Hahah dashurije une valla e kam pas bo si gjelle pak biber tzi e pak veget edhe une i ha shum boranijat e ven lule laker boranija veq e honksha e dy dit e fundit menxiii tu e shty me zore se mu bo bajate i ka gati ni muje e nashta edhe ni her edhe pse i kam humbe edhe vet tre kg masi e kam ndal dieten se e kam edhe djalin ne gji edhe pak ja kom nos me ushtrime ose po ngaj shkallve dej nkate te katert e teposhte hahahh. Une jam e gjate 1.75 po badihavajam me mbules e pom dalin faqet duqe edhe komt shum trash me bira prej celulitit hahhaha po qa ti bejsh masi kemi femij te shendosh kjo eshte shum me e rendesishme :)). Klm
una egzona jam 61 kile megjithse dukem si 50 te gjth ma bejn ska mundesi sepse po te shikosh trupin tim skam asnje te met mirpo me peshon shum kocka ngaj mos u genje mbas peshores trupin shikoje me sy
o zot o zot me kujtohet e kam gjujt nje tenxhere me qet sup aaaaaa gati zorrt i kam qit shum asht e rond katastrof ishalla munesh moj egzon me honger qata qull uffffffffffff qetash pom vjen me vjell kur pe kujtoj qet supen e zakes ifffff
Egzone mi hek inhek ndodh dej 7 kg nese i permbahesh ama duhet me pas kujdes masandej kom pas lexu njera nga nena sot e ka key dijeten te nesermen ka honger pasule e embelsire , ato normal kan kalori une mbas dijete kam vazhdu me supe normale uje ni her buke tzez me supe ose diqka tlste pem edhe sallata. Une do e mbaj ehe ni her se shum mir dukna me 65 kg hahhah.klm
Ja kjo eshte egzone : Diet me supe
Dieta eshte kjo: Përbërësit e supës magjike, për humbje në peshë: 6 karota 6 qepë të mëdha 1 kuti salce domatesh kokërr - 1 kg 1 lakër e vogël ose, në mungesë një lulelakër 2 kuti bishtaja ose bizele 2 speca jeshilë 1 tufë selino, në mungesë - majdanoz (Une kam pire edhe supa te tjera te cilat i kam pergatit) Pritni perimet në copa të vogla dhe veni në një tenxhere të madhe. Mbulojini me ujë dhe ziejini për 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë derisa të zbuten perimet (rreth 20 min). Ndërkohë që zien uji, zëvendësoni dy filxhanë uji me lëng mishi ose pule, apo nëse preferoni. Këtë supë mund ta hani sa here të keni uri. Mund ta hani sa herë të doni, sepse me të nuk shton kalori. Sa më tepër ha, aq me shumë humbë në peshe. Trupi humbë më shume kalori për ta tretur këtë supë, në krahasim me kaloritë që përmban vetë supa. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni bukë, alkool apo pije te gazuara.Gjithashtu kafe dhe caj mund te pini sa te doni por pa embelsues. Dita e parë Merrni vetëm supë (sa te doni) dhe fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri, kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës. Dita e dytë Vetëm perime. Hani derisa te ngopeni perime të pa-gatuara. Përpiquni të hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga bishtajat, bizelet dhe misrat. Pini sa më shume supë që të mundeni. Në darkë, hani një patate të madhe, të pjekur në furrë me një lugë të vogël vaj. Mos hani fruta . Dita e tretë Pini supë, si dhe hani fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. Nëse keni ngrënë sipas udhëzimeve dhe nuk e keni thyer dietën, do të shihni që keni humbur 2-3 kg. Dita e katërt banane dhe qumësht krejtësisht pa yndyrë. Hani 3 banane dhe pini qumësht pa yndyrë sa të doni gjatë gjithë ditës dhe padyshim, pini supë. Banania dhe qumështi pa yndyrë kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevoje për kalium, karbohidrate, proteina për ta zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira. Dita e pestë Mish dhe domate. Mund të hani 300-400 g mish (në skarë) dhe 6 domate. Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë, për të eliminuar acidin urik nga trupi juaj. Merrni supë të paktën një herë. Dita e gjashtë Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund të hani 2 deri në 3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Pini supë të paktën një herë. Dita e shtatë Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani sa herë të doni. Pini supë sa më shumë që të keni mundësi. Në fund të shtatë ditëve, nëse nuk i keni thyer rregullat e dietës, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur më shumë se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë, para se ta rifilloni nga dita e parë. Kjo diete 7 ditore mund të zbatohet sa herë te doni. Nëse e zbatoni në mënyrë korrekte, do ta pastroni trupin tuaj nga papastërtitë dhe do t`ju japë një ndjenjë mirëqenieje dhe lehtësie që nuk e keni pasur më pare. Vetëm pas 7 dite diete, do të filloni të ndjeni një bollëk energjie. Kjo është një dietë e shpejte dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është se ajo djeg më shumë kalori nga ato që merr. Kjo dietë është përgatitur nga spitali “Sacro Cuore Memoriar” dhe është përdorur tek të sëmurët nga zemra me mbipeshë, për t’ua mundësuar që të humbasin peshë shpejt, para ndërhyrjeve kirurgjike.
