare per kete kohe qfare po ndodhe, ,,,, ne si familje na mjaftojne festat e bajramit dhe te ramazanit edhe kete e kemi kuptu shume kahere, edhe skemi asnje dyshim me ne mesin e familjareve :) ju pershendes inshaAllah na behen femijet e hajrit se shume veshtire
Alketa, reagimi yt me boni me rilezu edhe nje here shkrimin qe e kam bo duke dashte me pa nga kendi i tjeter kujt pse ka mund me tingllu ndryshe. Vajza sic e kam cekur ditlindjen e kishte te shtunden, per ate dite, per shkak se qelloi vikend udhtum ne shqiperi ne bregdet.. dhe vajza vazhdimisht ishte ne dijeni qe po shkojme te kenaqemi. Nuk dua as ajo dhe as djali te mendojne se ne vetem per ditlindje ia plotsojme deshirat; Ajo thuase gati cdo dite e ka te vecante me plot deshira te plotsume .. te premten ishin familjare qe ia uruan dhe ajo ka pranoi dhurata te ndryshme. per hir te familjareve, gatuva edhe embelsira edhe pse ate dite nuk ishte ne rend te gatuaj ngase ishim duke u bere gati per te nesermen :).
Ne te dy, burri dhe une kudjesemi qe ne maximum te mos i mashtrojme femijet. vajza ime kupton shume ngase gjithmone i eshte fol vetem e verteta. Nuk i bejme as premtime te rrejshme dhe as nuk i lemi dicka pa plotesu kur eshte mundesia.. prandaj me shume keqardhje e them se e ke keqkuptu shkrimin tim.
Kur i kam pergadite kartolinat, te cilat ne ia kemi ndar femijeve pasi ata neve na dhuruan kartolina me emrat e tyre per ditlindjen. Alketa e dashur, vajza ime edhe pse i ka 3 vjet e ka dijte cka po shkruajm, ajo e din qe jemi ne muajin Ramazan..ajo e di qe nana dhe babi nuk hajne asgje deri sa te ndihet ezani i akshamit, prandaj edhe e dinte qe kartolina eshte si nder qe i kthehet femiut qe i dhuron nje kartoline kesaj. As mua dhe askujt aty nuk iu duk ndonje deformim i qellimit te dergimit te tortes. Mua te them te drejten me erdhi shume keq qe pikerisht i qelloi dita e pare dhe ato ishin agjerushem dhe ishte pak me shume mund per organizim te karrigeve dhe tavolinave.. nderkohe qe seciles ia ndame nga nje pjese me te madhe ta marrin me vete per iftar :).
E kur thua ti leme femijet te rriten te lire si zogj, e dashura ime kjo sot eshte e pamundur. Jemi rrit une dhe ti si zogj.. kemi dal ne rruge dhe prindi jon nuk u frigu as kush po kalon as kush mund te ket ndikim negativ tek ne. Kemi shku ne shkolle pa pas frige prindi jone dhe pa pas nevoje te na percjelle me telefon ku jemi me kend jemi.. Prandaj, sot eshte shume e veshtire t\'a lesh femiun te \"lire\" si zog. Per mendimin tim, sot duhet nje kontrolle teper e madhe per fmiun; te mos keqkuptohem prap, bindjet e shpritit nuk mund t\'ia imponoj askush askujt.. dhe as mua asnjehere ska mund askush te mi imponoj.. e kam dhe e kisha shume te nevojshme te pjekem e te formohem vet si person pa ndonje imponim, dhe per kete qe kam zgjedhur nuk kam as me te voglin pishman :).
Femiu im, deshti sdeshti eshte femiu i nje prindi musliman, do t\'duhet te me pranoj keshtu sic jam, sikurse ata femije qe jane femijet e atyre prindve te droguar, te keqtrajtuar, te pamoralshem etj.
