Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam shuma e merzitur, rrezik per abort :-( :-(

Pershendetje te dashura,uroj qe te jeni mire se une nuk jam.Pasi pata dhe vazhdoj te kem sekrecione te kafta u vizitova te mjekja dhe me tha qe gjendja nuk eshte e mire.Me tha qe kam shum leng ne bark, nuk e di pse e as nga vjen ai leng,dhe tha qe po dyshon per nje shtatzani ne miter dhe nje jasht saj por qe ende nuk po shihet kjart dhe me tha vetem te pushoj njeher.Jam ne javen e 5 te shtatzanis se pare dhe u merzita shum shum shum. Ju falenderoj nga zemra per ndihmen, perkrahjen dhe kurajon qe na jepni qdo dit.Ju dua shum dhe ju uroj gjitha te mirat.

Arbnora ... (13 vite më parë)
Mirandah (12 vite më parë)
mfal a ka munsi me dit rezultate ... ae edhe une e kam tnjejtin problem beta hcg e kam bo em ka dal 109.3 Tani mas 2 dite 488.5 e mas dy dite 990 .pres pergjigjje faliminderit
Miranda123 (12 vite më parë)
mfal a ka munsi me dit rezultate ... ae edhe une e kam tnjejtin problem beta hcg e kam bo em ka dal 109.3 Tani mas 2 dite 488.5 e mas dy dite 990 .pres pergjigjje faliminderit
*anika* *2* (13 vite më parë)
Arbnora un kom pas gjakderdhje ama kom perdor uteogestan tableta edhe ineksione depo progresteron 1here ne jave a te ka rekomandu ty mjeku diqkA me pi
Arbnora ... (13 vite më parë)
Oj Lina qe zemer mire mire jam,sekrecionet e kafta hala smu kan ndal krejt veq sot kam shum ma pak se diteve tjera.Dhimbje skam, dje qaj mjeku me tha qe eshte hala heret per me percaktu najsen.Analiza e gjakut beta hcg me dul. 313.3 vlera ish rrit shum prej heres te kalume kur e kom bo.Tash po shpresoj qe me me kalon ,mjekja me tha me pushu e te premten kam prap kontroll.Ti si je e dashur?
(13 vite më parë)
Arbnora si je sot a po e ndin veten me mire qfare te tha mjekja qe ishe ate dite qe the do shkoj mbas dite Shpresoj qe je mire dhe gjihqka eshte ne rregull tek ti e dashur
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje Orkidea,jo une skam dhimbje hiq e as skom pas asnje dit.Po shpresoj qe edhe per mu ka mu rregullu gjithqka dhe me kalon.Falemnderit shum per ndihmen te uroj shtatzani te mbare dhe nje bebush te shendetshem.
Orkidea Shahini (13 vite më parë)
arbnora shtatzania jasht mitre shkakton dhimbje te medha nuk e di nese ti ki dhimbje , kurse per sekrecione te kafta edhe un kam pas qe nga java 5 deri javen 8 dhe kam perdor utrogestan dhe me ka kaluar tash jam ne javen e 15 , inshAllah nuk ki shtatzani jasht mitre dhe shtatzania te shkon mire deri ne fund
Orkidea Shahini (13 vite më parë)
arbnora shtatzania jasht mitre shkakton dhimbje te medha nuk e di nese ti ki dhimbje , kurse per sekrecione te kafta edhe un kam pas qe nga java 5 deri javen 8 dhe kam perdor utrogestan dhe me ka kaluar tash jam ne javen e 15 , inshAllah nuk ki shtatzani jasht mitre dhe shtatzania te shkon mire deri ne fund
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje Sumeja,falemnderit shum per perkrahjen zemer se e di qe ti ke kalu neper kete faze dhe me vjen shum keq per ate qka te ka ndodh por me rendesi eshte keto gjana mos me na deshperu se kemi kohe per femije e mbesim prap shtatzane.Une sot e bona prap beta hcg dhe vlera me dul kogja e madhe ne krahasim me ate te javes te kalume e pak ma heret kesh nje mjek tjeter dhe ai tha qe e percjellum gjendjen dhe eshte ende heret per me percaktu diqka.Keshtu qe tash po pushoj dhe po pres.Te uroj gjitha te mirat e dashur.
