Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Motren time po e humbas
Nena motra ime eshte 20 vjec, ka 2 vite qe eshte lidhur me nje djale shume shume te mire, nuk jane fejuar por une e kam takuar dhe eshte nje djale i mrekullueshem ne te gjitha drejtimet. Por motra ime eshte shperfytyruar ploteisht qekur ka rene ne dashuri me te. Nuk do te dije fare kush semuret, kush shtrohet ne spital mu shtrua mami ne spital se kishte kriza te forta migrene dhe as e pyeti nje here o mami si je. Sa vjen nga shkolla futet ne dhome dhe bisedon me te dashurin e saj ne fb ose me tel dhe nuk flet fare, futet ne dhome dhe del vetem kur do te shkoje ne tualet ose do te haje buke. Prinderit e mi po cmenden kane folur me te ne te gjitha menyrat dhe tashme jane dorezuar. Madje vete une kam folur me te dashurin e saj dhe ai u habit pasi ajo shfaqet krejt ndryshe tek ai. Dua te di cfare po ndodh me te se po cmendemi si famijle mendja aty me rri gjithe kohes, vellai im ka 6 vite ne It dhe ajo ka 3 vjet qe nuk komunikon me te, edhe kur i flet te bertet dhe behet nevrike dhe te injoron ne cdo bisede,madje eshte dhe shume agresive. Te me falni shume qe e zgjata por ndihem jashtezakonsiht keq dhe me duket se po e humbas motren time
Delisia Delis (12 vite më parë)
Buqe Morina (12 vite më parë)
Delisia ndoshta nuk jam kopetente per dhenien e mendimit se ndonje pervoje nuk kam mirepo te kisha keshillu qe te keni kujdes edhe me shoqerin qe ajo rrin sepse nese i dashuri i saj eshte i mire si thua ti ateher mendoj qe problemi eshte tek shoqeria sepse e dime cfare jete bejne gjeneratat e reja ne ditet te sotit.
(12 vite më parë)
Une medoj qe motra juaj ka presion nga i dashuri i saj pasi qe ajo eshte bere aq agresive aq e pa durushme ehe rri gjithkohen mbyllur. Pse nuk e dergoni edhe tek psikologu,sepse ska asgje te keqe e di qe shum do thojn ajo so budallic por besom qe psikologu do i ndihmoj shum. E di qe kosov eshte probleme apo shqipri por psikolugu so per budall und kate ta preferoj ta besh
Anaisi >> (12 vite më parë)
Delisia me behet qejfi qe do perpiqesh per fertilizim in vitrio . Uroj qe te kesh sukses . Motra jote paska nje moshe me vllain tim . Qetsohu qe te kesh sukses sepse stresi e pengon shtatzanin. Inshallah zoti ia ndricon mendjen motres tende e nuk ben me nga keto gjera gjith te mirat.
Delisia Delis (12 vite më parë)
Ola se di ku nuk ka shkon mendja dhe ne por e kemi kontrolluar nuk pi as cigare se di nese mund te perdori keto lloj gjerash do zoti jo
Ola Rexhepi (12 vite më parë)
delisia nuk dua te te stresoj me shum por duhen menduar te gjitha.ti a e ke menduar se mund te jete nen efekitin e ndonje lende narkotike sepse kam degjuar se ato qe perdorin lloje te ndryshme droge jan shum nervoz
Delisia Delis (12 vite më parë)
Motra ime eshte 20 vjec eshte ne shkolle dhe studion per ekonomi sapo ka mbaruar vitin e pare. Per shtatezanie jam munduar ne fund te vitit do provoj in vitron pasi dhe une dhe burri jemi lodhur se prituri, ndaj po shkoj dhe tek vellai te bisedoj me disa mjek qe te le nje date per te kryer me vone proceduren
Anaisi >> (12 vite më parë)
Delisia cfare moshe ka motra jote . Eshte e pafalshme qe ajo nuk respekton dhimbjen tende qe nuk po mbetesh dot shtatzen . Per mendimin tim qetsohu dhe perqendrohu perpiqu per nje shtatzani . Shiko meqe do shkosh ne itali te vellai shiko te shkosh ne ndonje mjek te mire dhe shiko cfare mund te besh per nje shtatzani. Motra po e fut shpirtin shum ne gjynah me keto sjellje ndaj jush. Inshallah zoti e ndihmon te vij ne vete. Kalofsh mir e dashur dhe mos u bej merak se nuk te ben mir
Delisia Delis (12 vite më parë)