Prindi dhe femiu nuk zgjidhen me katalog :) .. ata na biejn hise
Ok, ti ke zgjedh vendin, rrethin, cdo gje qe te pershtatet. Mua nuk me pengon apsolut, qe te kem, mike, shoqe, moter, mam bashkepuetore, nje femer te mbuluar, me pelqejne besa disa se sa bukur po ju del fytyra, po e kane formen. sjam kunder asgjeje une. edhe nuk me pengon nese ne kopsht vie edukatorja ose ndonje nene e mbuluar. kjo eshte e drejte e saj e paaamohueshme. karta e te drejtave te njeriut nderkombetarisht zgjidh keto. Mua cka me pengoi eshte qe , vajzen e keni mashtruar ne nje far forme. pse nuk i keni shkruar ne kartolian ekstra urimet per ramazan por e keni perdor ditelindjen?? kjo me pengoi, jo me pengoi, por me preku zdi si te them se vajza se ka dit cfar shkruan aty, me mire do ishte sipas mendimit tim, te i shkruani asaj nje kartoline te bukurrrrr, urime shpirti i nanes e i babit, ditelindja e rrof sa malet.. dhe ta kete ajo perjetesisht ate kartoline. me 3 vjec shume shume po kuotoje femiet, une kam vajzen 3 vjece, po aq shume dine te kuptoje, ska shanse me me i than dicka e mos me e realizu se demoralizohet ajo a din qysh... e per embelsira, une sju jap kurr asnje here as qokollada, aq akullore, asgjeee. skane nevoje per sheqer, e pse ne kopsht e han nje cope, jo qe se hane te teren je e bindur se une me sy kam pare sa hane, sju bene asgje e mos i privo femine qe te rriten te lire si zogj, te mesojne te zgjedhin vete, liroje pak se shume e kufizume me dukesh nganjehere :-))))), mo se te gjithe e kemi te shkruar, duhet kujdes po dhe nganjehere tejkalimi i kufijeve ne grenie zben dem te madh.
ah dhe patjeter me duhet ta them edhe kete: Ju lutem, ju lutem te mos i ndrrojme drejtimin shkrimit.. nuk kisha dashte te keqkuptohet apo nenkuptohet si ndonje thirje per debat fetar. Ate mund ta bejme, ne qofte se dikush deshiron, ne ndonje shkrim apo vend tjeter. Kjo brenge qe e kam ndar ketu ska te beje me fene tone, ne asnje menyre. Brenga ime i dedikohet festimit te teprum te ditlindjeve ne institucionet shkollore, se a jeni te pajtimit te kete lende fetare apo jo, ajo eshte ceshtje tjeter. Ju kisha lut nga zemra, per hir te portalit qe vertete na ofron shume informata, te mos e keqdrejtojme qellimin e shkrimit.
pajtohem deri diku me ty..mirepo sipas mendimit tim kartolina me mbishkrimin: \\\"Urime Ramazani, ju urojme agjerim te lehte dhe shume shperblime\\\" eshte i tepert sepse ata jane femmij dhe nuk agjerojn dhe mduket e pavend..mendimi im....urime dtl e vajzes edhe 100 me shendet
Alketa, e cmoj pa kufi sinqeritetin tend qe e shpreh jo vetem ne kete shkrim por ne pergjithesi. Nuk ka asgje te keqe qe dikush mund te pajtohet ose mos te pajtohet me mendimin tim, prandaj e shkruva ketu qe te flasim haptas. Me duhet ta theksoj qe pa asnje paramendim dhe plan i ra qe te dergojme torten pikerisht diten e pare te Ramazanit. Kjo u caktu per shkak te kohes qe mund te mernim te lire te dy une dhe burri. Edhe une pajtohem qe propagandat fetare te lihen anash per vendet e caktume, mirepo vet cerdhja ku femijet e mi shkojne eshte private dhe edhe pse nuk kan ndonje planprogram te ckatum fetar, mesueset jane me dukje muslimanesh, qe dtth jane te mbuluara. Me te gjithe prindet na bjen te takohemi qofte neper organizime te ndryshme qe ben cerdhja e edhe duke marre femijet apo duke i lene ne kujdes ditor. Vet fakti qe ata i sjellin femijet aty nenkupton qe per ta nuk eshte propagande fetare ne qofte se femiu im shokut/shoqes se tij i jep nje kartoline ku shkruan \"Urime Ramazani\" prandaj nuk mu duk dicka e teprume. Sikur te kishte femije edhe te fese tjeter aty, natyrisht qe nuk kisha vepru njejte.. i kam shume parasysh keto gjana. Kur vajza ka mbush 1 vit, ishte ne nje cerdhe tjeter, dhe per shkak qe te mos bej propagande me veshjen time para femijeve tjere, ne as nuk kemi shku te marrim pjese kur jane ndare ato embelsira qe i kam pergadite me material sa me te lehte per te gjithe femijet e jo vetem te grupit te caktum. Prandaj, mund te keqkuptohet edhe shkrimi im, mirepo dua te theksoj se i kam shume parasysh keto gjana dhe kujdesem deri ne ate mase sa mundem.. vetem se kur rjedh dicka vetvetiu e smund ta ndryshoj, atehere mundohem qe me kerkim falje te lus qe te mos keqkuptohen gjerat e paqellimshme.
