Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth shtrëngimeve

Pershendetje nena. Une jam 36+5 dite, 23 vjeçare dhe e kam shtatzenine e pare, para tri diteve, kam pas pak gjakderdhje dhe shkova menjehere tek gjinekologu, me kontrolloi dhe me tha qe je hap 2 cm, por me tha kjo gjendje mundet me zgjate edhe 2 jave mos me linde, ose mundesh brenda 4-5 diteve, nuk i dihet. Mirepo une qysh dje nga ora 12 e dites e deri vone naten, here pas here po kam shume dhembje te eshtrave rreth vagines, dhe rreth kembeve ketu larte, sidomos kemba e majte po me koqitet krejt nganjehere, por shume shkurt, dhe po eshte e durueshme edhe zakonisht po me ndodhe kur po jam ne kembe, edhe barku po me forcohet shpesh. Cka po mendoni ju, se nuk i kam keto shtrengime te rregullta, por mjaft te shpeshta, edhe po mendoj mos jane keto dhembje qe po hapem ose dicka, e ndoshta nuk e marr vesh, sepse edhe mami im edhe motrat asnjeres nuk i kane plase ujrat para se me fillu lindja, a po mendoni qe keto simptoma jane qe eshte afer lindja, a duhet me shku perseri te mjeku a cka me ba, nuk po kam ide?! U jam shume mirenjohese kushdo qe me pegjigjeni rreth kesaj qeshtje, cdo te mire!

Sala (13 vite më parë)
Erona (13 vite më parë)
Pershendetje Sala. Une jam nje nene e re, kam lindur para 6 javesh, ashtu sikurse ti dhe une pak pasur shtrengime te forta ne bark, dhimbje dhe therje ne vagine, kjo eshte ngaqe eshte gati koha per te ardhur ne jete krijesa e vogel. Isha edhe une e hapur 2 cm mirepo une ne javen e 38, dhe s´kam lindur deri ne 40+6 dite, kam pasur nje lindje te lehte dhe pa komplikime, dhe nuk ka zgjatur shume si proces. Simptomat qe tregon-gjithsesi qe je afer lindjes, mos u shqeteso sepse momenti i lumtur ne jeten tende eshte afruar shume-edhe pak dhe do te mbash ne krahe femijen i cili eshte rritur brenda teje. Te uroj lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshem. Gjithe te mirat.
Dena (13 vite më parë)
Tung Sala, edhe une u pata hap ne javen e 33, por me pat rekomandu gjinekologja regjim shtrati, qe me mujt me shty se paku gjer ne javen e 37. Nuk livritsha hiq, vec deri ne banjo kur shkojsha. Perndryshe vec shtrite rrisha. Mandej ne javen e 37 sa hyna, nje dite kisha pak gjakderdhje, edhe kur shkova te mjekja me tha qe jam qel 7 cm per me lind edhe tha drejt ne spital shko. Edhe qat nate pata lind. Perndryshe gjate kohes qe isha ne regjim shtrati, tylifar dhimta me kapshin, sa veshkat, sa veshi.... Edhe une te kisha rekomandu sa ma shume me ndejt shtrit, qe bile edhe pak me e shty, se gati koke ne javen e 37. Bile mos me lind parakohe. Hajt ishalla me te mira kalon. Te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?