Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me ndihmoni rreth qumeshtit shtese

Pershendetje nena! une kam vajzen 7 javeshe,e ushqej me gji. javen e kaluar e peshova dhe per dy jave kishte shtuar vetem 200 gr :(( dua ti filloj qumesht shtese,pa i nderprere gjirin, si keni vepruar ju nena qe keni pasur te njejten situate me mua,kur ia keni dhene shtesen dhe sa i keni dhene.ju falenderoj shume per keshillat ,ju pershendes :))

Ami Ami (13 vite më parë)
Ami <3 (13 vite më parë)
Ami ami,nga fillimi qe ben pyetje,eshte sikur une te pyes !Shume gjara te njejta nga ana e femijeve!Dhe une e kam vajzen gati 7 javeshe,kete te premte i ploteson.Dhe mua per 2 jav me ka shtuar 130gr!Ndersa javet e kaluara mka shtu shume mire sa mjekja u qudit.Sikur me rroku mesyshi!!Jam ne hall se teper keq po ndjehem qe nuk prodhoj mjaftueshem qumesht.Une apsolut nuk deshiroj t ushqej me formula.Ti mundohu e permbju keshillave qe ti kan sygjeru nenat tjera.Une deri te shtunen po pres e do shoh cka po ndodh,lutem e shpresoj qe do ket shtuar mire e do vazhdoj vetem me gji...Te pershendes.
Nita Nita (13 vite më parë)
Un e kam pasur te njejtin rast si ty e dashur. Dy javet e para femiu im kishte shtuar vetem 200 gr, me udhezuan qe ti fus qumshtin shtese Aptamil, me udhezim nga mejku. Menyra se si e kam ushqy nga 15-20 minuta te dy gjokset dhe menjehere plus 50 ml shtese. Qdo dy ore. Femiu im qdo dy muajt e pare ka shtuar nga 1. 300 gr. Une tani e kam femiun 3 muaj e nje jave dhe eshte me peshe shum mire. Muajin e 3 i ka shtuar 1 kile. Nese vepron keshtu femiu ty nuk do te ngarkoj dhe nuk do te jete i uritur per 2 ore, keshtu qe ke kohe qe te mbushen gjinjet. Mirpo nese vepron keshtu mos gabo qe te frymezohesh nga shishja vepro vazhdimisht keshtu se sdo ta lere gjirin, mirpo nese ia ofron me shpesh shishen se gjirin femiu do e lej gjirin.
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Pertac perton
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Ami paskemi pak a shume te njëjtin hall... Edhe djali im 7- javsh është me 25- qershor ka lindur. Ka dite sidomos mbasdite që qan per te pire. Sepse une kam goxha gjoks dhe ai është mesuar te pije me presion dhe kur mbaron sasia e madhe behet pergat e person te thithi, dhe keshtu qan e grindet. Kur e shoh që skam me te vertet me qumesht i bej 50- ml caj finocchietto te plasmonit që ndihmon dhe te lirohet ose 60-90 ml qumesht pluhur Aptamil. Që ma kanë dhene ato te maternitetit. Por shtesën ja jap vetem njehere ne 2-3 dite sa per te grumbulluar gjoksi dhe ja jap pasi i ka tharë te dy gjokset. Tani jam dhe me peris nga problemi ne tëmth që me doli dhe e shoh që skam dhe aq qumesht si me pare... Dhe sa do e ve shpesh ne gjoks, pelenat i lag mjaftueshëm mire dhe shton gati 500gr ne 10 dite besoj se do i bej shtesë cdo dite nga 90 ml.... Por jo me shume se njehere ne dite se i ben naze gjoksit dhe kete e konstatova kur ish ne spital per vizitë dhe djali piu 2- here me bibiron, mezi e kapte gjoksin se është llups dhe pertac. Shpresoj te te ndihmojë përvoja ime dhe gjithe te mirat.
(13 vite më parë)
vallahi moj ami una e kam gocen vec me qumesht plur dhe sja uroj asnje femre kete laj bibirona zje ngrihu naten vak cumshtin ka raste kur una sa ja bej gati ajo se pi ose pi vec pak tjetra derdhet lere lekt lek po sa te ben mundimi mos ja fillo me mir te kesh me shum qumesht perdor nga keto gjera qe nenat te kan keshilluar sesa ti fillosh qumesht plur se do ta lej fare gjoksin .pak ka shtuar goca ime du maujt e par ka shtuaj nga 1kg e 500 gram per dy muaj 3 kg futja gjoksin sa me shpesh se sa me shum thith ajo aq me shum gjekos te vjen dhe goca me shum pi mesohet me te pir shum dhe kerkon dhe ajo me shum .te pershendes uroj ta kesh mir
Ami Ami (13 vite më parë)
ju falenderoj shume,uroj ti keni mire bebat tuaj :))
Sanie U. (13 vite më parë)
E dashur, pi langje sa ma shume, uje sidomos. Po mos perto bleje nje qaj te hipp-it per me ta shtu qumshtin e gjirit. Une kam pas shume gji falemnderit allahut, mirepo gjithashtu kam pi shume langje, uje sidomos, qaj rusi, si dhe minimum 2 gota te medha qaj te hipp-it, dhe e vereja se mbas atij qaji me vinte edhe me shume gjiu. Provo me te gjitha, prej asnjeres ske dem, kurre si dihet cila ndikon te ti per me u shtu sasia e qumeshtit. Uroj e kalon kete probl. Sa ma shpejte, dhe bebi jot behet sa me mire.