Ah moj nena zemra po me cahet ne dysh, jam bere gjysem njeriu dhe tani skam rruge tjeter do ia le kohes sepse jam lodhur, une kam 3 vite qe mundohem te bej femije me thote uhhuu ty aty te rri mendja ske muhabet tjeter, me pikon ne zemer se shoh qe motrat e tjera qe behen cope per njera tjetren ajo vetem kur ka nevoje i bie tel tim. Sa here them qe sdo e ndihmoj kur te kete nevoje por prap kur me kekron ndihme une behem cope per te.Ne fillim te gushtit do shkoj te rri dy jave nga vellai ne Itali dhe i thashe hajde ikim bashke jo tha te rri une 2 jave pa takuar ate(te dashurin e saj) dhe ja do shkoj vetem si perfunim. Se di thjesht po ia le kohes
Dashuria Dashuri (12 vite më parë)
delisa me vjen keq po si mund nje femij te humb dashuri nga prindi ihhh sa veshtir menxi po i shofim kta evlad e ja se si kthehen gjith ato mundime e di qe thon evladi hek dashuri ná prindi sepse kjo dukuri e keqe perdit eshte duke u shtuar por dashuria e prindit per evladin nuk humbet kurr mundohu qe sa me shum te bisedosh qe tmos lendohet nena e shkret sepse e perjeton keq ket sjellje te saj bisedo kujtoja kohen kur ka ardh ne ket jet dhe foli per diten e par ne jeten e saj kur ´nena e lindi dhe thuaj se nje dit dhe ti do behesh nene dhe si e kishe perjetu ket gje po te jesh ne vendin e nenes ndoshta kto fjal e kthejn me vjen shum shum keq dhe per nenen tende me vjen edhe me keq sepse veq ato qe jan nena e din qka do thot me ta kthy evladi shpinen e sidomos kur te jesh semur mos te jet afer
(12 vite më parë)
Ket sjellje se ben as nje 15 vjeqare nese eshte dashuru, une mendoj qe ktu ska te bej dahsuria por ndonje pun tjeter... Ndoshta ka marr njdonje rrug te keqe a zoti e dit... Merr masa percille dhe she ku shkon me ke rrin qdo levizje
Anaisi >> (12 vite më parë)
Delisia me vjen keq per poziten ne te cilen jeni vendos si familje. Por dhe te kuptoj disi un te njejtin problem si ty po e kaloj me vellain ai eshte ne universitet por para se ai te hynte ne universitet babai yne u semur rende dhe e la punen dhe vellai filloj te punonte tek puna e babit dhe mblidhte paret qe i duheshin per shkollen . Ai erdhi ne shkolle dhe me sakrifica te gjith familjes po e vazhdon shkollen . Une punoja vete dhe e kam ndihmuar goxha dhe burri nuk me pengonte. Po vllain e mundon shume qe kur un isha ne shkoll babi ishte mir dhe une harxhoja me shum leket dhe nuk ish nevoja qe te punoja. Tani me thote qe ti ke bere cke dashur dhe nuk te ka munguar gje ndersa une duhet te punoj dhe te kursej. Nderkoh qe une ende e ndihmoj pavarsisht se tani nuk punoj. E keshtu sillet dhe me mamin e babin dhe ata merziten dhe kursejne dhe e ndihmojne jashte mase po ai ende ashtu vazhdon . Po dhe me te folur nuk arrihet gje une ja kam lene kohes qe ta kuptoj vete. Se me cfare duket mbase me kohen u kalon mbase e ka mosha. Dhe mos u merzit bej durim do i kaloj ja tani qe un jam shtatzen vllait po i pelqen ideja qe do behet daje dhe po behet pak si me i qete
Delisia Delis (12 vite më parë)
Po e njoh ate djalin madje dhe familjen e ka shume te mire, kur i fola nje dite ai me tha qe ne disa situata e ka vene re dhe ai. Djalin e ka ndryshuar ai sbehet fare me nejrezit e tij ka nje moter te vogel 18 vjec dhe ajo behet xheloze dhe per motren e tij dhe ai si flet me motres, nuk kalon kohe me me familjen si me pare dhe kur i thashe aitij djalit si eshte puna tha te jeten gje ajo kekron te beje dhe me mua, kam pasur 3 dasma kete vit dhekemi bere sherr tha qe une te mos shkoja, nuk e di po problemi me duket se qendron tek ime moter
Jesi Jesi (12 vite më parë)
ai mund te jete ndonje person qe e ka futur motren ne rruge te keqe, qe na shkojne lloj e soj gjerash ne mendje per kohen ku jetojme, por dhe nese eshte ashtu, pse duhet te sillet kjo keq me familjen. ajo mund te mbyllet ne vetvete e te mos shprehet rreth tij, por jo te sillet keq ndaj familjes se saj, ajo eshte 20 vjece tani nuk eshte me adoleshente.
