Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kontrolle per te pare tubat e mitres

Nena a ka bere ndonjera nga ju, kontroll per te pare tubat e mitres, nese jane ne rregull apo jane te bllokuar?? Dua ta bej por kam frike,,,se nuk di se si eshte procedura....

2014 Ani (13 vite më parë)
Ejra Ejr (3 vite më parë)
Pershendetje sia ku e ke bere hsg me anestezi ne cilin vend?
Sia (4 vite më parë)
Unë i kam bërë fotografimin e kanalleve hsg nuk eshtë procedurë e veshtirë me anestezion ti shikojn a i ke të hapura apo të mbyllura !
(13 vite më parë)
Pershendetje anila... Une e kam ber laparaskopin pra kontrollen e tubave te mitres. Mundesh me shiku ne internet se si e bejn ket operacion te vogel . Pra te shpojn ne kethiz ne anen e majt ne anen e djatht plus nen kethiz po jan shum te vogla. Ti nuk ndjen asgje sepse zakonisht e bejn me anestezi dhe nuk zgjat shume ... Mos u be merak se kjo procedur nuk eshte e veshtir te deshiroj suksese klm
Dana 1 (13 vite më parë)
un e kam bere kete analize . e kam bere jasht shtetit, por kishte shume dhimbje. tani e bejne me qetesues te tipit narkoze , keshtu qe mos u bej merak. Suksese
Alea Morina (13 vite më parë)
Mu nuk me ka thene mjeku ende te beje kete analize, por ate dite qe te me thote do te beje kete analize pa menduar dy here, keshtu qe mund te jete e dhimbshme a po ku di por gjithesesi beje ne qoftese thote mjeku.
Fitesa * (13 vite më parë)
Kontrolli i tubave te mitres apo Hysterosalpingogram (HSG) me heret eshte bere permes Rrezeve X, ku nga poshte futet nje tym i cili pritet te vezhgohet a kalon neper tuba..gjate kesaj procedure behet fotografimi dhe konstatohet a mund te kete bllokim te tyre. Ne nderkohe nuk e di a ka ndonje metode tjeter tani permes kamerave qe futen brenda.. ndoshta dikush tjeter mund te jep ndonje detaj per ndonje metode me te re. Une kete te paren e kam bo, vetem sa per te shuar kureshtjen, pas abortit nga shtatzania e pare. Nuk dua te them qe eshte shume e lehte, ka pak dhimbje, por jo te padurushme dhe jo afatgjata. Procedura nuk eshte e gjate, zgjate shume shkurt.
Puki Stina (13 vite më parë)
Anila nje shoqe e imja e ka bere, ja kan dhene nje injeksion ne kuke pas gjysme ore tha ma kan bo, sikurse me i bo strishot me at spekullumin e bejne hapjen e qafes se mitres dhe permes nje si lloj teli me nje tele - kamer shume te vogel shkojne tek tubat por sipas shoqes sime nuk ndien sagje, sigurqsht qe injeksioni ka qen anestezion lokal gje qe nuk ndien dhimbje. Sukses e dashur.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?