Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frika nga lindja natyrale

Jam Linda, 21 vjeçare, po frikesohem shume dhe nuk jam shume e informuar se çfare dhimbjesh jane, si shkon lindja normale, a mund te me tregoj dikush ju lutem, sepse jam shume e frikesuar, e kam femijen e pare?! Edhe dy dite e kam terminin me lind. Pres pergjigjen nga ju, faleminderit.

Linnda (13 vite më parë)
Linnda (13 vite më parë)
Faleminderit shume Eda dhe Moki inshalla te gjitha jem krenare me femijet tan paqin shendet e lumturi gjate gjithe jetes.
Eda (13 vite më parë)
Urime per bebin: qofte me jete te gjate e te lumtur. Te jesh krenare me te, perhere!
Moki (13 vite më parë)
Urime Linda per bebin mashalla po i shendoshe ta rujt zoti.
Linnda (13 vite më parë)
Shume faleminderit Erona
Erona (13 vite më parë)
Urime Linnda per djalin, uroj te rritet i lumtur prane prinderve, shendet dhe cdo te mire. Puqe bebin.
Linnda (13 vite më parë)
Shume faleminderit per keshilla me kan rndihmuar shumr keshillat e juaja, para dy diteve kam lind djalin 5 kg, me te vertete po u harrojkan dhimbjet pasi ta marresh beben ne gjoks! Shume faleminderit te gjithave.
Eda (13 vite më parë)
Linda, qetesohu dhe insisto qe te lindesh bebin me proces normal. Ndjenja eshte me te vertete e papershkrueshme,. Edhe dhimbjet jane shume te medha por duhet te behesh e forte dhe te qendrosh. Ne fund gjithcka do te shperblehet, beso! Mos harro te na informosh per rrjedhen e procesit me vone... SUKSESE!
Erona (13 vite më parë)
Pershendetje Linnda. Edhe une sikurse ti para 6 javesh kisha lindjen e pare. Edhe une u frikesova njejte, kalova 6 dite nga termini qe me kishte caktuar gjinekologu. Te keshilloj te mos shqetesohesh dhe te jesh e qete sepse nuk ishte e veshtire, procesi im i lindjes ka filluar me pak dhimbje te cilat filluan te shpeshtohen, ne spital me shperthyen ujin e bebes dhe mi shtuan dhimbjet ngase isha e hapur sa per te dal bebi, krejt ky proces ka zgjatur vetem 3 ore, momenti kur kam pa bebin ka qene momenti me i lumtuuuur i jetes time, eshte ndjenje e mire dhe e pakrahasueshme. Kete se shpejti do e provosh dhe ti. Te uroj lindje te lehte dhe nje bebe te bukur.
Lina (13 vite më parë)
Pershendetje Linnda, se pari te sugjeroj te jesh e qete ne keto dite te fundit te shtatzenise tende sepse stresi nuk te ndihmon aspak ne lindje por vetem te ben dem. Une kam lindur natyrshem, procesi lindjes me ka fillu me plasjen e ujit qe nuk kam ndier asnje far dhimbje, shkova ne spital aty me bene kontrollet detaje dhe pasi nuk kisha dhimbje me dhane nje gjysem hapi te pije per te me kap kontraksionet, keshtu ngadale ngadale do behesh gati per lindjen. Normal se do kesh pak dhimbje te forta ne momentet e fundit por mos harro se ai moment do jete çelesi i lumturise tende, mua asgje ne jete nuk me ka bere me te lumtur se sa ai moment. Do kesh ne krah nje krijese te vogel qe do rritet ngadale e do te kenaqesh me te. Te uroj nje lindje te lehte dhe me nje femije te shendetshem.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?