pershendetje nena kjo eshtn je histori qe me ka prekur shum dhe do doja ta ndaja me gjith ju esht \"Historia e dhimbshme e 17-vjeçares korçare që u lidh me beratasin me anë të gazetës.....?\"
Është historia e mashtrimeve me anë të njoftimeve me gazeta, apo \"mblesërive\" on-line, pas të cilave vajzat dalin të zhgënjyera dhe zemërthyera.
Historia e dhimbshme, si dhe e ka quajtur vetë 17-vjeçarja korçare, ka nisur vetëm tre javë më parë kur vajza nga një fshat i këtij qyteti,
gjatë lëximit të mesazheve në një të përditshme, ka përzgjedhur mes tyre një nga mezazhet tipike dhe që për të, ka qenë melankolik.
Duket se mesazhi \"Hyr në botën time të vogël, për të gjetur rehatin e shpirtit tënd\", i ka lënë kaq mbresa vajzës korçare sa që mezi priste që të shikonte \"don zhuanin\",
që ende nuk ja kishte dhënë adresën se kush dhe nga ishte. Kjo enigmë e ka shtyrë vajzën që të merrte në dorë telefonin dhe të formonte numrin, pas një apo dy pip...pip...
nga ana tjetër e receptorit, një zë djali iu përgjigj, pas prenzantimit biseda mes të \"rinjve\", ka kaluar shumë miqësore.
Djali i ka folur vajzës se ishte nga një lagje e Beratit të lashtë dhe se ishte vetëm 25-vjeç, i arsimuar dhe se kishte pretendime për partneren.
Pas disa bisedave telefonike vajzës i është ngritur mendja, që një ditë të ftohtë dhe me diell nëntori të niset drejt qytetit Muze të Beratit.
Pas udhëtimit mbi 6 orë në mesditën e ditës së shtunë vajza ka mbërritur në qendrën e qytetit të Beratit dhe ashtu,
paksa e çorientuar jo vetëm nga udhëtimi, por edhe nga mrekullia e qytetit ka ndalur paksa për t\'u orientuar ndërsa ka pritur që, sipas llafit, dikush t\'i afrohej.
Vajza që mbante me vete një çantë me ngjyrën e lënë në telefon dhe me veshjet për t\'u njohur nga djali,
ka ngelur e shtangur, kur drejt saj po afrohej një mesoburrë, me një dorë prapa dhe duke qeshur.
\"Nuk e mora për djalin që kishte folur me mua\",- ka deklaruar 17-vjecarja në ambientet e policisë, para prindërve të saj.
Mesoburrin që po i afrohej, vajza e mori ndoshta për babain e djalit apo një të afërmin e tij.
Që në momentin e takimit vajza ka ngelur e shokuar dhe kureshtja e ka shtyrë që të shikojë se përse njeriu me të cilin kishte lënë takim e mbante dorën prapa dhe se,
përse njeriu që ajo kishte lënë takim, kishte dërguar një njeri tjetër.
Por njeriu që iu afrua dhe i foli në emër i zgjati dorën e majtë për ta takuar, i foli:
\"Unë, (ai) ishte djali që dy të rinjët kishin folur disa herë në telefon dhe që në atë moment vajzës edhe zëri iu duk ndryshe.
Një mendim i mjegullt dhe absurd filloj të qarkullonte me shpejtësin e të qindën e sekondës (të paktën kështu u shpreh para prindërve).
Zhgënjimi e mbërtheu prej fyti nxënësen e vitit të dytë të një shkolle nga një fshat vetëm 3 km larg qytetit të Korçës. Ku të shkonte në këto momente,
kujt t\'i kërkonte ndihmë, njerëzit më të afërm të saj ndodheshin qindra kilometra larg.
Vajzës i ishin kujtuar fjalët përkëdhelëse të nënës së saj: \"Bijë, ki kujdes, mbaro njëherë shkollën, edhe të lartën, fillo punë dhe menjëherë vazhdo gjej njeriun që do të kalosh jetën\".
