Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

gruaja

Duaje gruan tënde, duroje dhe kur ajo të bën të ndihesh keq; nëse ajo hidhërohet, kuptoji arsyet e hidhërimit të saj. Gruaja ka nevojë për burrin e saj. Veçanërisht, kur ajo ndihet thellësisht e dobët përballë burrit të vet.

Qëndroji afër, jo vetëm kur je i gëzuar prej saj, por edhe kur je i zemëruar prej saj.

Dhe mos e braktis, mos e braktis! Gruaja ka nevojë për përkëdheljen dhe mbështetjen e burrit të vet, siç ka nevojë burri për buzëqeshjen e gruas së vet. Ajo di ta ruajë zemrën e burrit të vet nga shqetësimi, mësohu edhe ti ta ruash zemrën e saj të mos shqetësohet!

Dhe thuaji fjalë të bukura, jo thjesht për ta joshur, por për t\'i thënë se ajo është e dashura jote. E fjalët, le të shoqërohen me sjellje të bukura, e me dhurata të çmueshme.

Dije se, ajo për fëmijët e saj, edhe nëse syri i fle, zemra jo. Ti je ëndrra e saj. Kulmi i shtëpisë, kurora e saj. Ruaje atë, dhe sillu ëmbël, me butësi e mirësi!

Nuk është rrugë, të shtypet duke ecur, e të shkelet! Është si një lule; e butë, e njomë, e bukur dhe e ndjeshme; ndaj përkujdesu për të, dhe bëje zemrën tënde kopsht të saj. Dhe ruajeni njëri-tjetrin! Ecni bashkë, të bashkuar, edhe kur jeni të lënduar! Do të agojë momenti i bukur, do t\'ju rikthehet ngrohtësia e prekjes dhe shndritja e buzëqeshjes.
Melissa Ernes Shala (13 vite më parë)
Linda Al-su (13 vite më parë)
Manjola edhz un kesh tu hi me shkru qka ke shkru ti hahah ja dhash burrit telin thash lexoe mtha a sjom un qeshtu a ! Tkish egzistu naj faqe per burra shum e mir ish kon me jau.Postu ne balline.
(13 vite më parë)
Melissa ne qe jena femra e dim por Kte duhet me postu ne trunin e meshkujve hahah,, shum e bukur edhe un e kam lexu sot ne fb
Melissa Ernes Shala (13 vite më parë)
nena shum fjal te verteta e prekse une sod e lexova nfb shum mpelqej thash tjau postoj nenave hehehe
Gojarta Hoti (13 vite më parë)
Melissa shum vargje te bukura dhe domethanese
Laura N (13 vite më parë)
shum emir poqare duhet me ja lexu burrit hahahaha shum fjal te vereteta
Arbnora ... (13 vite më parë)
Melissa,e lexova dhe me pelqeu shum.Ia lexova edhe burrit hahaha...Shum fjale te mira,flm shum per kete postim te veqant.Te uroj gjitha te mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?