V F T (12 vite më parë)
Delisia po ta tregoj nje rast ne familjen time...Nje vajz tek familja ime filloi te dal me.nje djal qe familja r saj.ishte kunder mirepo pas insistimit te saj familja prap u pajtua dhe ata te dy u fejuan..pasi u fejuan ajo asnnje dite ska qen e qet gjithmon me nervoza dhe as nuk bisedonte me tfamiljes gjithmon kur i flisnjn motrat i thonte te kam penguar une ne jeten tende ke bere qka ke desh...filloi te humbiste pesh dhe cigaren e pinte aq shumm uff...dhe pas nje kohe filloi ti shfaqte problemet e saj me te fejuarin sa here qe bisedonte ne tel bertiste i thojke nenes se vet se nuk duroj me...kaloi nje kohe dhe i dha fund lidhjes se saj me te fejuarin ta shihe ti tash si eshte bere cncnncncnc 100%ka ndryshuar...ka shtuar kile me familjen dheme motrat kalon perfekt qdo gje qe ka bisedon me motrat...fakultetin ka filluar ti ec mbare dhe gjithmon kur bisedojm qe ke humbur kohe me te vetem heshte sepse e ka kuptuar gabimin e saj...Nuk ka besuar familja e saj qe ajo do ishte ne gjendje ta nderprente lidhje por ja qdo gje ka nje kufii...Me fal qe e zgjata por pytja ime lidhet me te njejte qe te ka bere Fitesa mendon qe eshte ashtu siq sillet me.ju i dashuri i motres tende...Ndoshta ka probleme me te...Me fal qe e zgjata po rasti tek familja e gjere e imja me beri te shkruaj...Ishalla permiresohet lidhje mes juve dhe motres...
(12 vite më parë)
Delisa pajtohem me Lina M...Mir do te ishte ta percjellni se me qka mirret ai dashnori i saj.Te gjith kemi qen te dashuruar .por skem be kesi qerash.Une per veti familja ime ka qen mbi te gjitha dhe gjithnje do te jet.sepse nese burri mun me ma khty shpinen prap te familja ime do te shkoj.familjen se jap asnjher dhe nsee bota do te ishte e imja..Dil percjellni m otren ngadal, ne dhom qk apo bon kur te eshte vete,dhe kur et del jasht,,as mua sspo me duket normale ti flasesh ne mentyren nnjerzore dhe ajo te ja kthen ne arroganc.po me vjne keq
Desa Desa (12 vite më parë)
te nejjtat pyetje si fitesa i kam edhe une....gjeja e pare qe me shkoi nepermend
(12 vite më parë)
Delisia une mendoj se gjithcka qe ben motra eshte nen ndikim te atij djali(kush e din sakte se si i kane raportet mes vete,apo ndoshta nga hyrja e vetit ne qejf e ka sjelle motren ne kete situate).Une te kisha keshillu qe te percjellni mire mtren dhe dashnorin e saj se kush e di se me cka merret ai,se ket sjellje te motres nuk me duken normale se nuk eshte edhe shume e vogel te mos dije te bej dallimin e familjes dhe dashurine per nje mashkull.Ishalla jam gabim po une dyshoj tek dashnori saj se qe me lidhjen me te pyska ndryshu sjellje motra meju.
Fitesa * (12 vite më parë)
Delisia, me vie shume keq per kete qe perjetoni. Lexova te gjitha komentet, mirepo me erdhi ne mendje te te pyes: si e di ti sigurt qe ai djali eshte vertete djal i mire? Ia njeh familjen? E keni njohur me pare? Cka dini per te ju? Shume njerez qe vertete jane te kqinj dijne te paraqiten si shume te mire..I njohni ju shoqerine e tij? Po me shoqet e motres ke afersi? Mbase ato mund te dijne ndonje gje qe nuk shkon..
Jesi Jesi (12 vite më parë)
po kot s\'kane thene: ketij brezi i jep gishtin e te merr krahun. Nuk ke faj Delisia, revoltohem une kur tregon ti rreth saj e jo me ju qe i perjetoni. Kur po e lexoja ne fillimin mendova te shkruaja qe merreni me te mire, qendroni afer etj etj se do vije momenti qe ta kuptoje qe po e tepron por jo, tani me mire them vetem te tregoheni indiferent ndaj saj, ta shikoje veten vetem dhe ndoshta do ktheje sjellje. Provojeni nje here gje nuk humbisni. Me vjen me shume keq per prinderit tu sepse ata e vuajne shume meqe qenkan vetem me te. Ndersa ti futi nje mendje te lehte sepse ty gjitha ai stres nuk te ben mire as per vete e problemet tua.
