Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Histori domethenese
.Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë.
Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur.
Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh.
Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!”
E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”
I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”
E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”
Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon.
Shpesh njerezit bejne cdo dite mrekullira!..Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë.
Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur.
Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh.
Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!”
E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”
I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”
E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”
Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon.
Shpesh njerezit bejne cdo dite mrekullira!
Kloa 1 (13 vite më parë)
Besime Imeri (13 vite më parë)
e kam lexuar dhe une dhe me ka pelqy shum eshte e vertet me analizu pak ma mir mundet edhe me u shtu ende disa pun qe ndoshta jan pa cek....
Anaisi >> (13 vite më parë)
Sa interesante po ca burra keshtu e duan se ka dhe nga ata qe nuk e vleresojne punen dhe mundin e gruas. Shyqyr zotit burri im nuk eshte i tille.
(13 vite më parë)
Hahahha e kam lexuar shum her ket dhe me ka pelyqr shumm..hahha
(13 vite më parë)
hahha e kam lexuar kete me perpara por prap ngelet e bukur dhe si ke then dhe ti interesante :)
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Hahahah kete e kam lexuar para dy a tre viteve menxi pritja te vije fundi ngjarjes me kuptu cka ngjare hehe mirpo fundi ishte shum domethenes me mesazh te qarte sa qe me la me goje hapur sy te zgurdullum dhe kam qesh me ze e burri me ka pas pyet oj gru pse po qesh cka ndodhiii dhe mejher ja ofrova me lexu e i thash vallahi edhe veten pe gjaj ne kete storie hahahah shume e forte flm per postimin ela1

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?