Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Çaji për bebe

Pershendetje, kam nje bebe qe 1 muaj e gjysme, e ushqej me gji dhe prej dy javesh kam filluar ti jam dhe ngapak çaj (FENCHEL) nje here ne dite nga 30-40 ml, a eshte pak apo te filloj ti rris pak ml, dmth ti jap pak me shume? Çfare me keshilloni? Shendet dhe gjithe te mirat ps. Flm qe jeni ketu per te ndihmuar dhe keshilluar njera tjetren.

Erona (13 vite më parë)
Aulona (13 vite më parë)
Pershendetje Erona, une e kam djalin 1muaj dhe e ushqej me gji... Qajin fenchel kam filluar ta perdore pas 2 jave, pasi qe caji eshte i rekomanduar ta perdoresh edhe pas 1 jave dhe i ben shume mire bebit. Por mos harro se ate qaj eshte shume mire ta pish edhe ti sepse i lehteson bebit dhimbjet nga nerqet dhe ta bjen gjirin. Te pershendes
Jeta (13 vite më parë)
Pershendetje te gjithave nenave nga une Jeta, une kam nje vajze 2 muajshe, dhe kam filluar t`ja perdori vajzes sime çajin FENCHEL, me duket se po i ben mire, une i jap çaj me luge te vogel se cucullen spo e merr, por nuk i jap shume vetem nja 5 - 6 luge, a eshte e mjaftueshme kjo? E kam vajzen ne gji, pin mire. Ju lutem me tregoni pres pergjigjen, me respekt Jeta.
Erona (13 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjet, kisha nevoje dhe me ndihmuat shume, gjithe te mirat juve dhe bebave.
Lina (13 vite më parë)
Pershendetje Erona, edhe une i jap femijes tim çaj fenchel nga 50 ml ne dite, nuk eshte shume 30-40 ml, por edhe mos e tepro me caj se pastaj do i mbushet lukthi me uje dhe nuk do te pije qumesht aq sa duhet. Une kam femijen 3 muaj e gjysem dhe ende i jap caj se uje te thjeshte nuk i jap aspak. Keshtu qe mua mjeku me ka rekomandu qe pas cdo pirje qumeshti pas nje pauze gjysem ore ose 1 ore i jep nga pak caj por jo gjithe shishen pernjehere. Kalofsh mire.
Eda (13 vite më parë)
Pershendetje Erona, une kam filluar qe nga java e trete t'i jap djalit çaj PLANTEX 50ml brenda 24 oreve... Eshte çaj qe i ndihmon kunder ngerçeve dhe e qeteson, tani bebi ka 12 jave dhe ende vazhdoj t'ja jap,i ka ndihmuar tej mase. Çdo te mire juve dhe bebit tuaj :)
Eda (13 vite më parë)
E dashur, une mendoj se nuk ke nevoje te ngutesh me asgje tjeter e madje as me uje pasi qe bebin e ushqen me gji dhe eshte tejet i vogel. Sidoqofte, per momentin nuk do te rekomandoja ta rrisesh sasine e çajit . Ky eshte mendimi im. Respekt, Eda

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?