Aulona Bejleri (12 vite më parë)
Degjo a punon jot moter?nese jo si té sillet silluni mos i jepni asnje cent nese esht jeta e saj lé té bej c té doj pa ndihmen tuaj
Delisia Delis (12 vite më parë)
Kam folur disa here me bertet e uleret, une me qetesi ajo nis iken perpalas deren me thote qe jam e prapambetur dhe nuk marr vesh fare, mos nderhy ne jeten time e di vete une ca bej, ty ste marr mendim sdua mendim nga ty, i them qe prinderit merakosen per ty ajo ma kthen e kujt i plasi ne fund te fundit eshte jeta ime, jo per gje por se kemi ndaluar te bej asgje ca ka dashur ka bere. mdaje prinderit sillen shume mire me te por kete kohe ajo eshte shnderruar si person
S@r@h ♥ (12 vite më parë)
Delisia nuk e di qfar te them por keshtu si e pershkruan ti motren tende mua me duket se motra ka nje maxhi ne trupin e saj ,,,,, se njeriu mos me pas ndjenja per familjen ,,kete vetem shejtani e ben, edhe ajo me duket se eshte mbyll ne ate boten e vete dhe nuk i intereson per askend ,,, kishte qene mire me shpesh te komunikoni edhe me te dashurin e saj edhe ta ftoni me shpesh ne dreka edhe e shef motra ngrohtesin familjare mes te gjithve,,,,, edhe ti mundohu ta ftosh ne shetitje motren te delni sebashku edhe ti te behesh qe po ja tregon sekretet e tuja edhe ajo mos po hapet pak me ti tregu sekretet e veta ,,,, inshaAllah zoti ju ndihmon ,,,
Ola Rexhepi (12 vite më parë)
alinna varet edhe se si e perjeton njeriu.noshta asaj i duket dicka qe vetem ajo e ka provu.e mira asht me bisedu me te dhe me e bind qe cdo kush ka vendin e vet si i dashuri ashtu dhe familja.
(12 vite më parë)
Pom vjen qudi delisia delis nuk ka lidhje aje e dashuraar a jo familja e ka venin e vet secila prej jesh jemi dashuruar e martuar a mama e babi ka venin e vetperkundarsi ajo duhet mu kujdes per mamin se vajza kur te martohet aty ni far menyre je musafir se athere ki fam.. E ajo duhet me shfrytzu ne maksimum kohen qe oshtme fam..... Ishalla ndron ne sjellje se vshtir per ju e sidomos per prindt
Ola Rexhepi (12 vite më parë)
delisia po a ke provuar te flasesh me te dhe nese po cfar pergjigje te ke dhen
Delisia Delis (12 vite më parë)
Eliza e ndjen shume sepse vellain e kam jashte e kam dritene syve dhe me motren jam bere shume por ka shume kohe qe sbehem me ose sdo te behet jam munduar shume por asgje. Me cahet zemra kur thone njerezit ke motren ke boten tende ajo sme perfill fare mua as me llogarit. por skam cbej keshtu paska qene e shkruar
Eliza Muharremi (12 vite më parë)
Met than te drejten me tute se thash mos esht e semur,Po mos ta ndien oj zemer se vallahi sdot shkon shum koh e gjat edhe dotju bjer ne gjunj dhe dot pendohet per gabimin e ber po ju mos e ngacmoni po lene net baj qka te doj,se masnej i duket vetja qe kush jam un lene se shum si ajo e kan hudh familjen por prap skan pas qare pa u perkul para tyre.Un e kuptoj shqetsimin tend sepse edhe un bej shum mas motrav po kur e she qe po sillet keq moter moter i thu zoti qaren ta baft se spo muj ma.
Delisia Delis (12 vite më parë)
Ola dhe une me dashuri jam martuar madje kemi ndenjur 5 vite dashuri por i doja njerezit ajo nuk do asnje madje ka raste kur thote une e urrej fisin tim, nuk do te rrije me askend, kur mbidhemi te gjithe ne ndonje ditelindje a dasem nuk vjen, cfaredo sebepi te kemi nuk deshiron te vije, ne plazh prinderit e mi prenotuan ne sarande dhe ajo sdo te vije sa anolluan dhe prentoimin Po Lola eshte shume rende situata vetem qaj mami eshte bere shume keq, plus ka dhe migrenen dhe ska dite qe ajo te jete mire
(12 vite më parë)
fol me te dashurin e saj fshehtas saj...tregoji hallin tend sinqerisht, lutju per ndihme , pa krenari lutju.... sepse sipas meje vetem ate do ta degjoje, po i dha ultimatum ai, kjo do ndryshoj ... spo di tjeter , pom dhimsesh shume se edhe une kam moter sdi qka do te beja
Ola Rexhepi (12 vite më parë)
mos u merzit delisia per medimin tim eshte ne fillimet e dashuris,esht dicka e re per te.shum shpejt do kthehet sic ka qen,kshu kemi qen te gjith qe kemi dashuruar.gjith te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?