Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Spermatid rrethor!!!!
Përshëndetje nëna!
Para disa kohësh im shoq u diagnostikua me azoospermi.Për këtë shkak mjeku na këshilloi biopsin testikulare e cila rezultoi negative për spermatozoid dhe u konstatuan vetëm spermatid rrethor.Pas kësaj na këshilloi 6 muaj kure intensive per te ribere biopsine persëri pas këtyre 6 muajve.Pyetja ime është a dini ndonjë rast të tillë që me anë të kurës këta spermatid të kthehen ne spermatozoid?Kura është shumë e gjatë dhe kushtueshme si nga ana psikologjike dhe financiare.Im shoq nuk pranon ta vazhdoj preferon më mirë që fëmijën ta bëjmë me anë të spermës të marr nga banka e spermës.Unë jam pak skeptike për këtë fakt i trembem sigurise së spermës së dhuruar.Ju lutëm më jepni një mendim si të veprojmë jam në një gjendje shumë të vështirë psikologjke.Faleminderit!
Alisa Bitri (12 vite më parë)
Alisa Bitri (12 vite më parë)
Po Tiara kam degjuar dhe di se kuron disa forma te sterilitetit. Im shoq ka azoospermi. Ne lengun spermatik nuk u gjend asnje spermatozoid as pas biopsise testikulare.Ne jemi ndjekur ne spitalin amerikan tek androlog turk por dje takuam dhe nje androlog tjeter dok.Llukan Rrumbullaku dhe ai na tha se rasti i tim shoqi eshte shume i rralle sepse e ka Ph shume te larte dhe kjo pengon zhvllimin e spermatozoidve.Na tha sa me pare te benim IVF me sperme te dhuruar sepse nuk i dihet me vone tha ulet perqindja e suksesit ne po kalojme te 30. Sa per hixhamen nuk njoh njeri vertete te afte per ta bere sepse dhe ajo do profesionist per ta bere duke ditur qe ka plot sharlat qe hiqen si te afte. Po ju ku po ndiqeni? Ju uroj me te mirat e kesaj bote dhe shpresoj ti jepni zgjidhje problemit sepse nuk paska me keq une fle dhe zgjohem vetem me kete mendim u bene 5 vite tashme dhe se di se si kam rezistuar deri tani.Ketu eshte i vetmi vend ku une kam folur e kemi mbajtur vetem per vete kaq vite.Suksese
Tiara Drojan (12 vite më parë)
Alisa a ke ndegjuar per hixhamen ndonjehere??? Te kuptoj dhe te uroj me te miren per ty, sepse ndodhem ne nje situat gati si ti, burri im ka oligoastheno spermi. U operua nga varicosela pa sukses vetem iu rendua situata. Tani do ta beje hixhamen. Sonte do bisedoje me nje hoxhe hafez esht dhe do shiqoj a behet gjate muajit ramazan. Te cili mjek i ke bere kontrollat???
Anaisi >> (12 vite më parë)
Shiko ata e kryen ne greqi nuk di qe ta kene njohur dhuruesin por di qe sperma ishte e kontrolluar te pakten per sa i perket semundjeve te mundshme
Alisa Bitri (12 vite më parë)
Faleminderit suzana është ngushëllim i madh për mua të dëgjoj histori suksesi.Këtë thotë dhe im shoq nuk ja lejoj vetes të të imponoj të mos bëhesh kurrë nënë,sido të vej thotë ti do thërritesh nënë! Një pyetje kisha për ty:sa të sigurt ishin kushërinjtë e tu për dhurusin?A e zgjodhën vetë atë?Një përgjgje e jotja do më ndihmonte edhe më shumë.Faleminderit!
Anaisi >> (12 vite më parë)
Alisa me vjen shum keq per ju te dy . Por ne nje fare mase pajtohem dhe me burrin tend sepse eshte shum e rende psikologjikisht qe te perpiqesh kaq vjet dhe te mos arrish rezultat. Te njejten gje e kane kaluar kusheriri im dhe nusja e tij. U perpiqem shume ne mjek te ndryshem ne greqi dhe gje nuk arrinin dhe ekonomikisht po rrenoheshin . Ne fund pranuan te benin farzimin me sperm te huaj dhe kane nje vajze per marrshallah kusheriri i\'m nuk e ka problem fare dhe thote qe perderisa u lind nga gruaja ime dhe po e rritim bashke ajo eshte vajza jone. Uroj qe te arrini te beheni me femije sido me cfare do menyre qofte.
