Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shqetësime rreth lindjes

Jam Dita, 20 vjecare dhe jam shtatzene ne javen e 30. Jam e shqetesuar si do te lind, a do ja dale mbare, sepse une para 2 viteve kisha nje aksident shume te rende, kam pas gjakderdhje te mbrendshme, tani po me afrohen ditet e lindjes, nuk di si te pergatitem, jetoj ne Gjermani vetem me burrin, me tregoni ju lutem cilat jane shenjat e para qe procesi i lindjes ka filluar? Ndoshta e zgjata por me kuptoni jam e shqetesuar! Ju faleminderit shume.

Ditaaa (13 vite më parë)
Ditaaa (13 vite më parë)
Ju faleminderit shummme Ana, Yllka, Diana sado pak me keni lehtesuar Allahu ju shperblefte dhe ju rujt femijet dhe familjet tuaja.
Ana (13 vite më parë)
Dita mos u shqeteso ,cdo gje do shkoje mire. Mos e streso veten por mendo qe shume shpejt do kesh femijen tend ne krahe. Une jam 23 vjece dhe kam nje muaj qe kam lindur femijen tim te pare. Shenjen e pare qe pata ishte pak gjakrrjedhje. Shkova ne spital dhe ata me derguan prape ne shpi se nuk isha per te lindur. Te nesermen ne mengjes pata plasjen e ujerave, do e kuptosh vete kete gje se jane ne sasi te madhe sa nuk i ndalon dot. Pas 4 oreve me filluan dhimbjet ne fillim te lehta pastaj vijne duke u bere te forta dhe une jetoj jashte, ne Angli dhe te pakten ketej tregojne me kujdes, keshtu qe dhe ti mos ki frike fare, uroj me gjithe zemer te kesh nje lindje sa me te mbare e nje bebush te shendetshem.
Yllka (13 vite më parë)
Tung Dita mos u shqeteso as pak edhe une kam lind ne Gjermani kam kalu shume mire edhe e kam pas nje lindje te lehte edhe vete kam qene shume e qete nuk jam frigu as pak per dhimt nuk di qka te them se une e kam kalu termini dhe me hapa kam lind e kam pi nje hap mbas 1 ore ka fillu mem dhimt barku edhe kam lind.Burri ate dite kur e ki terminin eshte mire me pas pushim edhe per cdo rast mbaje nr e tel te ndimes shpejt ose taxi.Mos u shqetso hiq ishalla lind lehte edhe nje femije te shendosh dhe tbukur :)
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Dita, te kuptoj plotesisht sepse edhe une 19 vjet e gjysme kam lindur vajzen time qe 11 muaj edhe une kisha shume frike sepse ishte femia im i pare dhe nuk dija si te veproja cfare te beja, sidomos ne muajin e 9. Ti e ke me se pari nje perparesi shume te madhe qe je ne Gjermani dhe i ki kushtet shume te mira, e jo si ketu ne KS, po e tregoj procesin tim si ka filluar kam pasur dhimbje te lehta te fundit te barkut dhe menjehere kam shku ne spital ma kane dhene nje infuzion per me me rrok dhimt me lind ma shpejt, dhe nuk zgjati 4 ore kam lind, normal ka dikush qe shume shpejt e lind bebin po ka edhe qe me gjate, mirepo kur ka lind vajza ime nuk ia harroj kurre ne jete fytyren e saj te embel, vertete isha nena me e lumtur ne bote, shpresoj qe te kesh lindje sa me te lehte.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?