valla kunata jem ka fillu qikes prei 6+2 jav mja dhan qikes veq boll mir esht qika sa eka pas me formul perdit ju ka smu kur filloj me tamel tlopes u kfjell e sa per anemi qe po thojn shkakton ifmija ne qe prei 4 muj fillon me mar ushqim shtes kshtu qe mendoj nese i jep rregullisht pem dhe perime ska vend per anemi
briseida pash se te kan dhen mjaft komente nenat por nuk kam koh ti lexoj se nuk djali ka gjum vetem me beri pershtypje ky qumeshti i lopes un djalin deri ne 6 muaj e kam mbajt ne gji kur kam fillu me ushqim nga 6 muaj kam hy ne dijet dhe nuk kam pas qumesht te mjaftushem dhe kohen e gjirit e zavendesoja me qumesht te lopes se djali nuk me ka pir asnje lloj te qumshteve te bler dhe nuk ja kam ber me uj komplet nga lopa ne vlim dhe ne cucell djalin e kam si top te uroj gjdo te mir dhe shendet bebes tende
Briseda shume mire qe i jep qumsht lope .por eshte pak me i forte thojn per lukthin e bebeve.. Por eshte mire te ja perzish pak me uje te ja zbutesh...se nanat na kan rit me qumsht lope por thojn e kan zbut pak me uje
flm Manjola, edhe une mendoj se ska shume lidhje.gjithe ata te njohur te mite e kane rrit me qumeshte lope dhe jane si gjithe femiejt e tjere.nejse, une po i jap qumeshte lope dhe gjtihe te tjerat nga ushqimet
(13 vite më parë)
Te paskan tregu nanat tjera pse nuk Ben ,, por un desha me shtu edhe dicka tjeter e kam than edhe ma pare ,, nje kusherin e imja vajzen e ka rrit me qumesht lope qe mbas 1 muaji qe ka lind dhe shum e shendetshme asht rrit as nje problem se ka pas,, gjithashtu mua deri tani sme ka taku me pa fmi ma te zgjuar se ajo,, tani ajo I ka 3 vite
Qumeshtin e lopes natyra e ka pershtatur per nevojat ushqimore te vicit, njeriu ka nevoja te tjera ushqimore, vici programohet qe gjate jetes se tij te prodhoje qumesht(lopa), te terheqe qerren (kau)per mish per njeriun (mishi i vicit) Pra qumeshti i lopes nuk eshte programuar per njeriun, i cili ka natyrisht destinacione te tjera per te arritur, te zhvilloje trurin ne radhe te pare, te rritet, te studioje, te diplomohet (fotoja me siper shkeputet nga diplomimi i Edit ne kopesht, ne kete portret familjar eshte edhe Aida por nuk duket mire, duhet te picerroni syte qe ta dalloni ahaaaaaaaaaaa) te kendoje, te krijoj pse jo art, shkence, teknologji….
….te mendoje, te punoje, te qeshe , te qaje, etj etj :-) ))) Pra qumeshti i lopes eshte ideal per vicin, por jo femijen :-) )) Per vec te tjerash eshte shume i patretshem per stomakun e bebit, pra rezulton edhe i panevojshem dhe i demshem. Qumeshti pluhur vete nuk ka nevoje per shtese qumeshti lope, sepse ne formulen e tij baza eshte tashme vete qumeshti i lopes, por natyrisht e pershtatur per femije. Pra i shton qumeshtit te lopes qumesht lope. Nje veprim ky sic arrini ta kuptoni dhe vete eshte i pakuptimte, absurd dhe i panevojshem. :-)
(13 vite më parë)
Briseida mir shum qe paske gji , e sa per qumshtin e lopes ka shummm nena qe per shkak kushteve materiale nuk kan mundesi te blejn formul dhe i ushqejn me qumesht lope , edhe pse ndoshta femiu shton ne pesh mir po nuk e ka imunitetin si ai qe ushqehet me qumesht gjiri dhe formule , mbas moshes 1 vjeqare ather femiu duhet te adaptohet me ushqimin e te rriturve dhe ben te pi qumshtin e lopes , dhe pediatrin po ta pyesesh do te te pergjigjet keshtu te pershendes shummm..
Përdorimi i qumështit të lopës te foshnjat më të vogla se një vit nxit aneminë, paralajmërojnë ekspertët.
Nutricionistja në spitalin e universitetit “Suleyman Demirel” në qytetin turk Isparta, Aliye Carus, në deklaratën për agjencinë Anttolia ka thënë që fëmijët duhet të konsumojnë sasi të madhe të qumështit dhe që ai - për shkak të proteinave, kalciumit, vitaminave dhe fosforit që i përmban -luan rol të rëndësishëm në ushqyerje.
Ajo ka theksuar që sasia shumë e madhe e qumështit të lopës për foshnjat bart edhe rreziqe të caktuara sepse një sasi e caktuar e mineraleve në qumësht parandalon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera si hekuri.
“Kur hekuri futet në organizëm, nuk bën të konsumohen ushqimet që parandalojnë absorbimin e tij, dhe këto janë qumështi dhe produktet qumështore. Kështu kur bebeve më të vogla se një vit u jepet për së tepërmi qumësht shkaktohet mungesa e hekurit, respektivisht anemia”, ka thënë Carus dhe ka theksuar që qumështi i lopës nuk rekomandohet t\'u jepet bebeve më të vogla se një vit. Mungesa e hekurit shkakton lodhje, dobësi dhe humbje të apetitit.
Doktor Harun Tepeli ka thënë që bebeve të cilat janë ndalur së ushqyeri me qumështin e nënës mund t\'u jepet jogurti në vend të qumështit, dhe që jogurti nuk bllokon konsumin e hekurit në masë të tillë si qumështi.
flm edita, po nese qumeshti i lopes nuk eshte i vetmi ushqim qe une i jap femijes, pra i jap qumeshte gjiri,plus ushqime solide.
p.s. po me thonte vjehrra dhe gjthastu nje komshije se si ka gra qe i rrisin femijet me kete qumeshte dhe iu kane ecur shume mire.
ngandonjehre me duket si genjeshter qe slejohet qumeshti i lopes per te bere te mundur shitjen e qumeshtit artificial.
(13 vite më parë)
Sepse shkakton anemi , nuk i ka vitaminat qe duhet ti mar bebi nga qumshti deri ne moshen 1 vjeqare te pershendes..
Pse nuk lejohet qumeshti i lopes te foshnjat nen 1vjec?