(13 vite më parë)
arbnora a je me mir tash se e lexova pytjen tende in shaa Allah nuk aborton se shum u merzita kur e lexova kett pytje :(
(13 vite më parë)
Nuk ka lidhje qe ste njof edhe ti pret me pa durim si und nie bebe nie krijes te vogel dhe ktu mjeket nun jon si disa disa ne ks qe pa fol te bertasin por mundesh shum lirshem me bissedu. Mir mkan dal analizan e kam degju edhe zemren e bebes. Lajmrom qka te tha mjeku ty kur shkon ne kontrolle
Arbnora ... (13 vite më parë)
Lina,qysh te dulen ty analizat a ish gjithqka ne rregull,shpresoj shum qe ti dhe bebi jeni ne gjendje shum te mire.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Oj zemra ju falemnderit shum shum shum,Zoti ju shperbleft me gjitha te mirat qe pom ndihmoni aq shume.Lina zemer po qysh ske harru e je kujtu me vet doktoreshen per mu hiq pa me njoft???Je shum shum shum e mire te falenderoj nga zemra.Sot kam kontroll te nje mjek tjeter e ishalla ky eshte ma i kujdeshum e nuk um shqeteson me asi ide te smuta.Ju dua shuuuuuuuummmm :-)
Benita .hoxha (13 vite më parë)
Inshallah është qdo gjë në rregull,e ke shtatzani të mbar deri në fund.
(13 vite më parë)
Oi arbonora zemer sot e kam pyte mjeken terme per ty mka thon ska kurgjo rezik veq nuk guzon me pas mardhenje deri sa te kalon se sot e pyta e mos u bo merak hiq e dashur
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Arbnora kur isha shtatezene heren e pare mjeku desh me coi ne psikiatri :-( duke me thene rrezik deshtimi, ke gjakderdhje te brendshme, nuk degjohen rrahjet e zemres etj etj. Ndenja nje jave rregjim shtrati deri sa bere nje kotroll te nje mjek shume i mire ne dhe qe situata me doli krejt ndryshe nga c\'me kishte thene mjeku tjeter. Keshtu qe zemer nese eshte shkruar qe ai femije te linde s\'ka mjek ne kete bote qe vendos per fatin e tij pervec zotit te madh. Ti bej viziten tek nje mjek tjeter dhe uroj shume qe cdo gje te te shkoje mire sot e ne vazhdim.
Eliza Muharremi (13 vite më parë)
Eeeeeeeeeeeeeeeee moj zemer a po e she qe sja vlen mi marr senet shum ngusht se masnej ku po metet shendeti yt,a din qe kta te bajn budall pasha zotin,po ndrroje mjekun qa po ta nin me than qe pot kqyrin pa pare jo kqyr ku ti e nin veten mas miri.
Anaisi >> (13 vite më parë)
Urime shyqyr zotit ske asgje te keqe ajo mjekja paska qene budallaqe gjej nje gjinekolog te mir qe mos te shqetsojesh me pa shkak kalofsh mir
Elif Gashi (13 vite më parë)
Urimeeee :). ishalla veq lajme tmira marim tash e mas...
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje te dashura dhe falemnderit shum per keshillat dhe ndihmen tuaj.Une sot e bona prap beta hcg dhe rezultati me dul shum mire, ajo vlera ish rrit kogja shum edhe me than qe beba osht aty dhe 5 milion perqin u zhvillu.Me eshte kujtu diqka qe dje mjekja ime me tha qe kam me problem pak te zorra qorre e une ne fakt skom zorr qorre hiq po ne at moment hyni nje paciente qe kish dhimbje te lindjes dhe une dola.Sot kam vendos me shku te nje mjek tjeter dhe me shiku situaten sepse te mjekja ime me humbi besimi.Por dje kam qene aq e merzitur saqe smu ka kujtu hiq qka me ka than per zorren qorre.Ju dua shum dhe ju uroj qdo te mire.
Elif Gashi (13 vite më parë)
Bohet mir Arbnora :). krejt nanat tkan keshillu si ma se miri, edhe ti koke shum e meqme, kshtu qe mu spo mjet kurgjo me than perveq me bo dua per ty:)
Lori Lela (13 vite më parë)
Arbnora separi te uroj per shtatzanine dhe ishallah te shkon mire deri ne fund dhe lind nje bebe te shendetshme. Desha te them qe edhe une nga java e 4 e deri ne javen e 7 kam pase sekrecione kafe, ne javen e 5 dy dite kam pase sekrecione te kuqe, dhe kam ndejt shtri gati 3 jave dhe tani kam hyre ne javen e 11 dhe jam shume mire e kam kaluar situaten dhe ti pusho sa me shume pune mos bej fare ishallah ke ndonje njeri qe te ndihmon sa ta kalosh kete gjendje. Allahu qofte me ty e dashur e te ndihmofte.
Ola Rexhepi (13 vite më parë)
arbnora mos u merzit zemer.mu po me vjen shum keq per ty se e di ca do me than me ken rrezik aborti se e kam kalu vet dy her,po ti vetem ndiq keshillat e mjekes dhe mos u streso.gjith te mirat...
