Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ekzaminimi ultrasonografik

Cka dmth kjoo?..si behet ki ekgzaminim?,,,dhe kush e ka ber me ndihmoni ma sqaroni pak...ju falmderit

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
edhe un ashtu e kuptova ammy spe di...
Ami <3 (13 vite më parë)
Me duket qe per echo po behet fjale shqipe!
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
alea flm shummmmm
Alea Morina (13 vite më parë)
Çka është Ultrasonografia? Ultrasonografia është një metodë imazherike e analizës, e cila bazohet në dërgimin e valëve të zërit me frekuencë të lartë në inde, të cilat valë veshi i njeriut nuk mund t\'i dëgjojë, dhe reflektimin e valëve të zërit nga indet në pajisjen ultrasonografike. Në këtë mënyrë mund të analizohen organet e brendshme si mëlçia, veshkët dhe zemra, poashtu mund të vlerësohet edhe foshnja e palindur (fetusi) në barkun e nënës. A është Ultrasonografia e dëmshme për shëndetin e nënës dhe të foshnjes? Pajisja e Ultrasonografisë punon me valët e zërit dhe është definuar si \"e besueshme\". Këtu nuk kemi ekspozim ndaj rrezatimit, si tek Rtg fotografimi apo tomografia e kompjuterizuar. Nga kush duhet të kryhet? Vlerësimi i fetusit me ultratingull kryhet nga mjekët e trajnuar dhe të informuar mirë për këtë lëmi, duke përdorur pajisje të duhura. Vlerësimi bëhet në raste të nevojave mjekësore (kur ka indikacione) dhe në javët e caktuara të shtatëzënisë. A është e nevojshme të bëhet ultrasonografia gjatë shtatëzanisë? Ultrasonografia është një pjesë e ekzaminimit të shtatëzënisë, por përcjellja e shtatëzënisë nuk bëhet me ultrasonografi. Shëndeti i nënës është kryesor në mbarëvajtjen e shtatëzënisë. Tensioni i gjakut dhe matja e peshës, pasqyra e gjakut – hemogrami dhe analiza e urinës si përcaktues të rëndësishëm të shëndetit të nënës, duhet të bëhen të parat. Pse duhet të bëhet Ultrasonografia? Ultrasonografia bëhet në javët e caktuara të shtatëzënisë, ose kur ka indikacione, sipas ankesave të grave shtatzëna, mund të bëhet në çdo kohë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?