Mirmbrema nena a ju ka ndodh juve sedi pse me mpien duart,jam ne javen e 36,sedi pse kam Ca dite ndoshta mos ndikon diabeti kini pas kshu problemi ju me ndimoni
Po ma kujtohen kohne time ...EDhe mua me ka ndodhur kjo nga muaji i 8 ,mua ka fillu teme pihen duart dhe besoo ne mengjes nuk muja ti beja grusht.dhe kur i shtija ne uje me duket sikur po me nxen rruma..aq shum qe me piheshin..POr kjo vazhdoje dhe deri mbas lindjes deri sa djali i beri 2 muaj...dhe thash qe kurr froca ska mem ardh.por jo qe tanijam shum e fort:/Nuk eshte asjge shtesuse.
Faleminderit manjola po km pire po tani po me afrohen ditet edhe kam merak te pije magnezium
(13 vite më parë)
Altina un kur isha shtatzane qe nga java e 34 e deri ne javen e 38 qe kam lind vajzen skam pa mujt me nejt ni ven prej durve,, tan kohen me rrishin te mpime,, edhe naten me dilte gjumi nga dhimbja,, theksoj qe dhe mu masht paraqit diabeti ne shtatzani por kjo ska lidhje,,un pata marr magnez per dur pak mi ka pa lehtsu,, te uroj shtatzani te mbare dhe nje bebe te shendoshe
Altida ja ku ke nje informacion te hollesishem per kete rast.
Përse gratë shtatzana shumë shpesh kanë duar të mpira, të lodhura dhe të dhimbshme?
Pas muajit të 5-të ose të 6-të, ose edhe rreth fundit të shtatzanisë, në shumë gra e sidomos natën vërehet një fenomen tepër i bezdishëm.Fillon me një ndjenjë mpirjeje e ndjeshmërie të rritur, si edhe mizërime në pëllëmbën e
dorës, në gishtin e madh, tregues dhe në gishtin e mesit, kryesisht në një dorë e ndonjëherë edhe në të dyja. Pëllëmba dhemb, ndonjëherë dhimja shtrihet deri në parakrah apo edhe deri në shpatull, dhe gishti i madh bëhet i
pafuqishëm. Tipike është që gishti i vogel qëndron në rregull dhe që këto shqetësime shfaqen 4 - 5 orë pasi ju ka
zënë gjumi. Në mëngjes gishtat janë të ngrirë dhe do pak kohë ta marrin veten e të bëhen përsëri të lëvizshëm. Ky i ashtuquajtur - Syndromi i tynelit Karpal, normalisht shfaqet pas lodhjes së kyçit të dorës. Por gjatë shtatzanisë,
shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i ujit nëpër inde, gjë që kushtëzohet nga ndryshimet hormonale. Hapësira (tyneli) përreth nervit të dorës bëhet më e ngushtë, keshtu që nervi shtypet.Shqetësime të tilla, në shumicën e
rasteve largohen pas lindjes. Shumë rrallë mund të ndodhë, që të vazhojnë edhe më gjatë.
Në raste të tilla, lirimi i nervit mund të realizohet me një ndërhyrje të vogël operatore.
Rekomandim.
Keto gjëra ju ndihmojne ne Syndromin e tynelit karpal.
• Më e mira është të flini anash.
• Kyçin e dorës vendoseni gjatë natës në pozicion të rehatshëm.Ka gjithashtu edhe një bandazh me shinë, si ne fig. më poshtë,të cilën mund t\'jua këshillojë mjeku.Shtriqini krahet sipër duke levizur gishtat.Shkundini duart fuqishëm.Masazhoni gishtat, në mënyrë që ujrat e tepërta të mund të drenohen më kollaj. Një shkarkim i lehtë i ujrave të tepërta me disa çajra bimore si, me hithra, verbene mjekësore, gjethe mështekne ose qumështore mund të lehtesojnë shqetësimet tuaja.Hani ushqime që tërheqin ujrat, si mollë, oriz, patate të pa qëruara, kastraveca dhe asparag. Shpresoj te te kem ardhur ne ndhme.Gjithe te mirat dhe inshallah me nje beb te shendetshem!