Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqyerja e djalit gjate kohes qe une jam ne pune

Nena te dashura kerkoj ndihme nga ju!? Pershendetje nena ,kam nje hall te madh djalin tash e kam 5 muaj e gjys ndersa kur ti ben 7 muaj me duhet qe tia filloj punes ,orarin ne pune e kam nga ora 9-17 mirepo edhe dy ore te tjera rruge dmth nga ora 8-18 ,qka me propozoni ju lidhur me ushqimin qfare menyje t'ia pergatis pasi qe kohe e gjate per ti dhene gji ,e ne qerdhe nuk mmundem ta dergoj pasi qe nuk kemi afer e me duhet tia le vjehrres .Kam shume nevoj per ndihme,mbetshi me shendet ju dhe bebushet...

Argjenda Qyqalla (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Argjenda, pasi qe e ke vjehren e cila do te kujdeset, kish me qene mire qe nje nate perpara t\'ia besh gati mengjesin dhe dreken, apo sado pak t\'ia lesh gjerat e gatshme..ndersa ne ndermjetese (zemer), t\'ia bej ajo te fresketa. Mundsisht ne mengjes, ne qofte se ti mundesh te pomposh gjinjte, leja 200ml qumesht gjiri, pastaj le ti bej drithera, ia perzien me ndonje peme, here me molle, her me banane, her me pjeshke, me dardhe, etj. pastaj ndonje peme te zier, cveklla me karrote, pjeshke apo dardhe e ben nje perzierje shume te mire te cilen kish qene mire me marr brenda dites, pastaj per dreke mish pule, apo vici te zier me oriz, patate, patate te embel, karrote, lente (thjerreza), kungulleshe, domate, spec, bizele, etj. kur ishe kthyer nga puna fillimisht kish qene mire t\'a ushqesh me gji, e pastaj nje darke jo shume te rende, dhe prap gjersa e vnon ne gjume e ushqen me qumesht gjiri.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?