Pervec asaj qe per prindin mund te jet shpenzim dhe ballafaqim me dicka qe nuk eshte ne pajtim, tjetra eshte qe ne qofte se e marrim shembull qe une femiut tim i kam bere nje orar kur te haje embelsira.. apo qe ne shtepi une e di vet se me cfare materiali ia beje embelsirat, ne cerdhe sjellin torta me lloj lloj materiali i cili mund te jete shume i demshem per femiun duke marre parasysh qe gati cdo jave festohet ndonje ditlindje ne cerdhe. Ndodh qe brenda javes te festohen edhe 3-4 .. dmth femiun nuk mund t\'a ndash te mos haj embelsire pa orar. Ndoshta dikujt i duket kto si teprim i kujdesit, mirepo une per femijet e mi i zgjedh shume cfare ushqimi i jap e sidomos cfare embelsira, duke pas parasysh qe ne embelsira perdoren edhe gjelatina me origjine te ndryshme..
Sa i perket asaj qe ne femijeve iu kemi uruar Ramazanin, sme duket qe ka dicka te keqe t\'i urohet dikujt agjerim te lehte me shume shperblime, kush agjeron le te agjeroj, kush jo, prap eshte zgjedhje e tyre, nje leter qe mund te hudhet po deshen .. realisht ne iu kemi uruar dicka te mire e jo psh ndonje Halloween apo ngjajshem :)
Urime ditelindja e vajzes, e prit e kalofte edhe shume e shume vite te tjera te lumtura, prane prinderve e familjes se saj, ne harmoni e begati.
(12 vite më parë)
Fitesa, shkrimi i jot me pelqeu deri ne gjysme, me fal qe me duhet te jap nje koment te tille por qe nuk pajtohem me kete. Thua qe vendosem te ja potesojme deshiren vajzes, por keni ndrruar kendin, dhe vetem keni bere qe vajza te mendoje qe per te e bete a ne fakt ju keni uruar femijeve Ramazanin , dhe me kete dhe ju keni shkelur parimin per ate qe thoni se te ndalohen festimet ne institucione shkollore, e ne fakt keni bere dhe ju ne nje far forme propagande per fene???? A mos e kuptova une gabim?? Une jam e pajtimit qeeeeeee te mos dhurohet apsolut asgje ne prani te femijeve, torten mund ta besh dhe ne shtepi, femija jo dy here as 3 here as 4 nuk bene 1 vjec e dy e 3 e 5 e kshtu, nje here ne vit 10 euro te shpenzohen per femine, thjesht per te ja ngrit moralin atij qe eshte dikushi per ju, qe ju edhe zemren e jepni per te jo 10 euro???? Mua nuk me duket e tepert. piatat kushtojne nese nuk gaboje 2 euro 100 copa, edhe pirunat, dekorimet secili kopsht i ka ne nje dhome te vecante, ku kremtohen keto festa e festa tjera, kane kapelat mbishkrimet urime ditelindja e kshtu, tavolinat etj etj, muziken per vallezim. Une vajzes sime jam kam festu ne kopsht, e adhuron hello kitty-in si te gjitha vajzat ne bote, ska pse dallon kjo nga to, por jam kam dergu ne kopsht vetem torten piatat dhe pironjet. asgje tjeter. eshte kenaq me shume se sa ne shtepi, 100 fish me femije, se ne shtepi gjithmone dilte dhe e bente nervoz dikush dhe kurr nje here qirinjet si ka shuk vete. dhe mua me ka shqetesu ky fakt te them te drejten se ditelindja e saj ka qene. e festojne femiet sa jane femi, se mos po e festoje une???? kto jane faza te femijeve dhe pjese e femijerise eshte kjo festimi i ditelinjdes. Noshta jam e vrazhe, por une i them gjerat si jane. Une jam ne menyre kategorike kunder asaj qe ne isntitucione te futet edukimi fetar per faktin qeeee, shqiptaret duhet te medojne shqip per shqipen dhe per shqiptarine, te tjerat jane dytesore, krishterizmi, muslimanizmi, orotodoksizmi, kto secili prind le te ja mesoje ne shtepi, ne xhami, ne kishe... shkolla eshte per edukim shkollor jo fetar. Dhe ata qe ju dhurojne dhurata te shtrenjta e bejne shpenzime pa kontroll per lavdata ta them haptas, jane njerezit me te ulet sipas meje, dhe femija im qofte edhe 10% vetem i imi nuk do e lakmoje kurr nje here nje situate te tille. Modestia eshte gjeja me e mire, meshira, kujdesi, dhurimi , mirekuptimi, kto jane per njeriun qe dinte gjykoje drejete e te veproje drejte, e mbi te gjitha eshte meshira per te tjeret.