Por vajza kishte një dëshirë të madhe, të gdhihej në Beratin e bukur, ndaj, edhe pse e shokuar e kishte pyetur djalin se ku e kishte shtëpinë.
-Nga këtu 16 km, në një fshat të zonës të Tomorrit- i kishte thënë djali, duke drejtuar dorën e djathtë drejt malit.
Atë moment vajza shikoi që burrit i mungonte dora dhe se ishte invalid. Vuri dy duart në kokë, por nuk dinte se ç\'farë të bënte,
nuk dinte kujt t\'i kërkonte ndihmë dhe nuk kishte se ku të strehohej derisa të gdhihej për t\'u kthyer nga kishte ardhur.
Morën një taksi dhe pas një ore, vajza ka mbërritur në anë të rrugës nacionale Berat -Skrapar
për të vazhduar më pas edhe një orë në këmbë derisa të mbrinte në shtëpinë e \"burrit\" të ardhshëm,
një gërmadhë e para viteve \'70 ku varfëria dukej qartë.
Prindrit e djalit ishin të shokuar, që djali i tyre invalid dhe një herë i martuar dhe i divorcuar, këtë radhë kishte sjellë në shtëpi një \"princeshë\".
Prindërit e varfër, të gëzuar, bënë ç\'mundën që vajza të mos mërzitej.
Ata habiteshin që vajza kishte pranuar të martohej me djalin e tyre që ishte 34-vjeç dhe kishte qenë i martuar dhe ishte invalid.
Prindërit e vajzës kanë alarmuar njerzit kudo që i kishin dhe natën e parë as që kanë fjetur.
Së bashku me të afërmit e tyre e kanë gdhirë me shpresën që vajza e tyre mundet të kishte shkuar tek ndonjë shoqe e saj,
por deri në momentin që të dy prindërit kanë vendosur që të kërkojnë ndihmën e policisë, nuk kanë marrë asnjë sinjal jete.
E ndërsa prindërit po humbnin shpresën e gjetjes së vajzës, në orën 16.30 minuta ka rënë zilja e telefonit.
Zëri nga ana tjetër e receptorit, foli: \"Jam vajza juaj, kam shkuar larg,- dhe ka shtuar,- ejani nesër në Berat, aty më bëni zile që t\'ju takoj\".
Ditën e hënë, që në të gdhirë, prindërit janë nisur drejt vendit ku i kërkonte vajza dhe me brengën e gjetjes apo jo në vendin ku i kërkonte bija e tyre, në mesditë kanë mbërritur në Berat.
Të gjendur përballë heshtjes së telefonit, prindërit e vajzës janë detyruar të paraqiten në dyert e komisariatit të policisë dhe të kërkojnë ndihmë për të gjetur vajzën.
Kanë qenë punonjësit e policisë, të cilët në rrugë operative dhe me anë të numrave të telefonit të vënë në dizpozicion nga prindërit e vajzës,
brenda orës kanë lajmëruar se kishin gjetur vajzën, e cila ka pranuar që të mbërrijë në polici, aty ku dhe ishin prindërit për t\'i takuar.
Sapo ka parë dy prindërit, vajza është ngashëryer dhe ka kërkuar që të largohet sa më parë nga qyteti i Beratit.
E pyetur nga policia nëse vajza kishte ankesa për djalin, ajo ishte shprehur edhe në deklaratën e lënë si dokument,
se nuk kishte asnjë ankesë. Ndërsa ishte shprehur se prindërit e burrit që e kish mashtruar do t\'i ruante në kujtesë si prindër të mbrekullueshëm,
jo vetëm për mikpritjen, por edhe për këshillat që i kishin dhënë.
Vajza u rrëfeu policëve se ishte zhgënjyer nga një mesazh gazete dhe se ky zhgënjim e ndau nga një dozhuan ende pa u bashkuar.