Shenaj (13 vite më parë)
me vjen shum keq Allahu te rujat,shpresoj qe tmos je abort
Arbnora ... (13 vite më parë)
Falemnderit shum lavdije,te uroj qdo te mire :-)
(13 vite më parë)
Po me vjen keq shpresoj tmos jete aborte.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Falemnderit shum moki,te uroj gjitha te mirat :-)
(13 vite më parë)
Arbnora ishalla e kalon ket rrezik per abort ..E lind bebi te shendosh
Arbnora ... (13 vite më parë)
Shqipe,falemnderit shum per urimin e dashur.Do te mundohen ta bej me te miren per veten dhe per bebin,te uroj gjitha te mirat e dashur.
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
uroj me te miren per ty,,por largo stresin se veq dem te sjell relaksohu lutu nzot besoj qe gjithqka perfundon mir..
Arbnora ... (13 vite më parë)
Joo se kom njet mu lodh per kerkon hiq,jam ne shpi te mami tu pushu.Ok zemer uroj qe gjithqka te shkon mire per ty dhe bebin tende.
(13 vite më parë)
Falimnderit zemer e shof neser kismet e ti pushoooooo sa ma shummmm se ne ks eka musafirt zakon me ardh me pa a u shnoshe e ti me pushu duhet veq shtrit rri
Arbnora ... (13 vite më parë)
Ok zemer ishalla te dalin krejt analizat mire dhe ti dhe bebi gezon shendet te mire.Te uroj qdo te mire dhe te falenderoj shum per perkrahjen
(13 vite më parë)
Veq mos i bo vetit stress se ka me te kalu se di zemer neser e kam termini edhe me duhet gjakin e qeto mi bo Qysh ska vend moore a jo normal ata ishalla te ndihmo zoti
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje Lina,nuk um tha me nejt ne spital po edhe mem than ski ku rrin oj zemer krejt spitali plot me gra tu prit me lind normal qe ato kane perparesi.Mu me tha me pushu sa ma shum,tjeter niher kurgjo derisa te vertetohet sakt se qysh osht gjendja.Spo di zemer veq kam shum pak shpresa qe mundem me kalu kete gjendje po shnosh skom qka me bo,ne dor te Zotit.Ti si je me shendet,bebin a e ki mire?
(13 vite më parë)
Arbnora mos u merzit beso qe ska me dal qysn ka thon...Pusho a nuk bon ks kur e ki qesi rrasti me ndejt ne spital aa?? Aty memarr ushqim edhe kontrollen e ki pyti
Arbnora ... (13 vite më parë)
Eliona falemnderit shum shum zemer,te kqyrum tash ne dite e ardhshme qysh po zhvillohet gjendja.Ju informoj per qdo sen.Flm shum shum e dashur.
Eliona* * (13 vite më parë)
Arbnoraa e dashur..ishalla nuk eshte ajo qe mjekja ka dyshu..ishalla vazhdon te mbash shtatzanine e te shkoj gjithqka mbare me ndihmen e Zotit..uroj me.te.miren per ty.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje vlora dhe falemnderit shum e dashur, gezohem shum qe ti dhe djali keni shendet te mire.Edhe une po shpresoj qe kalon kjo gjendje.Te uroj gjitha te mira dhe flm shum shum.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje vlora dhe falemnderit shum e dashur, gezohem shum qe ti dhe djali keni shendet te mire.Edhe une po shpresoj qe kalon kjo gjendje.Te uroj gjitha te mira dhe flm shum shum.
Vlora . (13 vite më parë)
Arbnora une ne filllim te shtatzanis 2 here kam pas gjakderdhje edhe shum bile 2 here ngaa 4 dit kam nejt ne spital asgje nuk me kan dhen me perdor hiq vetem me pushu por une e pata nga stresi sepse me vdiq baba ne ate kohe ,por desha te them mos u ben merak sepse une kam lind djalin si drita ma kurr nuk kam pas problem ne shtatazani vetem ne fillim
Arbnora ... (13 vite më parë)
Falemnderit ardiana shum, me vjen shum mire qe ke vajzen e shendosh dhe ju uroj shendet dhe qdo te mire.Normal qe tash mbeshtetem tek zoti, qkado qe te behen me duhet me pranu.Shum flm per perkrahjen zemer.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Rona mos u merzit zemer,se keto vonesa te ciklit me sa di une eshte shenje e mire.Uroj qe te mbetesh shtatzane sa ma shpejt dhe te kesh nje bebe te shendetshme.Por ti vetem qetesohu dhe mos e merr me stres kete pune.Edhe une ty te deshiroj qdo te mire e dashur.
Klea Selimi (13 vite më parë)
Pershendetje Arbnora,me vjen keq per kete situate por ti mos u deshpero shtatzanite e para edhe jane shqetesuese por sic te kane keshilluar edhe nenat tjera vertete duhet te mbeshtetesh ne Zotin e Madh,edhe une ne shtatzenine e pare kam pasur prob.fetusin e kam pasur poshte por gjithcka u rregullua dhe tani kam vajzen 2 e gjysme si molla si themi ne..te uroj te rregullohet gjithcka te behet ashtu si deshiron tii..