Alisa Bitri (12 vite më parë)
Po Orjeta i ka bere te gjitha ndaj arritem tek biopsia se menduam se do gjenim spermotozoid ne testikuj por fatkeqesisht nuk gjetem
Alisa Bitri (12 vite më parë)
E dashur Orjeta po më vjen shumë keq mos e ler pas dore kete problem sepse sa më shumë kohe kalon aq me shumë e veshtirë behet .Ne kemi 5 vjet që jemi në këtë situatë dhe Zoti e di se si e kemi perballuar vetem duke u mbeshtetur tek njeri-tjetri.Dhe ne te 30 vjec jemi.Im shoq nuk e ka problem po rrit brenda teje thote eshte dhe brenda meje,por une nuk dua megjithse e kuptoj dhe tim shoq eshte lodhur nga mjekimet pa sukses.Orjeta ju uroj suksese dhe inshalla cdo gje eshte ok.
Orjeta Eta (12 vite më parë)
Edhe dicka tjeter a ka bere bashkeshorti analiza gjenetike, cariotip, cromosomi y, harta kromozomike, mocrodelezioni, crtf etj si keto ?????
Alisa Bitri (12 vite më parë)
Arda faleminderit për përkrahjen por problemi ështe se nuk janë gjendur spermatozodit por vetëm spermatid rrethor që janë një formë e paevoluar e spermatozoidve.Dhe nëse përdoren këta për konceptim rreziku që fëmja të lind me keqformime është shumë e madhe kjo është dhe një arsye pse trembem akoma më shumë.Po ndiqem në spitalin amerikan.Nuk po di cfare te bej?
arda (12 vite më parë)
Alisa ,me te vertet qenke ne nje gjendje qe te nevoitet nje perkrahje, te cili mjek eshte kontrollu bashkeshorti ,munduhu qe ta bindesh ne qdo menyr qe ai te mjekohet pasi qe ja ngjindur spermatozoidet perkrahe dhe kembngul qe femija te jet i ju dyve beso qe po bashkndjej me ju . Nuk ka rendesi sa koh shkon terapija parat vine shkojn besoj se do te hasni ne perkrhje edhe nga te afermit sa i perket anes financiare keshtu barra bije mbi ty por kembengul .qfar terapije ka me perdor tani edhe sa ka me i zgjat edhe te cili mjek e ka kry intervenimin .
(12 vite më parë)
Alisa, une kam ndegjuar nje here nje gjinekolog qe me thoshte se, 1 ne nje milion meshkuj mudn te jete total steril. e kur shpallet total steril, ske c\'bene. a nese eshte vetem nje perqindje e vogel shprese, do mund te kete femije. nuk e di sa kushton per nga ana materiale, po konsultohu dhe me nje tjeter qe eshte tamam me profesion per kete pune, sa ka shanse qe se pari te snderrohen ne spermatozoid, e se dyti qe te ngritet kualiteti dhe te behet ivf-ja/ alisa po me vie vertet keq per kete situate po dhe po te admiroje si grua, qe dhe ti e privon veten nga te qenurit nene, per burrin. desha te them qe pret dhe do te presesh :-))). me vie mire per kete durim e sakrifice.
Alisa Bitri (12 vite më parë)
Faleminderit Alketa! Mjeku thotë mundësia është shumë e vogël ndaj më vjen shumë keq për tim shoq sepse e kaluam njëherë këtë peripeci rezultati ishte zero dhe ne të shkatërrur psikologjiksht.Akoma skemi vendosur gjë sot mendoj të konsultohem dhe me një mjek tjetër të di dhe mendimin e tij.Im shoq e ka pranuar faktin që e ka të pamundur të këtë fëmijë unë nuk bindem kollaj ndaj dua të luftoj der në fund por më vjen keq dhe për tim shoq sepse është e tmerrshme ta shohesh të bej përsëri biopsinë dhe të mos ketë rezultat.Flm Alketa dhe më fal se u zgjata por kam shumë nevojë të flas me dikë.
(12 vite më parë)
Alisa, une te them te drejten, aspak skam njohuri rreth qeshtjes qe parashtrove. Ne rast se vetem 50% ekziston mundesia e kurimit, dhe qe te behet fekondimi nga te dy ju, mos u pajto qe te mirret materiali nga banka. ai femije sidoqofte do jete vetem i joti, jo i bashkeshortit. por ti ngul kembe dhe beje ndikim te bashkeshorti per kure. mbushja mendjen, perkrahe ate te ndjek terapine. vete fati qe ai ka pranu mundesine e donacionit, tregon qe ka mendje te shendoshe, dhe per kure do jete ne gjendje ta beje vetem i nevojitet perkrahja totale nga ana jote. keshtu qe nese mjeku ju ka dhene shpresa, ateherte ndiqne ate.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?