Sot mora vesh qe do operohem prape,pas 7javesh nga cesariani
Te dashura nëna sot mora vesh nje lajm që me tronditi jashtë mase.... Kam gur ne tëmth dhe me duhet ta heq sepse kam kriza te tmerrshme dhe po shkoj cdo dy netë per infuzion ne urgjencë...
Do doja ta shtyja sa me shume kete operim... Per djalin e vogël se e kam ne gji por edhe se kam dhimbje sh te forta...
Nese ndonjëra nga ju ka njohuri rreth djetes që duhet te ndjek apo per ndonje zgjidhje ( ilaç) me përbërje sa me natyrale e bimore. Kjo gje me tronditi jeten prandaj ju lutem me ndihmoni sado pak. :\"\'(((((((((
Magi, me vie shume keq qe nuk di c\'te them apo si te te ndihmoj, nuk kam pervoje ne kete gje. Djalin gjithsesi merre me vete ne spital, le ta ruaj dikush, paraprakisht fillo te pomposh qumeshtin e gjirit i cili do te te sherbej gjate kohes sa je ne spital apo gjate operacionit qe ta ushqesh bebin. Qumeshti i gjirit mund te ruhet ne frigorifer deri ne 4 dite ndersa ne friz 4-6 muaj. merre bebin me vete ashtu qe edhe para operacionit, dhe pas ta kesh afer, ne qofte se dr te thon qe barerat qe ke marr mund te jene te demshme per femiun, atehere pompoje qumeshtin, ashtu qe te mos ndalet furnizimi, rjedhja, qarkullimi, pompoje cdo 1ore e gjysem nga disa here 10-20 minuta, jo me shume, por mundesh me pak,, vetem sa ta kesh ndjenjen qe po e ben kete per te birin. Uroj te kalosh kete sfide me lehtesi
Magi edhe une kam pas nje operacion te vogel 8 jave pas lindjes,kurr nuk e harroj at dit kam qajt shum se munka dhimt vajza ime 8 javshe, e di se si ndihesh per shkak te bebes vogel qe e ke ket e kam perjetu edhe une,une at dit qe jam operu e kam marr vajzen me veti ne spital para se me hi ne sall e kam ushqy me gji pastaj kam hi ne sall e kam lan tu kajt vajzen pas tri 4 oreve kur jam qu kur jam kfjell prej anestezionit e kam ni vajzen tu kajt,o zot sa shum u pata merzit, uroj qe te kalosh mir operacionin.
Magi te keshilloj qe operimin mos ta shtysh sepse guret e temthit Jane shume te rrezikshem po te rreshkase ai bllokon kanalin e temthit dhe behesh shum keq. I\'m ate ka llumra ne temth dhe mjeku I ka then qe ata shpejt mund te kt hehen ne gur dhe te japin kriza ai I tha qe sa ta pikase te shkoj direkt per operim. Te shkuara ku do ta besh operimin e ke vendosur????
kam shkruajtur ne wall...jam ne dileme...qenka gjendje jo fort e mire dhe kjo e gjinekologut..ndersa per spitalin nuk e nderoj se me la pershtypje te mira pasi une jam dhe pak e friksuar si tip dhe spitalet me tmerojne ....
magi une me te degjuar nga nena ime e kam qe kur ke gur ne temth duhet te maresh stomakun e pules ta zjesh dhe ta hash...nuk eshte fort i mire por e di qe te ndihmon...ky eshte i vetmi ilac popullor per temthin...une nuk e di ne cilen gjendje e ke ti...
Po perseriten,
Motra ime u operua 2 muaj pasi lindi ( para 7 vjetesh) me sond.
Dje e kemu ri operuar ne itali e kemi cu se i eshte perserit e njejta gje :(
Lere mos me trego se e diiii sh mire ,oooo zot, srrinte dot as shtrire e as ne kembe,u paloste ne dysh, tmeeeeeer o zot,
Me mire mos e shtyj operimin se vetem do perkeqsohesh
Me sond mbaron pune per 20 min, sa te te liroj narkoza ushqen beben, nje nate vetem rri ne spital !!!!
Por besoj se tipi operimit varet nga madhesia e gurit
Motren time e kapin pak a shume si kriza ne stomak,dhimbje te forta,i fryhet ajo pjesa te stomaku,i dhemb dhe ne shpine, i merret fryma,i shkojne lot :(
Do doja ta shtyja sa me shume kete operim... Per djalin e vogël se e kam ne gji por edhe se kam dhimbje sh te forta...
Nese ndonjëra nga ju ka njohuri rreth djetes që duhet te ndjek apo per ndonje zgjidhje ( ilaç) me përbërje sa me natyrale e bimore. Kjo gje me tronditi jeten prandaj ju lutem me ndihmoni sado pak. :\"\'(((((((((