Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qumeshti i gjirit
Pershendetje nena une kam lind para 3 jave hala nuk po kam qumsht te majftushem nuk po i del qikes me tregoni qfar duhet te bej per me pas ma shum qushmsht me kan then se magdanoz i njom me hanger ta bjen qumshtin me ndihmini ju klutem
Antigona Dauti (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Gona, harrova me ceke, tani vajza jote eshte ne fazen e \"ushyerjes se dendur\", ashtu i thone ketyre fazave kur vazhdimisht femiu kerkon te pije. Mos u shqetso se kjo faze zgjat me se shumti 7 dite, pastaj stabilizohet sasia e qumehstit
Fitesa * (13 vite më parë)
Gona, percjelle vajzen a po e lag pelenen deri ne 6 here ne dite...pastaj percjelle a eshte ne disponim, Ta them qe vajza jote lukthin akoma sa nje veze nuk e ka,, prandaj mos u shqetso se sigurisht ke mjaft qumesht. vetem ushqeje sa ma shpesh e mos u habit tu bo pune te shpise apo me sene tjera. Perkushtoju bebit maksimalisht. Ne nderkohe ha ushqime deri ne 4 here brenda dites.. sigurohu qe ushqimet qe i han se bashku te te japin 500kalori.. dije qe trupi yt prodhon qumesht si do qe ushqehesh, vetem kur vertete nuk ushqehesh mire, pastaj shkon duke u paksu. Sigurohu qe brenda dites se paku nje pjate drithera (ku ka edhe tershere) ta konsumosh me qumesht apo me kos, djath deri ne 4 copa ne dite, pastaj lengje te ndryshme, sidomos nga portokalli, uje uje uje, nje qese leblebia bleje e mbaje afer vetes dhe i han ne nderkohe, mish te kuq vici, arra, avokado, gjerat pergaditi me vaj ulliri, por edhe me vaj luledielli i ben mire organizmit, edhe fara luledielli mund te konsumosh gjate dites, per me shuem detaje lexo kete artikull qe e perfundova dje, qe flet per programin e ushqimit: (eshte edhe nje pjese te cilen do ta postoj komplet me kete ne nje teme te vecant) Dieta gjatë gjidhënies Ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë gjatë kohës kur ushqeni me gji për të siguruar vlerat e duhura ushqyese të qumështit të gjirit, por ju keni nevojë për të ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe të shtoni 500 kalori në dietën tuaj të përditshme. Pavarësisht a e bëni ju prioritet të yshqyerit tuaj, trupi juaj do të vazhdojë ta ketë primare prodhimin e qumështit. Nevojat e fëmijës suaj do të jenë të kënaqshme para nevojave tua. Në fakt, fëmija juaj, i cili peshon vetëm pak kg, përmes gjidhënjes do të merr 1.000 kalori në ditë. Kjo ju shpjegon humbjen e peshës suaj gjatë gjidhënjes. Dieta më e mirë për nënat me gjidhënje është ngrënja sa më shumë të ushqimit në vazhdim: - Kungull, fasule jeshile, avokado, leblebia, artichoke, spinaq, mollë, kumbulla, pjeshkë, gjeldeti, oriz, thjerrëza, fara luledielli Ushqime për të shmangur gjatë gjidhënjes - Peshkaqenë, Peshk-shpatë, peshk mbreti skumbri (Këto kanë një përmbajtje të lartë të merkurit) - Tuna (Jo më shumë se një copë ose dy kanaçe 170g në javë) - Kafe (duhet kufizuar në më së shumti dy gota në ditë) lexoni më shumë për kofeinën gjatë gjidhënjes - Përdorimi i ëmbëlsuesve artificial si sakarinë (sucralose është i sigurt) - Qëndroni larg ushqimeve të përpunuara, ato përmbajnë shumë aditivë Vitamina Shtesë & lëndët ushqyesë që nevoiten për dietën gjatë gjidhënjes: - Kalcium: Minimum 1.000 mg është e nevojshme të mirret gjatë ditës. Ushqime që përmbajnë kalcium: kos, qumësht, djathra, salmon, farat e susamit, bajame, lajthi, tofu dhe lakra jeshile. Ju duhet t’I konsumoni nga 4 herë këto brenda ditës. Për foshnjat me intolerancë qumështi (bylmeti) si shtesë kalciumi mund të merr acid laktik kalciumi i cili nuk përmban proteina qumështi - Acidi folik: Gjetur në asparagus, lakër, misër, leblebia, spinaq dhe lëng portokalli. - Zink: Ju nevojitet nga 20 mg çdo ditë. Ushqime që ju mund të hani dhe që ju ndihmojnë të moss merrni vitamina shtesë: vezë, mish, tërshërë, kikirikë dhe karkalecë deti. - DHA & AA: Këto janë dy yndyrna shumë të rëndësishme që nevojiten për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime që përmbajnë këto yndyrna janë: arra, perimet jeshile, vaj luledielli dhe peshk yndyror si harengë, sardelet. - Choline (gjendet në B – complex vitamina): gjithashtu nevojitet për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime të pasura në choline janë: Vezët dhe mishi i viçit. - Mos harroni të shtoni një multivitamin në dietën tuaj gjidhënëse sigurohuni se ai përmban hekur. Hani ushqime që përmbajnë hekur çdo ditë. Mishi i kuq është burim i mirë. Për ushqimet pa mish, por me hekur, mund të konsumoni drithëra për mëngjes ose perime të gjelbra, I shtoni edhe disa vitaminë C sic mund të jetë një gotë me lëng portokalli së bashku me ushqimin për të rritur absorbimin e hekurit.
(13 vite më parë)
me uj te ngrot dhe me sapun shtrydhe gjoksin se sbutet gjoksi dhe sjeth me shum qumesht .
Dashuria Dashuri (13 vite më parë)
un pi qajra te ndryshem me mjalt ne mengjes ha nga nje lug mjalt po ashtu dhe ne mbramje po pi tomel 3.5 % uj te thart edhe sok qe marohet vet malin nese i thua dhe ti kshtu edhe po kam mjaft gji amo mjalta e rrit shum sasin e qumeshtit te deshiroj fat
Rrona (13 vite më parë)
Gona veq i paska cek liris-ai di edhe une diqka me shume jo :) pos qumesht tetrapak me pak sheqer mos harro boza e bje qumeshtin shpejt mu me kenaqi elhamdulilah!!Allahu ju ruajte
L.i.r.i ... (13 vite më parë)
Gona urime lindja vajzes,,per ardhejen e qumeshtit ushqehu me kos,pem(dardh,moll)me teper pastaj pi langje ujee shumm dhe ice tea te pjeshkes,caj cammomil,boz,etjj

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?