(13 vite më parë)
Me erdh cikli...:-(:-( por nejse tani eshte me redesi shendeti yt dhe i bebeit inshallah i kalon gjith keto e nnuk eshte rrezik asgje ti deshiroj gjitha te mirat nga thellsia e zemres
Arbnora ... (13 vite më parë)
Rona flm shum zemrushe,qka bone ti a pate naj kontroll a te erdh cikli a qka u bo?
Arbnora ... (13 vite më parë)
Falemnderit shum abesa,gezohem shum qe vajzen e ke mire.I uroj jet te gjate dhe shendet.Flm shuuum per perkrahjen.
(13 vite më parë)
Oj arbnora mbeshtetu tek Allahu se vallahi te ndihmon lutju sa me shum ben dua per bebin tend inshallah nuk eshte rrezik najsen te uroj shendet ty dhe bebit..mos u bo marak dh mos rri e stresuar vetem pusho..mpuq
Arbnora ... (13 vite më parë)
Suzana zemer falemnderit shum,edhe une po shpresoj qe permisohet gjendja sepse ende heret per me pa diqka aq kjart.Du me pushu kysmet,as ne pune skom me shku as kurgjo derisa ta kuptoj sakt gjendjen.Ju dua shum e flm shum shum shum,po lehtesohem shum kur po bisedoj ketu me juve.
Eliza Muharremi (13 vite më parë)
jo bre zemer skemi qka me ba vallahi na qef kemi po zoti ishalla na tfillon te gjithave.
*anika* *2* (13 vite më parë)
Arbnora nese Zoti e ka shkru me vazhdu shtatzania vazhdon pavaresisht rrethanave,un prej javes se 5 e deri ne javen e 13 nonstop kom pas sektecipn te kaft bile ne javen e 6 edhe tamon gjakderdhje edhe mjekt u befasosjshin qysh po mbijeton bebba e sot e kom qiken si rrush 16 muj mi ka bo
Anaisi >> (13 vite më parë)
Arbnora pershendetje qendro shtrir gjith kohes sa te shkosh prap te mjekja per vizite prap mos u merzit dhe perpiqu te mendosh pozitivisht. Lexo libra dhe shiko ndonje film humoristik qe te te ngrene humorin . Jemi me ty ke mbeshtetjen tone dhe na shkruaj per cdo gje kalofsh mir
Eliza Muharremi (13 vite më parë)
Tash e pash qe the java e 5 e shtatzanis esht pak heret qe te dihet qka po ndodh me shtatzanin sepse edhe un kisha ne javen e 4sekrecjone kafe por shum pak ne kohen e mostracjonev,ama tershtatzanin e kam kalu per mrekulli kshtu qe mos jav ver edhe shum veshin mjekve sepse a din qe ka disa shtatzani 9muaj ju vin mostracjonet rregullisht.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Eliza,falemnderit shum zemer.Ashtu eshte si thua ti,une krejt qka mundem me bo eshte me pushu sa ma shum e tjerat jane ne dor te Zotit,qdo gje ndodh me vullnetin e tij dhe ne smundemi me ndrru.Normale eshte me u merzit por prap nese ndodh aborti prap do te jem e fort dhe do te mundohen te qendroj e qete.Jam e re dhe kam kohe per femije,qka me bo :-(.Une jam ne fillim te shtatzanis ne javen e 5.Te uroj gjitha te mirat e dashur.n
Eliza Muharremi (13 vite më parë)
Pershendetje Arbnora,ishalla zoti te ndihmon sepse vetem aj e ka fuqin e madhe dhe vepron pa na pytur ne. Un spo e di se necilin muaj je shtatzan ama qka do qe tendodh jemi ne dor te zotit edhe prap zoti ka per te gjith boll edhe do na sjell te gjithve engjujt qe po presim. Mos u streso edhemos e myt veten me merzi rri e shtrime sa te mundesh ti banja hyzmetin per mir sepse zoti ka met ndihmu.
Arbnora ... (13 vite më parë)
Rajan dhe gentiana,ju falemnderit shum per urimet dhe lutjet e tua.Jeni ndihme shum e madhe per mu.
(13 vite më parë)
Arbnora mos u shqeteso, mundohuu sa me shum me pushu me ndejt shtrit, inshallah te ndihmon zoti dhe e qon mire deri ne fund
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
uroj qe te mos jete ashtu siq dyshon mjekja ishalla qdo gje eshte ne rregull dhe shtatzania shkon si eshte me se miri deri ne fund te uroj gjithe te mirat
Arbnora ... (13 vite më parë)
Benita,flm shum zemer.
Benita .hoxha (13 vite më parë)
Uroj që të të shkoj gjithqka qysh është më së miri e dashur! Të përshëndes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?