Shum palidhje pajtohem me ty shum .. Qa ke ajo me ble pjata dekurime per ni dtl.... Ok ni torte ne qerdhe e at qe jan ne shkoll jo as torte.... Ktu per dtl ne qerdhe qojn torte te femie qe secili e merr kaj pjes , rrall dikush qon torte. Qe me ja pre ne copa dhe as je shpejgim tjeter per kta ne qerdhe.. E ata qe jan ne shkolla. Ja thirrni 2 a 3 shkok qe i ka me te afert ne shtepi dhe luajn bashk dhe ose i qojn hajn akullore nese eshte ver .Ose rrin ne shtepi etje... Dhurata me ja qu ne qerdhe shuuum palidhjeee hiq sjam me kso sene .. Dtl e par djalit ja kam frstu me shum tani nuk mendoj ashtu ne 2 ....
Dje pata nje pervoje per te cilen vertete kisha dashte me ndermarr dicka qe me ndryshu .. vajza ime i boni 3 vjet me 6 Korrik, mirepo ne cerdhe ia festum dje per shkak se qelloi e shtunde. Ajo qe po me brengos shume eshte ndikimi i femiut te femiu. Vajza ime nje periudhe gati 3 javore para ditl.thoshte se une e dua torten me Miushen Miki.. edhe gjersa ishim ne cerdhe.. dmth ne prani te shoqeve te saj..Ma ka ndodh me pa edhe foto kur femijet tjere e festojn ditlindjen ne cerdhe.. dhe perveq tortes shpenzime te teperta prindet bejne edhe per dekorime te ndryshme, per pjata, per gota, per pirunj, etj. Tjetra qe me ka befasu me se shumti eshte dhurata qe prindet e sjellin ne cerdhe per t'ia dhene femiut te vet. Kjo definivisht i kalon kufinjt per mendimin dhe logjiken tem. Kjo eshte e teprume. Njejte po ndodh edhe neper shkolla, fmijt qe iu qellon ditlindja gjate kohes se shkolles, disa nga ta qe kane kushte me te mira ekonomike, krijojne shpenzime te medha per t'u deshmuar. Vajza ime aq e vogel po din me lyp torten me figura te ndryshme.. ajo natyrisht ashtu nuk eshte msu ne shtepi, por ne cerdhe nga femijet tjere. Ndikimi qe kane ne cerdhe - shkolla eshte shume i madh. Ne kesaj here vendosem t'ia plotesojme deshiren duke mos dashur te tejkalojme minimalen e normales, thjeshte e morem si nje feste te vogel per Ramazan, me c'rast vajzes ia pergadita 30 cope kartolina te vogla per t'ia dhene femijeve me mbishkrimin: "Urime Ramazani, ju urojme agjerim te lehte dhe shume shperblime" Cka mendoni ju .. a jane te teprume keto gjana.. qysh me ndryshu kete fakt? A mendoni se eshte e natyrshme te kerkohet qe as ne shkolla as ne cerdhe te mos lejohet festimi i ditlindjeve? Kush don dhe ka mundesi le t'a beje ate jashte institucionit shkollor. Cka mendoni si mund te ndihet nje femije qe nuk mund te beje dicka te tille ndersa ka shume deshire qe edhe ai/ajo per ditlindje te beje ashtu?