\"U bashkova shpirtërisht në gazetë me mesazhin dhe u ndava fizikisht në polici nga një \"Donzhuan\", ndërsa kërkoja \"princin e kaltër\",- u shpreh vajza, ndërsa linte pas Beratin dhe \"dashurinë\" e jetës....:\'(((((
Aspak e dhimbshme,,,per me teper zhgenjyese nese eshte e vertete,17 vjeqare ike nga shtepija shkon ne nje qytet tjeter pa askend....po edhe gazetat duhet me mbush numrin me diqka
kur isha tani ne shqiperi po degjoja nga familja e burrit per nje vajz te nje te afermi . qe ishte lidhur me ane te tel me nje djale ,dhe kishte ikur me te por tani na del qe djali na ishte 44 vjeqe dhe kjo budallaqja esht 14 . po mir ti behet i thash ajo esht femij ,akoma ska mbaruar 8vjeqaren e me vete te kerkoj burre ,dhe burr i doli ne fakte .
nje burre 34 vjec seshte meso burre more aman, meso burre i thuhet nejrit mbi 45 vjec. kjo e \'shkreta\' ne tregim , mire qe vajti kuturu ne nje qytet qe se njeh, por dhe i vajti ne shpi \'e shkreta\' ti jepte vjehrra kukulla,. e shkreta , e traumatizuar fare ka qene.
Nje djale 34 vjec nuk eshte mesoburre, por genjeshtrat e tij me pak fjale e kan bere ate nje njeri i ulet, im shoq eshte 36 vjec dhe per mua eshte nje djale i ri qe me mbush me jet. Nuk eshte mosha qe percakton nje njeri por veprimet. Vajza u kujtua vone per fjalet e nenes, prandaj le te vuaj ne fillim qe te mesoj me vone.
Aman moj se keto nuk Jane te vogla shum nga nenat Ketu Jane martuar e Jane bere nena ne kete Moshe. Keshtu qe nuk quhet e Vogel nje histori e till si ka lezet asnje vajze qe shkon ne gjimnaz si mund te niset te takoj dike qorrazi nisur nga nje fraze ne gazet. Prindrit punojn qe ta arsimojne e ajo iken pas dikujt qe mund e ta kish rrembyer, perdhunuar apo ku di une cfare shyqyr zotit jetojme ne epoken e informacionit dhe lajmet japin perdite lajme per histori te tilla dhe nuk mund te thuash qe ajo sdinte nuk e di ate vajz duhet ta vrase ndergjegjia per ate stres qe I shkaktoi familjarve te vet. Mir thot brisi keto Duan dru . Nejse nuk dua ta paragjykoj po dhe keq per te nuk me vjen klm nena
aspak sme duket e dhimbshme ,nuk esht e vogel nje vajz 17 vjeqare per te kuptuar rrezikun qe mund ta presi . duke dal ne takim me nje njeri qe as e njeh fare . dhe aq me teper vetem pa asnje njeri tjeter . ku i qon mushka keto goca keshtu . turp per te dhe per familjen e saj kryesisht maman ,si nuk ka mundur ta kuptoj se dicka ka ndryshuar tek vajza e saj. kan dal ne mod keto lidhjet e botes virtuale tani . ska faj brisi keto duan nje dru te mir qe mos ti vete mendja me per te dashur .
Te drejt ke (Brisi B) per cka thua Qe adoleshenca esht nje periull nje faz shum e keqe per brezin e socem,askush se di historin pik per pik si esht sa do qe un e kam publikuar,ai mund me e ket pas dhe seriozisht por nga frika se ka treguar qe cfare ka pas se mund mos ta pranonte mund te tallesh me te,por un vec nje mendimin kom mund te jet I drejt I gabuar se di,ne qoftese nje mashkull mer inisiativen mund te themi per ty lidhur me nje vajt per te pas nje mardhenie dueht tja trego te qe ne fillim ca kishte problemin e vet,jo te linte Vajzen e shkret duke Thurur endra e kush e di cfare gjerash te tjera,I e the dhe vet ti vet emri adoleshenca dhe emri qe perfshin kuptimin,por fund ja ne sjemi askush per ti gjukuar
uroj qe adm te mos ta fshij i kerkoj ndjes ndoshta duket jasht teme po doja ta publikoj kete histori ku tregohet realiteti i hidhur i shqipris dhe mungesa e zhvillimit ne kete vend kur shpesh femrat ngelen fiktima kryesore