Neae don mundem ta shenoj eshte me kareota bizele spec tverdh etj ket dijet e kan perdor edhe disa nena tjera por ato kan then qe kan fitu prape ndersa une jo mirpo i kom kusht kujdes tmadh pasi e kam nderpre edhe as ni kg se kam fitu. Unemendoj ta mbaj edhenje here pasi ta perfundpj ramazanin. Nese je e interesuAe sheno ta dergoj komplet receten
Pershendetje egzone edhe une kam shtu kg gjat shtatzanis nja 19 kg mas tre mujve qe linda isha 84 fillova me ushqime pak dijetale qumsht kos pa yndyr embelsira dijetal buken e zezeper deri sa bona 6 mbas lindje rash 77 - 78 pastaj ka muji i 8 mbas lindje e mbajta at dijet me supe edhe nga 77 kg rash ne 73, pasi e derpravevazhdova pish supe uje , peme , perime shum edhe nga muji i 5 mbas lindje une jom tu honger vetem 1 her se djalin e kam me gji me qumsht plotsus dhe me ushqime plotsuse qe nga 4 muj e gjysem tash kam ren ne 70 kg djali mi ben 9 muj. Harrova te cek para shtatzanis se dyte kam qen 74 mirpo duhet me pas durim dhe vullnet tmadh edhe ja arrine. Klm e sukses
hmmm kto kile na mbyten ...edhe une kisha desht nje diet po e kam djalin ne gji....Ne shtatezani shkova deri ne 85 kille nga 64 qe dy jam kam lind sot u peshova per qudi kisha 74 a osht e mundshme ...apo me genjeu peshorja ahahahahh
Edhe une 65 kg kam qene tash i kam 75,boll po mundohna mos me honger ushqime kalorike po shume zor,fitnesi mu me ndihmon shume por nuk po kam kohe njeher,nese gjen kohe shko ushtro pi shume uje tjeter spo di qka me tthon ishalla i hek se boll problem pesha e tepert.
Egzona ski nevoj per diet.pp.kur te hongsh buk e dan kashoren shum te vogel edhe qat buk e sill shum ne goj mbi 12 here organizmi.pret. ma shum e ti lukthit i qon.ma pak edhe qdo dit.kshtu mbeso qe lodhesh tu honger kadal edhe dobsohesh se edhe lukthi tu.ngushtohet un smbaj kurfar diete edhe boll.mire z kom trupin ama mos lejo.me tu bo vess se sa ma shum te kqyresh ne.pasqyre aq ma shum trashesh
(13 vite më parë)
egzona esht nje djet me caj rozmarine tre her ne dit perpara buke nje ora para buke pi nje filxhan caj rozmarine te nxet aq sa ta duroj organizmi por jo te vakt dhe per 21 dit bie tre kile
(13 vite më parë)
dashuri, veq mos konsumo embelsira, qipsa, sene me indyre shume, pitet rralloje, me me u dobesu shume. Une me gji per 4 muje kam humb 21 kg vetvetiu. Egzona, une pas lindjes se djalit meqe nuk e pata ne gji, nuk deshi me pi, kam fillu me produktet e herbalife-it. Jane te vetmet qe me kane ndiku, sa menyra kam provu po qe prap se prap po rikthehna ne herbalife. kushtojne, veq e ke te garantume humbjen e dhjamit.
kshtuqe ma me rendesi mu dok ushqimi i djalit sesa dieta tash po mendoj qysh mu rrit ky mir e ma mir e trupin mund ta bi ne form prap jo jo shnosh me ken
egzon edhe un kam nevoj per diet po spo guxoj se djalin ne gji e provova jka nisa me pi uj me limon po djali kur pike e largojke buzen zdojke zaher e ithtoj gjirin limoni edhe mu dasht me nderpre
Egzona, ne qofte se sapo ke lindur, tani perqendrohu te kesh ushqim per beben tende dhe pesha te largohet me kalimin e kohes. Sa ke fitu gjate shtatzanise?
O nena aman ju lutem me tregoni noii .Diet.. jam 80 kg , nuk eshte pune me i heq kg qe i fitova gjat shtatzanise, ju lutem me tregoni noi diete :(((