Dina Lk (13 vite më parë)
Ami une i jap cdo dy ore ( si te doje), por ti qe e ke me te vogel, mund t\'i japesh edhe cdo nje ore e gjysem.. Duke qene se nuk ma pinte, e merrte me veshtiresi i jepja 60-90 ml. Persa i perket kohezgjatjes, thuhet se bebi duhet te pije sepaku 20 min( 10 ne njerin gji e 10 ne tjetrin),por ky i imi 10 pinte gjithsej, max 15 min,( dhe me ka shtuar cdo muaj), besoj varet edhe nga aftesia thithese e femijes, se di.. Qumeshtin e Hipp-it ma kane rekomanduar si me lehtesisht te tretshem nga femija. Uroj te mos kesh nevoje t\'i shtosh, por nese po, te sugjeroj t\'i japesh me biberon jo me luge, pasi me luge lodhet me shpejt dhe nuk e pi sasine e nevojshme te qumeshtit. klm
Edona 13 (13 vite më parë)
Bebi im Aq shpesh krynte nevoj dhe e kthente qumshtin (vjellte),sa qe thoja nuk po i jet asgje ne bark!!!,por kur e dergoja nkontroll super ishte,edhe pediatra nuk ta paska rekomandu shtesen,ne at kohe kur qan jepi ndonje qaj edhe bebi ngopet edhe gjirit ia ndihmon te mblidhet,prap ti vendos e dashur
Ami Ami (13 vite më parë)
edona te flnd sh e dashur, por une pak a sh e di qe nuk ngopet sps nuk ka shtuar aq sa este norma,ne fakt edhe me del jashte shume shpesh,ndoshta dhe kjo se len qe tevshendoshet,edhe pediatria me tha qe do perpiqemi ti japim vetem gji,por une kam frike se me dobesohet sh
Ami Ami (13 vite më parë)
dita te falenderoj,sa here ne dite e futen ne gji bebin tend dhe sa minuta? sa ml i pergatisje per nje vakt,dhe ca lloji qumeshti ? dua tia provoj njeher nqs vazhdon te qaje prap,nuk do i jap me,te pershendes
Edona 13 (13 vite më parë)
Po ami sikur edhe paska then Dina munesh edhe ne panolina ta vrejsh sa her ia ndrron sa e ka te lagur,sa kryn nevoj,nese e ka te terun esht i uritur..
Edona 13 (13 vite më parë)
Ami mbeso te njejten gjendje kisha un,nga mbremja kisha fare pak qumsht edhe nga stresi qe qante bebja mduket me ikte ne ato qaste qumshti,por asesi nuk ikam dhen shtes,qante nje or u lodhke flejke mbas 1 ore u mbledhte qumshti kshtu,un kam pi boze shum,ice-tea,sup,jogurt ,Boza te shton qumshtin shum,Tani kam bebin 3muajsh ekam ne gji akoma Tani ha me pak pi me pak dhe kam qumsht normal,harroje shtesen mos ia fillo,edhe pse qan pak asgje nuk eshte,mos u frikso,ushqehu sa mir un edhe naten sa her qe zgjohej beba un pija nje got jogurt,ice te,boz,nfillim e kisha shum problem tpija Aq shum por per bebin ja vlen
Dina Lk (13 vite më parë)
Ami, mua djalit 4 muajsh m\'u desh t\'i shtoja se nuk po mi mjaftonte ( me sugjeroi pediatria), shtesen ia jepja nje vakt ose nje e gjysem pasditeve ( se paradite gjiri prodhon me shume). Mirepo djali nuk ma merrte biberonin, nuk e donte. Tani po i jap me shpesh gji, po mundohem te ha me shume dhe po mjaftohet vetem me gjirin ( eshte edhe vape, edhe ai ka me pak oreks). E di qe eshte mire vetem me gji, por kur s\'i mjafton une se le dot pa ngopur...Por ekziston mundesia qe femia ta lere gjirin( sic te tha edhe Edona). Une te sugjeroj te provosh nje here duke i dhene shpesh ( se edhe gjiri prodhon me shume), shiko lagien e panolinave ( sepaku 5 here ne dite duhet t;i lagi, nese jo femia nuk ngopet) dhe pastaj vendos vet..klm
Ami Ami (13 vite më parë)
edona po ti si ia bere qe te shtoi ? une po shoh qe vajza po vjen duke u dobesuar,une ushqehem mire dhe ne gji e mbaj sh shpesh,por e verej qe nga masditja skam pothuajse fare dhe vajza qan sh,sapo e fus ne gji qetesohet. une mendoj ti jap shtese po me luge. se di do shohim dhe ket jave nqs ska shtuar duhet bere dicka,se me duket sikur po hy ne gjynah me gocen
Edona 13 (13 vite më parë)
Ami un te njejtin rast kisha me bebin Tim per 2 jave 200 gram kishte shtu,por ne asnje menyr nuk e kam bo mend ti shtoj qumsht formule,jepi bebit sa me shpesh te pij sa her qe kerkon,ushqehu mir ti sa me shpesh,do e shohesh rezultatin mbas nje muaji,bebi im per 2jave 200 gram per nje muaj 1kg.300 i kishte bo,asesi mos ia shto formulen se do pendohesh,do ta len gjirin pasi tfilloj me shishe sepse aty e ka me leht te pij,ka shum raste kur ia ka len gjirin mbas shishes,prap vendos ti per vajzen tende,keshilla ime esht vazhdo me gji te lutem..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?