Aldo e ka pershkruar menyren me te mire per gatimin e thjerrezave :). Mund ti ziesh edhe vetem me karrote, patate te embel, brokoli dhe qepe. Per femiun tend 10 muajsh, mire do te ishte pasi te zihen mire, ti bluash dhe ti shtosh pakez uje - ia jep si supe apo edhe me copa buke te grimcuara :). Cilat thjerreza i ke blere? cfare ngjyre? sepse disa kerkojne kohe ma shume per zierje e disa ma pak
Pershendetje! Veri thjerrezat ne nje tenxhere me pak uje dhe jepi nje vale ,pastaj ja derdh ujin i shperlan dhe i vendos prape te ziejne po mos i hidh shume uje sepse thjerrezat nuk pine shume uje.Merr nje patate,1 karrote dhe i grin ne kubike te vogjel dhe hidhi ne tenxhere pasi te kete marre vale.I hedh hudhra ,gjethe dafine,vaj ulliri dhe ndonje erze tjeter sipas deshires.Kur ti serviresh i shoqeron me vaj ulliri dhe uthull.Kjo eshte recete per te rritur por per femije nuk e di tamam.Mund ti hedhesh keto qe shkruajta une dhe ti bluash pastaj ne mikser qe te behen si pure dhe tja japesh djalit.Cdo te mire!
Nena pershendetje. kam blere ne supermarket thjerza (fare) por nuk po di si te ia gatuaj djalit tim 10 muajsh. Ju lutem me ndohmoni me ndonje ide?